19 aprile 2010

Shenime rreth vellimit poetik "Vetmi e largesise" shkruar nga Vitore Stefa-Leka

Ah, sa shume Atdheu dhemb, Larg Atdheu behet plage? JU KAM VELLEZER, ME THONI MOTER ! ?
( Shenime rreth vellimit poetik "Vetmi e largesise" shkruar nga Vitore Stefa-Leka )
Nga Simbad Detari
ATDHEU DHEMB
Ka nje fotografi te veten Vitore Stefa - Leka, vertet te pashme e te bukur, aty ne kopertinen e pasme te librit me poezi "Vetmi e Largesise", te botuar kohet e fundit nga shtepia botuese "Albin" ne Tirane. Nje foto ku, dy sy te hijshem veshtojne me kersheri e ngulm e bashke me ta, nje fytyre qe rrezaton miresi e drite. E qeshura e saj, e lehte dhe pakez jo fort e natyreshme, po t'a vezhgosh ashtu siç duhet, nuk eshte nje qeshur ne kuptimin e plote te fjales, por nje e "qeshur-dhimbje", ku jane shkrire se bashku shume gjera. Vetem nje njeri, i cili njeh vertet nga afer Vitore Stefa-Leken ose ai qe, nepermejet poezise se saj, arrin te kaperxeje kufirin e se dukeshmes e cila shprehet ne vargjet e vellimit e, krahas kesaj, arrin vertet te zhbiroje te padukshmen dhe esencialen, mund te kuptoje se ne ate buzeqeshje ka vertet shume dashuri por edhe shume dhembje, plage, mall, pengje, enderra te parealizuara kurre e, se fundi, nje deshire te marre, nje "amok" pothujase haluçinant ne "kerkim te kohes se humbur". Kerkim, per fat te keq ne dhé te huaj, ne mergim. Kerkim qe autorja - poete, pa dyshim uron qe te vazhdoje, si rruga e Odiseut per ne Itake?Edhe pse, rruga eshte plot dhembje. Edhe pse mungesa e Atdheut dhemb ?
ANKTHI I MERGIMIT
... Poezia e Vitore Stefa-Leka eshte e shkruar ne mergim. Por, duhet thene se ajo ka egzistuar gjithmone, ne shprtin e saj. E perbuzur, e distancuar, e pare shtrember, e ndeshkuar nga e kaluara totalitare, ajo, vajza me "biografi te keqe" e ruajti kete ndjenje "maragaritar" fshehte e thelle ne zemren e saj, qysh prej viteve te rinise se hereshme, atehere kur nisi te hedhe ne nje fletore keter lekshe me katrore, poezite e saj te para. Ne fakt, kjo "pervoje" ishte thjesht nje sprove e fshehte adoloshente, sepse te shkruaje kur kishe damken "armik i popullit", ishte vertet nje marrezi. Por, vajza e heshtur dhe e zgjuar beratase, e ruajti sendin e saj te çmuar thelle brenda vehtes. E fshehu me delikatese ne zemer dhe nuk i'a tregoi askujt. Poezia ishte Ngushellimi, Liria dhe Lumturia e vetme e saj. E fshehur aty, ne nje skute te fshehte te zemres, ajo flinte e qete dhe e sigurte se askush nuk do te mund t'i a shkulte nga zemra. As operativi i sigurimit, as sekretari i partise e as kryetari i frontit te lagjes?E, ajo "granule" (koker rere) e vogel, e thjeshte, naive dhe e bukur si "Hirushja e Perrallave", do te ndriçonte pikerisht shume vite me pas, atehere kur do te vinte Dita e Madhe e cila, pastaj, per fat te keq, do te shoqerohej edhe me plot zhgenjime e mirazhe te paqena. Por, megjithate "granula- poezi" ishte aty, e fresket, e gjalle, e shpetuar nga"Olokausti" e, kur "pronarja" e saj, e nxorri thelle prej gjoksit, ajo shkelqeu plot drite e miresi. Ishte ajo poezia dhe frymezimi i vete autores. Jeta e saj e dyte?
PRANVERE E MBYTUR NE LUME
... Nje pranvere e mbytur ne lume, ka qene rinia e saj ( ne se vertet ka pasur pranvere, sepse ne fakt mosha e saj juvenile ka qene nje dimer i thelle e plot acar !...). Nje peng i patreguar, plaget e te cilit nuk do te mbyllen kurre !... Teksa lexoj poezite qe perbejne kete cikel, nuk di pse e perfytyroj poeten aty ne "Piazza della Madona" te Triestes, nene hijen dhe feshferimen e gjetheve te pemeve te nje bar ? kafeneje plot hije dhe e "plain air". Te ulur ne nje tavoline. Vetem. Me nje filxhan kafeje prane dhe, natyrisht, me mikun e saj te perjetshem ? cigaren. Me shikimin e saj te menduar. Me ate deshire te kah hersheme te saj per te vezhguar. Per te vezhguar gjitheçka. Te rinj te çpenguar e te hijshem, nje djalosh e nje vajze qe puthen ne nje stol si dy pellumba, kalimtare, automjete, zhurma, levizje. Por mbi gjitheçka, ajo ka endjé te vezhgoje njerezit. Fytyrat. Mimiken. Gjestet. Tipat antropologjike. Nje vezhgim e deshire per te hyre thelle ne boten e tyre. Sepse çdo qenje njerezore, qe nga ai lypsari qe zgjat doren ne kthesen e "Viales" e, gjer tek ajo zonje hije rende qe kalon aty prane, krenare dhe e shoqeruar me vezullimin e arturinave mbi gjoks e ne duar, ka boten e saj. Misteret dhe ankthet. Pengjet dhe enderrat?. E pastaj, ai shikim i perhumbur i poetes, vagellohet e humbet e behet nje kaledioskop kujtimesh per vete jeten e saj. Per te kaluaren. Jo per te ardhmen. Sepse per nje njeri si ajo, s'ka te ardhme. Ka vetem te kaluar. Nje te kaluar qe do t'a shoqeroje, per fat te keq, tinezisht e me ligesi, si nje grua plake qe heq zvarre reckat e saj, gjer ne ditet e fundit te jetes. Nje e kaluar ku, figura, pamje, momente, imazhe jo me ngjyra, por bardh' e zi, te shkuara e te sotme, i dalin para sysh si ne nje film te vjetruar te viteve '30? E mes kesaj "Simfonie imazhesh", ka vetem heshje. Heshtje dhe shurdheri si ne "filmat pa ze". Heshtje. Nje heshtje qe i ka rrenjet ne kohe te shkuara, atehere kur edhe e qeshura edhe fjala ishin te ndaluara. Kur çdo gje ishte blasfemi. Edhe e drejta per jeten, edhe deshira per te lexuar, edhe endja per te enderruar, edhe deshira per te dashuruar. Ja pra se si, njeriu i lindur per te pare horizonte te largeta e te ndryshme nga ato qe atdheu i saj tiran i ofronte, kjo vajze enderrimtare pra, me emrin Vitore Leka, e cila pati fatin e lig dhe mallekimin te ish bija e nje "te pushkatuari nga partia", u pushkatua edhe vete qysh ne moshe te njome. Nje pushkatim teper me i llahtarshem se sa ai para plotoneve te ushtareve te "Divizionit te Mbrojtjes". ( Ah, nje e tille vdekje, ne fund te fundit eshte vdekje e, pas saj, çdo gje shuhet e humbet ne ameshim. Por, kur te pushkatoje e te lene "te jetosh", kjo eshte edhe me mizore ! ).
Me ndoqen gjithe jeten Ato plumba te atij pushkatimi Dhe valet e detit kur me çuan larg Me te shtena thoshnin : S'ka fat jetimi?
Mjegulla dhe drite-hije, frike dhe deshira, endje dhe tortura. Shpirti teper i ndjejshem i vajzes njomezake, me baba "armik" te pushkatuar, pa dyshim qe ka perjetuar qysh ne femijeni e, me pas ne adoloshence, nje tmerr e "choc" te patreguar. Nje goditje te parikuperueshme, e cila pa dyshim nuk mund te rehabilitohet kurre e qe, direkt apo indirekt, shoqeron sot jo vetem çdo teme e subjekt te poezive te vellimit ne fjale, por edhe vete jeten e saj publike e private?
Ndaj s'e ka te lehte Tani ne liri T'i qeshe sy e buze Ngrire ne rini ! STINET E JETES
Stinet e jetes, per ate qe e ka vuajtur gjer ne palce regjimin totalitar, nuk kane kuptimin normal te stineve te vitit. Ato nuk egzistojne ne ndryshueshmerine e tyre. Ne to nuk ka diell, kaltersi, lule, fllade joshese, kenge zogjsh e nete te ngrohta me yje vezullues. Stina e atyre qe lenguan nene tmerrin e atij sistemi, njohu vetem dimrin, akullin, rete e zeza, friken e "rrufeve", eren e acarit, kengen e megafoneve te aksioneve dhe netet e frikes se internimeve?
Ja pse, autorja ne fjale, nuk arrin te kuptoje se si jeta e saj, kaloi pa u kuptuar e, ajo, nuk njohu e nuk perjetoi as rinine, as jeten bashkeshortore, as "moshen e arte" e as ate te viteve me pas? Gjitheçka ka kaluar shpejt, me nje shpejtesi marramendese e te llahtareshme dhe, nje dite prej ditesh, kur ajo shihet te armikja "pasqyre", ndjen qe vitet kane shkuar e rinia nuk kthehet me? E, atehere ?... Ti japesh fund jetes ?... Ti japesh fund sepse, ajo ishte e kote dhe pa kuptim ?... Sepse ajo i dha vetem vuajtje, helm e tmerre ?... ... Autorja-poete, natyrisht, nuk ka zgjedhur kete rruge rrenqethese e cila nuk pershtatet me "objektivin" final te saj : te rikuperoje kohen e humbur. Ajo ndjen se njeriu mund te jete i dobishem per diçka ne çdo rrethane e ne çdo kohe. Bie fjala, ne dashurine ndaj njerezve. Dhe ja, para nesh shfaqet keshtu, nje nga vetite e mrekullueshme te Vitore Leka-Stefes: dashuria jo vetem per njerezit e saj te aferm, por per njerezit ne pergjithesi. Nje dashuri e pakufishme dhe e paster. Nje ndjenje miresie e pashoqe. Nje zemer nene e motre. Nje kundervenje e plote ndaj sistemit qe e persekutoi, karakteristika kryesore e te cilit ishte : Urrejtja per Njerezit? Njerez ju dua ! - therret ajo dhe vrapon tek kushdo qe ka nevoje, diten dhe naten, me ore e pa ore. Mes shqiptareve, emigranteve, vendas apo te huaj. Me fjale te embel e perkujdesje. Me doren, shpirtin dhe zemren qe gjithmone dhe pafundesisht, jep dhe vetem jep?
Motoja e saj : Ju kam vellezer, me thoni moter ! ?.
DET PA SKAJ?
Prezantimi ne Rome nga Ambasadori i krijimtarise se Vitore stefa Lekes, "Vetmi e Largesise"
Nuk jam une i pari qe them se, poetet i perkasin nje race te veçante? Si e tille, edhe Vitore Stefa-Leka, ka ne shpirtin e saj forcen e magjishme e te mrekullueshme, sa fisnike e delikate po aq edhe te bukur e te madherishme : Dashurine. Dashuria e saj, natyrisht ne rradhe te pare eshte e nje natyre shumeplaneshe dhe e shoqeruar me nje sensibilitet vertet sensacional. Dashuri per nje livadh te blerte, per nje kenge te degjuar ne mbremje, per nje vale deti ne perendim, per nje nene qe i jep gjoks femijes, per nje plak qe mbeshtetet vuajtshem mbi bastun. Nje dashuri omniprezente. E,sigurisht, nje dashuri e pakufishme personale qe del nga thellesite e zemres per Njeriun, qofte ne sensin e pergjithshem, qofte ne ate te nje personi te percaktuar?Keshtu jane poetet !
Por, po te vesh re me kujdes kapitullin "Det pa skaj" te ketij vellimi poetik, bindesh se ne rastin konkret, kemi te bejme vertet me nje zemer hiper te ndjejshme, ku dashuria jo vetem qe ze nje vend te konsideruseshem e paresor si per çdo qenje tjeter njerezore, por qe ne rastin ne fjale eshte njekohesisht "melhem" apo "elizir" çudiberes, per te dale nga tuneli i nje jete te kaluar plot privacione, plage e ndjenja te pershkelura.
Ne cilen kohe u johem valle Qe ndjenja me ri e trazuar ? Me je bere shpirt,me je bere fjale Me je bere dite e bekuar?
Dashuria ? kjo ndjenje pa te cilen jeta e njeriu nuk do te kish kuptim, ne kete liber eshte nje "det pa skaj", burim i nje cikli poezish mjaft prekese e te nje niveli te larte artistik. Kesisoj, ajo e munguara,"koha e humbur" behet prezente ne nje varg poezish ku spikat, nje nga ndjenjat qe nuk mund t'i mungojne ne asnje menyre nje Humanisti, Atdhetari e Njeriu si ajo?Dashuria eshte aty, here burim gezimi e drite ne syte e lodhur prej vuajtjesh pa fund e, here te tjera, shkak mundimi, bregash, netesh pa gjume, merzitjesh te pafund e ditesh te kaluara nene qiell gri?E kjo ndjenje e bukur qe s'njeh moshe e kufij vitesh, kthehet si te seicili poet qe i kendon asaj, ne nje "kenge mjelme" e cila ndryshe nga legjenda, do te vazhdoje per jete, ne pafundesi :
Neper zhurme dallge deti Shushurijne fjalet e tua. E ne zemren time thelle mbeti: "Te kam dashur dhe te dua !?" Fale Zotit qe Ajo ( dashuria ) egziston per te zbutur sado pak padrejtesite, vuajtjet e plaget e shpirtit !... Amen !
Simbad Detari www.simbad-detari.com

Te dashurit e mi qe me ndjekin kudo...FAMILJA

FAMILJA IME
Te dashur Miq...sa here do te kaloni nga Blogu-im do t elexoni perhere kete dedikim
"Krijimtarine dhe shkrimet e mija ua dedikoj: nenes time 'MESUES SE POPULLIT' Eleni Stefa,femijeve te mi, Mardena, Artanit, Eneas dhe Mikelinos si dhe te gjithe mikeshave dhe miqve te rinj e te vjeter, qe permes fjales se tyre me kane afruar ringjalljen time shpirterore. Faleminderit! Me dashuri si gjithmone VITORE STEFA LEKA"
Pa ata dhe mbeshtetjen e tyre, familjes time nuk do te isha sot Vitorja e mire per shume nga ju...dhe Nena, gruaja dhe zonja me e lumtur ne bote...Ju dua shume...Vitorja
Familja e djalit tim Iskut
Me vajzen time Mardena
Me djalin tim Artanin dhe nusen Netin
Me femijet e mi, Mardena e Miki
Me djalin tim Mikelino
Me mbesen time
Me mbesen time
Me nipin tim te dashur Alesjo...Nenen time Eleni...Mardena dhe Mbesa me e vogel...

16 aprile 2010

Të bëhesh nënë është mrekulli, gjyshe është hyjnore

Të bëhesh nënë është mrekulli, gjyshe është hyjnore
Vitore Stefa-Leka
Të bëhesh nënë është një nga mrekullitë që ka krijuar i madhi Zot, si dhe një nga ndjesitë më të çuditshme që provon femra në këtë ndryshim fizik, ku bashkë me lindjen e fëmijës lindin dhe ndjesitë e tjera, si: dhimbsuria dhe sentimentalizmi apo ndjeshmëria, e cila bëhet edhe më e theksuar. Shikon para syve të tu sesi rritet e zhvillohet ajo pjesë e mishit të trupit tënd, që ti i dhe jetë dhe gjatë kësaj kohe lindin dhe instikte të tjera tek ti. Unë këtë ndjesi e kam provuar tek të katër fëmijët e mi, d.m.th. të qenurit ”nënë” do të thotë që ke gjithë mirësitë e botës! Fëmijët janë vërtet “lulet e jetës”, që ta zbukurojnë dhe ta plotësojnë atë, në çfarëdo rrethana që të ndodhesh apo të jetosh.
Të bëhesh gjyshe, vetëm ai që e ka provuar këtë pozicion mund të më kuptojë se çfarë kam ndjerë unë, kur u bëra e tillë.
Me nipin e parë, që më bëri gjyshe në një moshë të re, ku akoma nuk kisha mbushur 38 vjeç, si dhe me mbesën, që sot është 14 vjeç, nuk ia ndjeja ”lezetin” shprehjes “nipërit janë mjaltë prej mjalti”, ndoshta ngaqë isha dhe vetë e re dhe më vinte sa për të qeshur si dhe habi, kur nipi im, pas dy vjetëve, do të më thërriste gjyshe, kur unë do isha ende pa mbushur të 40-tat.
Sot, të dy këta, nipërit e parë, janë të rritur dhe ashtu si me fëmijët e mi edhe me këta të dy janë krijuar “raporte shoqërore”.
Pas tetë vjetësh erdhi në bote motra e Ingridit dhe dy ditë më vonë, lajmëroi ardhjen e saj Arneta, vajza e djalit, i cili është si ne, emigrant në Francë. Gëzimin e lindjeve të para e kemi shijuar bashkërisht të gjithë familjarët, pasi jemi të gjithë afër me njeri-tjetrin këtu në emigracion. Këtë gëzim e ka ndjerë e shijuar dhe ”statuja e halleve “, nëna ime e dashur dhe e respektuar, duke e parë veten e saj në rolin e stërgjyshes.
Lindja e vajzës së djalit, me të cilin na ndajnë km e km distancë, veç gëzimit të madh, u shoqërua dhe me dhimbjen e largësisë që na ndan. Nuk më ikej nga vogëlushja. Ngushëllova veten, kur mendova se pas dy muajsh do shiheshim këtu, në bregdetin Adriatik të Triestes, ku ata do vinin për pushime.
Një tjetër kënaqësi e madhe kur shihja familjen time, aq të zgjeruar më femijët, nipin dhe mbesat, që po rriten njëra me yll se tjetra e me të gjitha të mirat, që në fëmijërinë time, apo dhe të fëmijëve të mi, as që mund të ëndërroheshin.
Ishte një kënaqësi e paprovuar, kur shihja veten të rrethuar nga këta nipër.
Me djalin tim MIKI
Fëmijët e mi i kam mësuar e rritur me kushte të vështira, por në mes ajrit të pastër të natyrës. Më kujtohet një teze e babait që e kishim në vend të gjyshes, që më thoshte: “Moj, po do të plevitosen, mbështilli mirë se i ke lakuriq!” Ndërsa tani, po bëj unë rolin e tezes, duke u thënë nuseve, që dhe me to kam marrëdhënie shoqërore dhe i kam të mrekullueshme, që “vishini mirë, kujdes se po fryn” etj. etj., që shpesh dhe në telefon me çiftin që janë larg, fillojnë ngacmimet e të qeshurat me këtë “frikën” e kujdesin tim, që s’e kam pasur më fëmijët e mi.
Gëzimi tjetër i papritur ishte dhe është se para një muaji e ca na erdhi dhuratë nga Zoti edhe nipi tjetër Kevin. Për këtë unë u ndjeva njeriu më i lumtur në botë!
Ime bijë, për t’i qëndruar afër të kunatës, e cila dhe ajo është larg, shumë larg nga nëna dhe njerëzit e saj të dashur nga Kosova dhe Gjakova e bukur, vajti shume përpara lindjes dhe qëlloi aty kur i “përshëndeti” me ardhjen e tij në këtë botë nipçja.
U nisa disa ditë më vonë, me mendje të qetë, duke menduar, se është Madi, për çdo ndihmë pranë tyre.
17 vjet larg Shqipërisë
Udhëtimet më pëlqejnë shumë dhe në këto 17 vjet larg Shqipërisë e kam shëtitur Evropën, Ballkanin dhe një pjesë të Azisë, po nga gjithë vendet, ku secili ka bukurinë dhe historinë e tij, mua më pëlqen, Spanja, Greqia,Turqia, Egjipti dhe Maroku. Dikush do të thotë ç’shije e çuditshme, por faktikisht është kështu! Kjo ndodh ndoshta ngaqë kam lexuar më shumë për to apo ngaqë kanë shumë gjëra të përbashkëta me mentalitetin tonë.
Gjatë rrugës për në Venecia, ku do merrja aeroplanin për në Lyon dhe që aty në Rennes, nuk po më hiqej nga mendja një tip barsolete apo filozofi e dikujt, që ne, kur ishim në vitin e parë në shkollën pedagogjike e komentonim shpesh me njeri-tjetrin. Që nga ajo kohë kane kaluar shumë vite e shumë ujëra kanë rrjedhur, si dhe dallgët e jetës kanë qenë të pamëshirshme për mua. Kisha harruar shumë e shumë gjëra të tjera, e jo të më kujtohej kjo që po më ndiqte e s’po më ndahej gjithë rrugës për në aeroport.
I bëra pyetje tim biri, se kështu më dukej që mund të më largohej nga mendja dhe i thashë: “Kur të pëlqen të jetosh jetën, në rini apo në pleqëri?”
Fillimisht me tha: “Çfarë pyetje është kjo?” Po meqë unë këmbëngula në pyetjen time, më tha: “Qejfi në fakt bëhet në rini, por kur të mungojnë kushtet që të bësh gjithmonë qejf, më mirë do thosha në pleqëri”. Qesha me zë, se në rininë time të hershme, kur isha 14 apo 15 vjeç, të gjithë shokët e klasës, bashkë me mua, kur na u bë kjo pyetje preferuam të jetojmë e shijojmë rininë dhe, kur një shok pak më i madh, që na bënte pyetjen na tregoi arsyen, atëherë e kuptuam se ku ishte fjala.
Pra:
”Një herë Zoti pyeti dy njerëz, se kur kishin dëshirë ta shijonin jetën. I pari tha në rini dhe i dyti tha në pleqëri.
I pari e kaloi rininë nëpër qejfe e “ku rënça mos u vrafsha” në kurriz të prindërve apo të tjerëve, kurse i dyti punonte, krijoi familje, bleu shtëpi dhe u sistemua si më mirë. Kështu që, në pleqëri, kur nuk kishte mundësi e fuqi të punonte më, po shijonte ato që mbolli në rini dhe vdiq si zotëri i nderuar nga të gjithë. I pari, kur hyri në fazën e pleqërisë i filluan vuajtjet dhe s ‘kishte njeri afër vetes. Në mes vuajtjeve të sëmundjes, që e kapi, vdiq vetëm”...
Në gjithë këtë, e vetmja gjë e ngjashme me jetën time është se, mua më takoi të mos shijoj as fëmijërinë e as rininë... jo për mos dëshirë, po e privuar, e dënuar nga regjimi. E tani, në prag të pleqërisë, jam e rrethuar me një mijë ditë të bardha. Faleminderit Zotit të madh, shëndetit tim, dashurisë që më japin fëmijët e mi të mrekullueshëm, të cilët janë rregulluar e sistemuar të gjithë, me ëndrrat e tyre të realizuara, nëpër shtëpitë e tyre personale si dhe kënaqësisë që na japin në si prindër. Duke ma mbushur shtëpinë plot nipërit dhe mbesat kështu, prehri im është gjithmonë i ngrohtë prej tyre. Nuk e kisha menduar kurrë, as unë e as im shoq, se do vinte një ditë këtillë dhe ne do të ishim të rrethuar vetëm nga dashuria dhe mirësia, jo vetëm e familjarëve tanë, por edhe nga miqtë e shumtë, që na rrethojnë.
Në Lyon m’u desh të pres një orë dhe kohën e shfrytëzova nëpër dyqanet e shumtë që janë brenda në aeroport si dhe te kolltuqet masazher që ishin në sallën e pritjes. Me dy euro, u ndjeva aq e relaksuar. Fluturimi për në Rennes është një tjetër kënaqësi e veçantë, pasi aeroplani kalon vetëm në lartësi të ulëta, ku ti ke mundësi të shohësh qytetet, që të shpalosen para syve, lumenjtë apo liqenet si dhe ato shtëpi aq të bukura, si shtëpi kukullash të gjitha me pishina. Për një orë e dhjetë minuta, të shpaloset para syve e gjithë bukuria që ka ndërtuar dora e njeriut mes ngjyrave të ndryshme ku dominon jeshilja dhe poshtë të duket sikur është shtruar një tapet shumëngjyrësh. Aq tërheqëse janë këto pamje sa nuk ndjen kur arrin në destinacion. E njëjta gjë dhe kësaj here! Ja ku m’u shpalos Bretanja para syve!
Bretanja është rajoni më veri-perëndimor i Francës. Ky rajon shpesh quhet edhe rajoni më arkaik e misterioz i Francës. Ka qënë kjo arsyeja, që kohë më parë, atje ku mbaronte kufiri i Normandisë thuhej se atje mbaronte dhe Franca. Kjo vjen se në Bretanjë, sipas legjendave, protagonistët kryesorë janë Morgana, mbreti Artur e Lanciloto, sepse në Bretanjë, ende mbahet gjallë misteri megalitik i kalorësve të “egër” të Shën Gralit. Thuhet se gjuha Bretone nuk ka asnjë lidhje me gjuhën franceze. Ajo rrjedh nga çeltët.
Bretanja është rajoni më i largët i Francës, nga pjesa e saj mesdhetare dhe Kote Dazyri i bukur i saj. Bretanjet thuhet se lindin me zemër të rrethuar nga uji i detit. Gogen shkruante: ”E dua Bretanjen, e dua karakterin e saj primitiv dhe të ashpër”. Në këtë zonë, pritet me ceremoni si dhe festohet akoma kthimi i varkave nga peshkimi, por edhe shitja e peshkut të gjuajtur nga këto barka bëhet sipas traditës së vjetër shekullore. Bretanja është rajoni ku edhe peizazhet dallohen nga kontrastet e forta, që thuhet se janë bërë nxitje edhe për nivelin e lartë artistik të këtij rajoni, që dallohet në të gjithë Francën.
Kryeqendra apo kryeqytet i Bretanjës është Rennes.
Historia e këtij qyteti është shumë e vjetër. Thuhet se çeltët e kishin zgjedhur si të tillë ngaqë ndodhej në brigjet e lumenjve Ile dhe Vilene.
Me djalin tim Artanin dhe nusen (France Rennes)
Me pas, Rennes do të bëhej një qendër e rëndësishme e Galezëve dhe një qytet i pasur Roman. Francezët filluan të ndërtojnë fortifikime për t’u mbrojtur nga Bertonët. Në vitin 1491, po në Rennes u bë martesa midis Anës së Bretanjës dhe Karlit të VIII, datë kjo që do të shënonte dhe përgatitjen e aneksimit të edukatës së Rennes nga mbretëria e Francës. Kjo ndodhi pak më pas në vitin 1523.
Megjithatë, lidhjet e Rennes me Parisin nuk do të ishin kurrë të qeta, por turbolente dhe shpeshherë dhe me derdhje gjaku. Për t’u kujtuar si më i rëndi është konflikti i vitit 1675, konflikt që solli dhe transferimin e Parlamentit Breton, që ishte organi më i lartë përfaqësues i këtij rajoni, nga Rennes në Vannes.
Doja të dalloja St. Michel, këtë mrekulli që ka krijuar natyra, që në trë orë të ditës bëhet ishull dhe orët e tjera gadishull, edhe kjo pjesë e bukur turistike e Bretanjes ka historinë dhe legjendën brenda, ku së shpejti do t’i përshkruaj në një reportazh, jo vetëm për St. Michel, por dhe për St. Malo, një qytezë turistike, e ndërtuar brenda mureve të kështjellës që e rrethon gjithë qytezën, ku lëvrin jeta dimër e verë nga turistë, për të parë jo vetëm bukuritë natyrore që krijojnë ujërat e “la manche me baticat e zbaticat, po dhe akuariumin e madh, ku ka mbi 5 mijë lloje peshqish nga më të ndryshmit e të të gjitha madhësive plus gjurmët e mbrojtjes së qytezës, ku akoma janë topat e kthyera drejt Anglisë, që nga aty është shumë afër.
Aeroplani u ul në piste dhe unë u largova nga meditimet apo shëtitjet që i bëra këtyre vendeve të Bretanjes me sytë e mendjes.
Aty po më priste Madi, im bir dhe një vogëlushe engjëllushe, aq e bukur që u drejtua duke zgjatur krahët në drejtimin tim. Kjo ishte Arneta. O Zot, si rriten çupat! Mirë kanë thënë plakat, “sikur i tërheq njeri prej floku”. Mes përqafimeve, mallit bisedave, pyetjeve, arritëm në shterpi, ku dhe pse nata i kishte hedhur vellon e zezë gjithësisë, në shtëpi shkëlqente dielli dhe lumturia!
Kështu, mes miqve francezë të djalit, miq të ndryshëm shqiptarë që vinin për urim çdo nate, kaluan ditët e para.
Mua nuk po më rrihej pa dalë e vizituar qytetin, magazinat e mëdha, muzetë dhe kuriozitete të tjera, që ka për të parë Rennes-i, edhe pse sa herë kam shkuar i kam parë, vizituar ato dhe rrethinën e Rennesit. U gjenda në qendër të Rennesit ku ndodhet sheshi i bashkisë, i projektuar në vitin 700, si një zgjatje e sheshit Pale. Ja më tutje një hotel, ku është shkruar koha e ndërtimit tij, pra në vitin 1734-43, ja dhe teatri neoklasik, i ndërtuar në vitin 1832-36.
Thuhet se zjarri është armiku më i madh i qytetit të Rennes.
M’u kujtua në udhëtimin e parë kur vajta te djali, në shkurt të 1994 ra zjarri dhe pothuaj e dogji të gjithë pallatin e parlamentit të Bretanjes, i cili mrekullisht i kishte shpëtuar zjarrit në vitin 1720 (sot aty gjendet Godina e Drejtësisë).
Duke ecur e shikuar, u gjenda para Université de Droit. Meqë pashë studentë jashtë, si dhe një bar aty afër, u afrova nga dëshira se mos gjeja ndonjë student shqiptar dhe ashtu ndodhi vërtetë. Në një rreth me vajza e djem dallohej një zeshkane, e gjatë, me një trup shumë të rregullt, veshur me shumë gusto si dhe me një fytyrë me bukurinë e Ikonave, me sy ekspresive që tregonin sa inteligjencë dhe zgjuarsi. I përshëndeta dhe ju drejtova shqip vajzës që m’i kishte ngulur sytë: - Ti, patjetër duhet të jesh nga vendi shqiponjave. I kaloi një e skuqur e lehte, që e bëri akoma më të bukur dhe tha:
- Nga më njihni? Kush jeni ju?
- Dalloje nga të gjitha dhe nuk u gënjeva në hamendjen time. Studente je?
- Po, në vitin e tretë, studioj drejtësi.
- Ka edhe shqiptarë të tjerë?
- Rennes ka shumë universitete dhe madje e quajnë qyteti i studentëve, se studiojnë mbi 40 mijë të ardhur nga Bretanja apo dhe nga vende të tjera. Ka dhe shqiptarë që studiojnë në fakultete të ndryshme. Në kursin tim jam e vetme, po në kurse të tjera kam shoqe dhe shokë të tjerë. Ne jemi rritur këtu, këtu vazhduam të mesmen, po ashtu edhe të lartën. Tani fliste me një shqipe të kulluar, pa asnjë lloj theksi francez, apo si kam ndeshur në raste të tjera, kur fëmijët e rritur këtej, kanë kaq vështirësi në të folurën e gjuhës së nënës, duke u dhënë thekse të ndryshme, sipas vendit.
U bëmë mikesha përnjëherë me Gersidën. Më shoqëroi brenda fakultetit, më prezantoi dhe dy vajza të tjera shqiptare Enkin dhe Arjolën, që me krenari edhe ato më thanë se janë shqiptare. Njëra nga Kavaja dhe tjetra nga Fieri, por që kishin vite në Francë. Gersida më tregoi se fillimisht ishin në Rennes, pastaj familja u shpërngul në Niçe, një vend përrallor në jug të Francës. Ajo do të mbaronte fakultetin këtu e pastaj mendja ishte për t’u kthyer atje, te “vendi shqiponjave”. Kur më fliste për Shqipërinë, ndjeja mallin dhe një dridhje në zërin e saj.
Kam gjyshen dhe shkoj çdo vit atje, çdo vit shoh ndryshime në Tiranën time, por ndryshimin më të madh dhe demokracinë e vërtetë do ta sjellim ne, sapo të diplomohemi këtej, ku ndodhemi.
Gjatë kësaj kohe, na ishte afruar dhe një djalë shumë simpatik, serioz dhe me një edukatë të dukshme. - Jam Ledian Shala me origjinë nga Shkodra, - u prezantua me mua.. Jam në Universitè d’economie. Ndërkohë, ata më prezantuan dhe me profesorët e vetë, mr. Dupont, mr. Bussart dhe mr. Matia. Ata folën aq mirë dhe me shumë konsideratë për studentët albanezë në përgjithësi, e sidomos për studenten e shkëlqyer Gersida Malushi.
Ajo që më bëri përshtypje nga ky takim me këta studentë ishte fakti se, të peste që takova, pa hezitim më folën për kthimin e tyre në atdhe, sapo të diplomoheshin. Ajo ditë më kaloi me këto mbresa, që më mbetën në mendje. Pata dhe takime të tjera në ditët në vazhdim dhe gjithnjë gjeja diçka të re te këta studentë, që u rritën këtej dhe kanë një vendosmëri që dijet e tyre ta japin në shërbim të një demokracie të vërtetë në atdheun e tyre.

15 aprile 2010

Emigrantet shqiptarë ne Kanada...Dh.Xhoga

Emigranteve shqiptarë ne Kanada, ju duhet shëmbulli dhe figura e Vitore Stefa Lekës
Figurat patriotike në diasporë duhen propaganduar. Emigranteve shqiptarë ne Kanada, ju duhet shëmbulli dhe figura e Vitore Stefa Lekës, e cila aktualisht jeton dhe vepron në Itali. E quajnë dhe “Mbretëresha Shqiptare në emigracion”. Si një bashkëatdhetar në rrugët e emigracionit, për më teper mësues pensionist, nuk mund ta konceptoj mos njohjen e figurave të përkushtuara të emigracionit shqiptar, me atdhetarizmin e tyre të shquar, në ndihmë të tij. Një ndër ta, në mos kryesorja si e cilëson në një shkrim të gjatë z. Baki Ymeri, “Vitore Stefa Leka - Mbretëresha e Diasporës Shqiptare ”. Baki Ymeri, që mi lumtë pena, shprehet me superlative të pranushme për këtë figurë të madhe të gruas shqiptare në emigracion, duke e cituar ata që e njogin si “Një Nënë Tereza e dytë Shqiptare.” E sa lexova në shkrimet e tij në gazetën “Ndryshe”, për këtë punë kaqë të mirë atdhetare, dhe ndjeva deryrime jo vetëm ta falenderoj atë, po të tërheq vëmendjen e së pari, drejtuesve të shumtë të emigrantëve këtu në Toronto, pse jo dhe Konsullit tonë të mirënjohur, për ta ftuar z. Vitore Stefa Lekën, për nje vizitë në gjirin e emigrantëve shqiptarë në Toronto dhe gjithë Kanadanë. Sa lexova për aktivitetin e saj dhe sakrificat që ka bërë kjo nënë për gjallërimin e atdhetarizmës në emigracionin shqiptar, kryesisht në Europë, ndaj do të doja jo vetëm unë, por gjithë emigrantët këtu, veçanërisht grate që përbëjnë një numër të konsiderueshëm, të cilave iu duhet komunikimi me këtë nënë shqiptare me zemër të madhe. Kjo më bëri ta filloj këtë shkrim në këtë mëngjes të brishtë, sa zbardh drita e diellit në Toronto.
Nuk dua të përseris atë ç'ka “qëndisur” me penën e tij z. Baki Ymeri, por nuk mund të ri pa nënvizuar nevojën pse na duhet Vitore Stefa Leka, ne emigrantëve shqiptarë në Toronto e mbarë Kanadasë. Së pari, u duhet për një shëmbëlltyrë atdhetare, rilindase e re, shembulli i saj duhet ndjekur edhe këtu në Kanada, ku punojnë e jetojnë mijëra gra e vajza shqiptare të ardhura nga atdheu mëmë, si pasojë e kushteve të krijuara pas 90-tës. Vitorja u duhet nënave dhe vajzave emigrante shqiptare jo vetëm këtu në Kanada, por edhe kudo tjetër, ngase është ajo që është: “Nënë Tereza e dytë", sic është vlerësuar e sipër përmëndura Vitore Stefa Leka, me bëmat e saj.
Së dyti duhet pëgëzuar ky “emërtim” dhe duhet legalizuar zyrtarisht nëpër shoqata, pasi është e arrirë, e meriton këtë, me veprat bamirëse të saj në drejtim të emigracionit. Për këtë e mbështes përseri z. Ymeri, për kontributin e saj dhënë në ripërtëritjen e “Lidhjes Shqiptare në botë “. Në këtë kontekst duhet për të falenderuar e mbështetur gjithë ata bashkëatdhetarë, kudo të ndodhur në botë, ata kanë në duart e tyre veprat e saja të shkruara, që unë s’po i përmënd, ngase nuk është vëndi, por po përmendi faktin se Vitorja mbi të gjitha është një grua model realiste që e meriton epitetin “Mbretëresha e Diasporas Shqiptare” dhe jo vetëm epitet do thoshja unë. Për të gjitha këto, Vitore Stefa Leka, duhet të vijë në Toronto e mbarë Kanadanë, këtu ku e presin mijëra emigrantë bashkëkombës, si dinë të të presin shqiptarët me shpirt të florinjtë. Me këtë rast, përgëzoj autorin dhe pëfitoj t’u uroj pasardhësve të saj, shëndet, sukses dhe pasuese të shëmbullit kaqë domethënës atdhetar, të Vitore Stefa Leka.
Dhimitër Xhoga (Toronto)

Me miqte e mi pas nje vizite ne Shqiperi

Ne ditet e fundit te Marsit pas nje seminari dy ditor ne qytetin e bukur dhe te dashur per mua, Durresin, pata rastin te takohem edhe me miq te shumte dhe te hershem...shume prej tyre jane kthyer ne Shqiperi dhe sa here qe takohemi kemi nje mall dhe dashuri te vecante...disa foto mes tyre...Vitorja
Me kantautorin e njohur ne te gjitha trevat shqiptare Lirio Nushi (Ilir Nushi)
Me Ilir Cumani,Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë
Me zonjen,Mamica Kastrioti, presidente e "Organizata ne ndihme te Familjeve te Ushatarakeve dhe Punonjesve te policise se Shtetit rene ne krye te Detyres"
Me mikun tim dhe shkrimtarin Xhevair Spahiu
Mes miqeve te mi, Durres
Me ikonen e ekranit, Silvana Brace, Kozeta Zavalanin, spikeren Hygerta Sako etj...

Duke lexuar Librin Jetoj Ringjalljen, nga Petraq Pali

“JETOJ RINGJALLJEN”
Sa mbarova se lexuari librin poetik te z. Vitore Stefa-Leka “Jetoj Ringjalljen”.
Me thene te drejten me z. Vitore keto vjetet e fundit jemi njohur nepermjet siteve Shqiptare ne Iternet, dhe nepermjet fjales dhe penes se saj, kam krijuar imazhin e nje njeriu sa fisnik aqe dhe te kompletuar.
Nga leximi qe kam bere nga disa materiale qe bejne fjale per vetmohimin e saj ne dobi te kombit nga njerez te shtresave te ndryshme te shoqerise, si brenda vendit edhe te huaj, qofte nga ana e krijimtarise se saj si poete tash me me nje pjekuri te plote., dhe nga shkrimet e personave te ndryshem ne gazeta dhe revista, kam te drejte te them se imazhin per te e kam te plote., si nje njeri fisnike dhe e kompletuar !
Te lexosh vellimin “Jetoj ringjalljen”, me te vertete gjen ate Vitore me veshtiresite qe la prapa jeta e saj, si nje nga familjet qe pa egersine e vathes se ferrit komunist ne Shqiperi !
Vitore Stefa e familja e saj u persekutuan per 50 vjet me radhe, pushkatim babes se saj, nje nga intelektualet me ne ze te Shiperise… e me pas kalvari i gjate i internimeve dhe i vuajtjeve…. ajo jeton Ringjalljen.., ashtu sic thote edhe poetja Xhuliana Jorganxhi ne parathenien e vellimit “ dy fjale per mikeshen time poete”…u ndame… se Vitorja ishte me “njolla” ne biografine e saj…se zeri i Vitore Stefes, talenti e pena e saj, duhet te kishte shperthyer qe ne rini…ahere kur cdo gje asaj i ndalohej !
“Jetoj Ringjalljen”me te 64 poezite e saj….me te vertete jeton ringjalljen, atje pershkruhet gjithe akumulimi, ndrydhja, frika, mohimi i lirise e gjithe ecuria e saj ne t’kurje te plote, kur giotina i rinte mbi koke.
Z Stefa, me daljen ne boten e lire mbas viteve nendedhjete punon me vetmohim, per te aritur ate qe ju mohua per pese dekada rrjesht, ate e gjen kudo, thur vargje me poezi, pershkrime, ngjarje e halle emigrantesh, ajo u lidh me shpirt me kombin., ajo eshte prane njerezve e halleve te tyre, ate e gjen kudo ku ka halle Shqiptari.
Pajtohem me theniet e z. Masur Imani se: “ Vitorja nuk e teperoj qe ta cilesosh nepermjet te medhenjve te Shqiperise” dhe eshte e konkretizuar, qofte me krijimet e saj qe kane aritje te larte artistike, dhe rrjedhshmeri ne pershtatje te kohes dhe hapsires, mirpo humanizmi i saj nuk mund te pershkruhet ne kete dhjete vjecar, ajo ka sakrifikuar dh ka ndare buken e gojes me lloj emigrantesh Shqiptare, duke i strehuar, punesuar, spitale, ndihma etj etj. Ajo njihet ne tere emigrantet Shqiptare ne bote nga vepra e saj. ( nepermjet shkrimeve qe jane shkrojtur per te, e mediave, intervistave etj)
Ne vellimin e saj poetik “Jetoj Ringjalljen”gjen poezi qe kane nje permbajtje dhe nje bosht te qarte idesh, e teresia e vellimit eshte halli i popullit Shqiptar, vuajtjet, shtrengesat qysh kur morem te gjithe rrugen e veshtire te kurbetit… tek poezia Refugjatit me vargjet brilante ja seç thote: “ Te lodhen rruget e botes ty/ Por buzet e tua s’kerkojne lemoshe/ Mjerimin Atdheut ja mban ne sy / veç pune kerkon, qe duart ti ngrohsh!...
Ne teresi ku vellimth udhehiqet nga fisnikeria dhe besa Shqiptare, varferia, mjerimi i popullit e ben kete vellim qe nuk e heq nga dora se lexuari me nje fryme.
Romantizmi i autores , shpreh qarte mallin qe ka per memedheun, nepermjet figurash letrare te spikatura e te goditura poezia e saj te mrekullon, psh… “E dua rozen ne te gjitha lulet/ Agimet pranverore ku dielli del / Ne faqet rinore ku vjen e ulet/ tek foshnja e njome qe nenes qesh….
Ne kete kend veshtrim eshte e gjithe forca e kenges se saj, une nuk kam ndermend te bej nje analize letrare mbi kete vellim, ne te cilin une gjeta vete veten se ne ate rruge pershkuam te tere ne, qofte ata me “dregezen” (plagen) e madhe te “luftes se eger te klasave” por edhe ne te tjeret qe s’patem ate egersi mbi krye, tani ne vitet e lira kuptuam sa te privuar kemi qene…do qeshje kur nuk te qeshej, do qaje kur nuk te qahej, do ngrije doren kur nuk ishte nevoja ta ngrije fare…!
Vitore Stefa Leka, me pjekurine e saj tash te formuar letrare, nepermjet vargezimeve, e mbyll kete vellimth me …nje bizete me nje te huaj e shprehet:
E di ç’do te thote te lindesh
Atje perhere ku ben ngrohte,
Pa pritur te perplasin
Ne polin e veriut te ftote ?
E di çdo te thote te kesh etje
Te t’e mbajne kryqezuar si
Krisht…
Te derdhin kaqe uje para teje
E ti as nje pike te mos pish ?
Keto ti s’i di dhe s’i beson
Si Krishti nje jete na
Munduan,
Si une i gjithe nje komb
Jeton sot ringjalljen –vonuar…
Sa vargje domethenese, c’force ka deshperimi i saj deri ne piksame, helmatisje dhe shprese “Ringjallje e vonuar”…Me te drejte autorja “jeton ringjalljen” dhe emri i saj lakohet ne gjithe Shqiptaret e Italise dhe matane kontinentesh, si nje njeri qe sakrifikon madherishem per atdheun, me pene dhe me vepra bamiresie !
I urojme autores, bamiresese, motres, poetes shendet, lumturi, dhe krijimtari te fryteshme per Shqiperine.
Petraq J.Pali (Shkrimtare USA)

Zonja Vitore Leka ne "Fjalori enciklopedik i gruas shqiptare"

Zonja e nderuar Vitore Stefa Leka eshte nje nder figurat e historise se gruas shqiptare, perfshire ne kete enciklopedi
Para disa kohesh doli nga shtypi "Fjalori enciklopedik i gruas shqiptare" shkruar nga Dr. Zenepe Dibra.
Libri eshte mirepritur dhe promovuar, jo vetem ne sferat e inteligjences shqiptare, por promovimi i ketij fjalori enciklopedik prej 759 faqesh, i ka kaluar kufijte e atdheut dhe ne disa shtete te botes . Kete liber voluminoz , ma sollen miqte e mi nga qyteti im i lindjes dhe jo vetem me ka manihnitur, por dhe befasuar qofte nga tema qe trajtohet qofte dhe nga ana aparenciale "Fjalori enciklopedik i gruas shqiptare" eshte i pari i ketij lloji qe del, ne vendin tone . Nuk eshte shkruar gjithe historia e ketyre grave por pjesa me e madhe e historise tyre . Nuk jane te gjitha vlerat, por ato me te rendesishmet. Nuk jane te gjitha grate, por ato gra te shquara, qe dhane kontributin me te madh . Autorja ne parathenie te librit thote qe,kriteret qe jane marre ne konsiderate per te vendosur zerat ne kete enciklopedi kane qene:
1)Momentet historike me te rendesishme te veprimtarise se gruas shqiptare ne lufte, arsim , kulture e cdo fushe te jetes shoqerore shqiptare , qe nga lashtesia ilire dhe deri me sot. 2) Zgjedhja e emrave te shquara ne baze te vlerave dhe kontributeve, qe ato dhane per Atdheun e kombin. 3) Grate qe kane dhene por kane vdekur ne nje moshe te re( si heroinat e luftes dhe te tjera). 4) Gjithe perfshirja e hapsires gjeografike shqiptare bashke me diasporen . 5) Gra me vlera dhe kontribute qe jane gjalle , kryesishte mbi moshen 55 vjec ( eshte vendosur vetem nje perqindje e vogel e tyre qe kane vlera te vecanta dhe jane nen kete moshe. Ne enciklopedi jane perfshire gra qe jane shpallur "Sportiste te shekullit" apo Nderi i sportit shqiptar Jane perfshire "heroinat e popullit" "Artiste te popullit""Artiste te merituara" etje, etje.
Une do ti shprheja autores dhe bashke qytetares time, admirimin tim, per kete enciklopedi ,e para ne kete gjini letrare qe hyne, ne letersine dhe historine shqiptare . Urime dhe komplimentet e mija dhe nje falenderim te vecante, qe ne kete enciklopedi gjej te renditur me emrat e grave te shquara dhe nenen e madhe te nderuaren dhe respektuaren mikeshen tone antare, qe ne fillimin e krijimeve te forumeve shqiptare ne internet, poeten humanen dhe shkrimtaren zonjen Vitore Stefa Leka,ku kontributi i saj i shquar i ka kaluar kufijte shqiptare.Ajo tashme eshte e pranishme ne cdo vater shqiptare dhe ne emigracion,me kontributin prej nje nene te urte dhe te zgjuar ,qe jep keshilla dhe gjindet prane shume problemeve qe kane familjet shqiptare ne emigracion.Ajo eshte e perzgjedhur dhe ne keshillin e komunes se Tristes ,gjithnje ne ndihme te emigranteve.
Me respekt per autoren dhe gjithe lexuesit
Edhe nje here ju faleminderit per kete enciklopedi me vlera te vecanta.
Luigj shkodrani
Kush eshte autorja e fjalorit enciklopedik?
Zenepe Dibra lindi ne shkoder me 13 mars 1948 ku kreu shkollen fillore dhe te mesme Me 1970 diplomohet inxhiniere ndertimi ne universitetin e tiranes , fakulteti i inxhinierise dega Ndertim Deri ne vitin 1974 punon inxhiniere projektuese ne Zyren urbanistike , pran komitetit ekzekutive ne rrethin e shkodres Per 13 vite deri me 1987 eshte pedagoge ne Filialin e universitetit tiranes Me 1986 merr graden shkencore "Kandidat i shkencave "(konvertuar ne dottore shkencash me 1993) ne vitin 1997 punon drejtore prane "Drejtorise rajonale te rrugeve Shkoder " deri ne vitin 2000 Me pas emerohet inxhiniere e deges teknike prane kesaj ndermarje Me 1998 krijon shoqaten Gruaja intelektuale shkodrane " Me kete shoqate ka organizuar shume aktivitete ne ndihme te grave edhe te vajzave te qarkut shkodres Me 2004 ka botuar librin "Bijat e Rozafes -gra te shquara te hapsires shkodrane Me 2006 eshte bashkautore ne librin "A BIOGRAPHIKAL DICTIONARY OF WOMEN'S MOVEMENTS AND FEMINISM-central , Eastern , and South Eastern Europe , 19 th and 20 th Centurie(Fjalor biografik i levizjes femerore dhe feminizmit -i Europes qendrore , lindore dhe jugelindore i shekullit 19 dhe 20 )
Parathenien e mirenjohjes shkruar nga Dt.Moikom Zeqo
Jo per rastesi te befasishme por per kuptimshmeri te brendshme duhej nje grua qe te shkruante "FJALORIN ENCIKLOPEDIK te gruas shqiptare "Keshtu nocionet kryesore per kete subjekt perputhen mrekullishte. E njohe prej kohesh dr Zenepe Dibra kam lexuar librat e shkruara prej saj me nje perkushtim te vecante. Me nje kembengulje te jashtezakoneshme dhe thjeshtesi proverbiale kjo grua e paepur , e ditur , e perkushtuar si askush , u perqendrua per nje kohe te gjate dhe me nje dashuri vezulluese per te shkruar njej leksion te figurave te grave te shqiperise , mbi te cilat pluhuri i harreses dhe mosmirnjohjes tone , ka rene perkohesishte por aspak perfundimishte Per mua eshte dicka e admirueshme te te kundershtosh dhe te sfidosh harresen Grate e shquara qe meritonin nje fat shume me te ndritur muk kane nevoj aspak per panagjerik te pakuptimte apo per vleresime politike Ato jane gra qe i perkasin historise dhe jetes Emri i tyre nuk mund te humbas Drita e tyre nuk mund te shuhet . Vdekja dhe heshtja nuk kane tager mbi to E kam lexuar ne doreshkrim librin e Dr zenepe dibra dhe duke qene njeri i uluntimeve di forte mire se sa e veshtire eshte te rikrijosh kozmosin , kinse te harruar te grave shqiptare jame gezuar dhe i habitur nga perpjekja e bere nga autorja e ketij libri tejet te rendesishem dhe substancial Nuk ka komb vetem te meshkujve , perndryshe do te kishim gjysem kombKombi eshte edhe i femrave per te qene i plote Duhet te lexoni te gjithe librin qe te kuptoni vetveten dhe ploterine e mahniteshme te historise Qe te gjithe duhet te jene mirnjohes per punen qe ka bere autorja dhe t'i shtrengojne doren qe shkroi kete liber
DR Moikom Zeqo
Tirane,13 /2/2008

14 aprile 2010

Fati i Kosovës nuk mund të ndalet

Intervistë e veprimtares Vitore Stefa Leka – në prakt ë Kongresit II të Lidhjes Shqiptare në botë dhënë Radio Suedisë, programit në gjuhën shqipe "Jehona"
Fati i Kosovës nuk mund të ndalet
Veprimtarja, shkrimtarja dhe gazetarja Vitore Stefa – Leka qe jeton e punon në emigirim në Itali që nga fillimvitet 90-ta në prak të mbajtjes Kongresit II të Lidhjes Shqiptare në Botë, që i zhvillon punimet në Tiranë më 27 e 28 tetor i dha një Intervistë Radio Suedisë – programit në gjuhën shqipe Jehona, që emitohet më 23 tetor, ditën e martë.
Në Intervistë ajo flet për moton thelbësore të Kongresit – bashkimin shpirtëror të shqiptarëve kudo që janë dhe për qështjet aktuale që e preokupojnë kombin shqiptar.
Sockholm, 22 tetor
Zonja e nderuar Vitore, fillimisht përshëndetje të sinqerta nga redaksia e Jehonës, programi në gjuhën shqipe i radio Suedisë me dëshirën që ndëgjuesit tanë të kenë më të përafërt portretin dhe mendimin tënd si veprimtare e palodhshme e qështjes kombëtare dhe si shkrimtare, gazetare e publiciste!
-Përshndetje juve dhe gjithe vëllezerve shqiptarë kudo ku janë dhe që po më dëgjojnë.
Jam nje grua e thjeshte shqiptare Rrjedh nga një familje patriotike dhe intelektuale .Kam emigruar në Itali në vitin 1991
Qysh në fëmijeri nga prindërit si ushqim të parë mora dhe u bruma me dashurinë për Atdheun , jam munduar që krahas shumë grave të tjera shqiptare të integrohem këtu ku punoj dhe jetoj , njëkohësishtë të jetoj virtutet , kulturën shqiptare që janë aq të vecanta sa po të marrin rrugën e njohjes , për shqiptarët do të ketë një imazh të shkëlqyer kudo në botë. Si unë janë dhe shumë shqiptarë në emigracion, që me sjelljen dhe punën e tyre ja kanë ndryshuar imazhin e gabuar që kanë pasur te huajt në vitet e para për ne shqiptarët.
Meqenëse këto ditë mbajtët Kuvendin e Lidhjes Shqiptare të botës për Itali sigurisht se keni në veqanti për ndëgjuesit tanë edhe ndonjë nga cështjet thelbore që doli si jehonë e këtij tubimi që tuboi shqiptarët dhe arbëreshët anembanë Italisë?
-Cështja thelbësore e Kongresit është bashkimi shpirtëror i shqiptarëve kudo ku janë. Sot shqiptarë ka në të gjithë globin.Është e domosdoshme që duhet të ruajmë dhe kultivojmë gjuhën tonë,traditat tona,letërsinë e artin tonë ,sepse vetëm kështu do të ruajmë indetitetin kombëtar.
Tek dashuria dhe bashkimi fillon e ardhmja e kombit tonë të coptuar
Pasi më 27 dhe më 28 tetor u mbajt në Tiranë Kongresi II i Lidhjes Shqiptare në Botë, si një nga veprimtarët shtyllë në përgatitjen e këtij kongresi, na thuaj cila do të jetë motoja e kongresit?
-Ta duam sa më shumë Atdheun.Të duam shumë njëri tjetrin , të duam dhe kultivojmë gjuhën tonë edhe në fëmijtë që po rriten këtej tek dashuria dhe bashkimi, tek këto fjalë të magjishme fillon e ardhmja e kombit tonë të coptuar.
Mozaiku politik shqiptar është i pasur, shtrihet gjërësisht në botë dhe mëton të ketë edhe binarët stabil që shpiejnë tek uniteti i dëshiruar mbarëkombëtar. qka mendon ti a do të arrijë ky kongres ta bëjë tërësisht domethënës këtë mozaik, kemi parasysh frymimin dhe qasjen e re që do të gërshetojë edhe përkrahjen institucionale të shtetit shqiptar, të shtetit në ndërtim Kosovës dhe të faktorëve relevantë shqiptar në trojet etnike?
-Politika shqiptare ka shumë për të bërë . Ajo është përgjegjëse për shumë probleme që has kombi ynë .Përcarja politike ka sjell jo pak probleme në faktorin ndërkombëtar për hyrjen në Europë dhe statusin e Kosovës. Ne duhet ti japim një mësim politikës shqiptare që gjuha e përcarjes , e dyzina partive politike , nuk e ndihmon hyrjen e Shqipërise në BE , apo përshpejtimin e procesit te pavarësisë sëe Kosovës. Ne në Kongres do të synojmë ti tregojmë politikës shqiptare , që gjuha e bashkimit ekziston! Vetëm duhet të funksionoj dëshira e mirë për këtë bashkim .
Një punë mbarëshqiptare, është moto e preferuar dhe këmbëngulëse e veprimtarisë tënde të përditshme kombëtare. si do të dukej thelbi i një pune të tillë?
-Do të më dukej si një tufë lule më shumë në kurorën e lavdisë së madhe të Kombit tonë të shumë vuajtur.
Veprimtari e shtrirë në 22 shtete
Integrimet, vlerat qytetëruese që promovon diaspora janë synim, por janë edhe problemet me të cilat ballafaqohen mërgimtarët shqiptarë. A mendon se Lidhja Shqiptare në botë e ka bërë shtrirjen adekuate në të gjitha shtetet, cili është sensi i reagimit ndaj problemeve aktuale të mërgimtarëve, dhe sa LSHB e ka edhe përkrahjen e institucioneve tona përkatëse?
-Ne e kemi shtrir veprimtarinë në 22 shtete :Jo pak! Emigrantët na janë përgjegjur Dihet përse. Ne na bashkon gjuha e respektit ndaj njëri tjetrit Ne nuk jemi lidhur mbi baza interesash apo kolltuqesh . Institucionet shtetërore nuk e kane dhënë ende ndihmën e tyre. Qoftë dhe ate modeste. Ne po bëjmë punën që duhet të bënin institucionet , bile duke sakrifikuar nga xhepi ynë sic është rasti i vëllezërve Simon dhe Mikel Kuzhnini. Koha ndoshta do të vëre në lëvizje këto inganazhe të ndryshkura
Qështje që pret vendim: Statusi i Kosovës. sa jemi afër vetëvendosjes për fatin tonë? Roli i lidhjes shqiptare në botë?
-Tashmë fati i Kosovës nuk mund të ndalet Ai duket i qartë në horizont Ndriqon si një bozhure në agimin e lirisë. LSHB me aktivitetet e saj dhe me lidhjet e saj po jep një ndikim modest por të qartë në organizmat ndërkombëtarë për pavarësinë.
Qështje që nuk mund të anashkalohet: arbëreshët dhe çamët, apo pjesa më e dhëmbshme e trungut që punon e jeton për trungun!
Sa është shteti shqiptar në misionin historik e kombëtar ndaj arbëreshëve e çamëve?
- Këtu ka dy probleme të kundërta: Camët qe janë dëbuar nga toka e tyre dhe Arbëreshët që kanë mërguar . Nuk di për strategjinë e qeverive por për Lidhjen Shqiptare në Botë. Ne, e theksova dhe më lartë , jemi për bashkim shpirtëror Arbëreshët në Itali, Arvanitasit në Greqi si dhe çamët janë shqiptarë. Kemi te njetën gjuhë e të njetat tradita dhe ne do të përpiqemi që t’i ruajmë dhe përforëcojme ato duke ja lënë në trashëegim brezave.
Intervistën e zhvilloi Muhamed Krasniqi
Stokholm-Suedi

PORTRET/ VITORE STEFA LEKA, ”NËNË TEREZA E TRIESTES”

Gazeta "Tema"
PORTRET/ VITORE STEFA LEKA, ”NËNË TEREZA E TRIESTES”
Nen kryetari i Lidhjes Shqiptare ne Bote, Nazmi Jakurti duke i dorzuar , Nene Vitores mirnjohjen.
Shpëtoi djalin e njeriut që urdhëroi vrasjen e të atit
“Sot, ne shqiptarët duhet të jemi të bashkuar, t’i harrojmë hakmarrjet dhe përçarjet, nuk duhet të rrimë me kokën prapa”.
Nga: XHOVANI SHYTI
Vitore Leka Stefa është një nga figurat më të rëndësishme të emigracionit që jetën e saj e ka lidhur ngushtë me bamirësinë. Poetja dhe shkrimtarja, vajza e një prej familjeve më të njohura shqiptare, e persekutuar në kohën e diktaturës, pas pushkatimit të të atit, me akuzën “agjent i amerikanëve”, prej kohësh cilësohet si “Nënë Tereza e Tristes”. Roli i saj human tashmë i ka kapërcyer kufijtë e bamirësisë, duke e kthyer në organizatore të gjithë diasporës shqiptare. Vitore Stefa Lka është një nga personalitetet e Lidhjes Shqiptare në botë, por edhe e autoriteteve italiane. Përveçse poete dhe shkrimtare "Nëna e shqiptarëve" , një tjetër simbolikë kjo me të cilën e quajnë bashkëatdhetarë t emigrantë, Vitore Stefa Leka, ka edhe një të veçantë, dhe kjo lidhet me biografinë prindërore. Babai i saj, Kostaq Stefa, është shpallur pas vdekjes “Martir i Demokracisë”, nëna, Eleni, “Mësuese e Popullit”, ndërsa vetë ajo, nga ish Presidenti Alfred Moisiu, është dekoruar me Medaljen e Artë të Mirënjohjes, për punën e saj humane dhe veprimtari patriotike, në këto 17- vjet emigracion. Poetja e dhjetëra librave me poezi e tregime, në këtë intervistë ka treguar shumë detaje të jetës së saj në Shqipëri dhe në emigracion.
-Pse dhe kur keni ikur në emigracion?
Të them që më rrëmbeu dhe mua vala, nuk e them dot. Po të mos kisha djalin e vogël të sëmurë rëndë, ndoshta nuk do isha larguar kurrë nga vendi im i shtrenjtë. Jam nisur më 26 shtator 1990 me tragetin e inteligjencës. Ishte mjeti i fundit që largohej nga Durrësi, pasi ishte marrë vesh që katër të tjerët kishin shkarkuar në bregun italian shqiptarë që kërkonin azil politik. Atë gjë vendosën dhe bashkëudhëtarët e mi. Ndërkohë që isha e dyzuar. Më priste një rrugë e gjatë dhe e panjohur. Udhëtimi më dukej si një nisje drejt hapësirave ndërplanetare, në kërkim të së panjohurës. A do ishin të vërteta ato që kishim dëgjuar? A do ta realizoja qëllimin e nisjes ? Kisha një merak të mistershëm që vetëm një nënë di ta vuaj por jo ta përshkruaj. Janë ndjenja kaq brendësore sa e gjej të vështirë t’i përcjellë tek të tjerët.
-Kur e keni ndjerë veten keq në emigracion?
Në fillim. Ishin kohë të acarta. Kohë kur kurajoja duhej ndezur në çdo qelizë të trupit. Nuk thonë kot fillimi është i vështirë. Na trajtonin si inferiorë kur na sillnin bukën në tabaka dhe ne duhej të prisnim rradhën e pafundme. Në radhë dikush na thërriste shqiptar, me një shprehje të atillë fytyre sikur shqiptonte fjalën lebroz. O zot ç’situata! Me kalimin e kohës gjithë “emërtimet fyese” dhe situatat e vështira i kapërcyem me vështirësi, duke treguar me sjelljen tonë se vinim nga zemra e Europës pamvarësisht se mbartnim probleme të rënda ekonomike dhe halli na kish çuar në derën e tyre. Sot shumica e shqiptarëve ndjehen krenarë që i kanë treguar botës pjesë nga kultura jonë e lashtë, nga aktivitetet tona të bukura me shoqatat kulturore shqiptaro- italiane të formuara vite më parë. Me punë, mund, djersë, ne kemi vënë në vendin që na takon: dinjitetin, identitetin dhe imazhin e krenarisë shqiptare.
-Cili është mendimi juaj për politikën shqiptare?
E kam amanet nga paraardhësit e mi që mos i afrohem "politikës ". Kështu që rezervohem thjesht në dhënien e një mendimi. Për mua politika duhet të jetë arti për të arritur mirëqënien e një populli. Kush bën këtë, ka bërë politikë. Politika shqiptare për vetë faktin se ka probleme të shumta në atdhe, drita, ujë, kontrabandë, falsifikime, është duke përshkuar akoma traun e ekuilibrit.
-A e ndjeni racizmin në vendin ku punoni dhe jetoni?
E shpjegova dhe më lart në fillim ... Tani jo! Bile jam anëtare e Këshillit të emigracionit në Komunën e Triestes, ku jetoj. Besoj se shumë emigrantë shqiptarë e kanë kaluar fazën e diskriminimit sepse sot ato me sjelljen dhe punën e tyre gëzojnë simpatinë dhe barazimin me vendasit.
-Pse i ndihmoni të tjerët. Çdo të thotë bamirësia për ju?
Që të ndihmosh nuk do të thotë bamirësi, por një lloj detyrimi që ke ndaj një personi në nevojë. Dhe kjo varet nga nevojat që kanë personat dhe nga mundësitë që na krijohen për ta ndihmuar. Këtu në emigracion mua më është dhënë mundësia që t’i jem pranë çdo nevojtari emigrant që jo vetëm kanë kombësinë shqiptare por që janë shtetarë të Bosnjës, Hercegovinës, Sllovenisë, Kroacisë apo Rumanisë. Qyteti i Triestes ku banjo unë është një qytet I populluar nga të gjitha etnitë, për vetë strategjinë që ka ky qytet bregdetar, ku ankorohen tragete nga e gjithë bota. Është një nga qytetet që mikpriti eksodet e ndryshme që kanë ndodhur duke nisur nga viti 1990. Duke qenë dhe vetë emigrante, unë jam më e ndjeshme ndaj tyre. Ndihma ndaj atyre qëkanë nevojë për të,kjo ka qenë e përditshmja ime që nga viti 1990-94 ku në Itali vinin shumë emigrant nga Shqipëria dhe më vonë nga luftrat e Bosnjës, Sllovenisë, Kosovës apo Maqedonisë, ku flukset e refugjatëve u bënë më të shpeshta dhe unë isha çdo ditë pranë tyre. Dua të them se në këtë punë nuk kam qenë kurrë e vetme. Më kanë ndihmuar shumë miqtë e mi Masrur Imami dhe Xhokonda Amadej.
-Kujtoni ndonjë detaj të rëndësishëm ose ndonjë histori nga gjithë kjo përkujdesje ndaj emigrantëve?
Kam shumë kujtime të dhimbshme por dhe të bukura nga takimet dhe nevojat e emigrantëve. Do veçoja dy. Të gjithëve u kujtohet viti 97 kur helikopteri Italian mori në stadium një familje shqiptare me dy fëmijët e saj, njëra prej të cilëve ishte shumë e sëmurë. Vajza u shtrua në spitalin e Barit. E ëma gjeti numrin e telefonit tim, më merr urgjentisht dhe më tregon rastin e fëmijës së saj. Spitali I Triestes “Burlo”, mbahet si nëj nga spitalet më të mira në Evropë për sëmundjen që kishte Ina. Bëra çmos me prefekturën dhe nuk ja harroj kurrë dhe zonjës Alma Biskarro, që më shoqëroi në spital e kudo deri sa sollëm familjen shqiptare në Trieste dhe Inën e shtruam mënjeherë në spitalin e “Burlos”. Familjarët e tjerë për 20 ditë ndenjën në shtëpinë time, deri sa i sistemoi Karitasi. Gjithashtu nuk do të harroj kurrë rastin e nëj djali të ri që po e kthenin në Shqipëri dhe ai bërtiste se s’donte të kthehej. Në një moment I shpëtoi policëve nga dora dhe u afrua afër nesh, aty tek sheshi I tragetit, dhe njëri prej policëve i ra me shkop gome dhe ai bërtiti:”Oh nëna ime!”. Aq shumë u trondita sa për një çast mendova se aty mund të ishte djali im dhe u futa dhe unë në mes. Hëngra dhe unë një shkop gome, që më dhemb akoma kurrizi kur e kujtoj. Djali veç të tjerave ishte me temperaturë, dhe mbas ndërhyrjeve tona e lanë të merrte vehten nga temperature dhe gripi dhe uën e mroa në shtëpi. Ditën që ai do të ikte me target ishim ulur në tavolinë për të ngrënë drekën. Kisha mysafir zotin e nderuar Kristaq Lako, atë kohë redaktor i gazetës “Pasqyra” si dhe një gazetar tjetër nga televizioni shqiptar që nuk ia kujtoj dot emrin tani. Më kujtohet që zoti Kristaq e pyeti djalin nga ishte dhe kur ai tha nga Tirana dhe nisi të thoshte emrin e të atit mu errësuan sytë. Ishte djali i atij njeriu që kishte dhënë urdhrin e pushkatimit të tim eti…Ndjeva që po më dridhej garzhdja në dorë sepse ishte moment kur po ndaja gjellën. Por e mblodha vehten dhe thashë me vete:”E ç’faj ka ky për fatkeqësinë time, për faktin që unë u rrita pa babë, në mjerim të plotë…?Mund të kisha lindur unë në vend të tij, ose anasjelltas. Pastaj mu kujtua fakti që ne shqiptarët sot më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar, t’i harrojmë hakmarrjet dhe përçarjet, pasi nuk duhet të rrimë me kokën prapa. Mbas një jave më merr i ati i djalit, i cili me gjysëm zëri më tha:”Ti me bukë e unë me gurë”. Por ajo ishte një leksion dhe një mësim dhe për atë djalë, por, mendoj dhe për të tjerët, që të tregojmë se duhet të dimë të falim për të rregulluar diçka të shkatërruar.

Cikel poezish dedikuar Vitore Leka

Bashkeatdhetari ne Selanik, Mina Papajorgji dedikon kete cikel poezish zones Vitore Leka
Ne mengjes heret u ngrita.
Ne mengjes heret u ngrita, ne kompjuter u vertita,
Nje buqet te bukur mora, dalnga dal shkallet i shtova.
Mardena si yll e drita, Vitore Stefa leshon cika.
Nen e bije te munduar, Trieste e treviso qendruare.
Virtuale rreze drrite, Patriote shkallet ngjite,
Vitore Stefa nje nene vitale, rinia e saj ishte me halle.
Metafora esht e qarte, mbese e kristoforidhit t'arte,
Deshira per tu shkolluar, ender e pa realizuar.
Vitoria me sakrifica, ishte ne te pesembedhjetat,
Mesuesia me korespondence, ngjiti ate te perpjete,.
E re ne shoqet e saja, u rit, ne fshatra e pllaja,
I kushtohesh letrsise veshur robate e zise.
Ajo biografi e shkrete, i kish lodhur perjete,
Asnje te drejt e mjera s'pati, ne duar i mbeti shati,
Krijimtaria e saj e dlire, mbeti ne sirtar e ngrire.,
S'mund ti prishesh qetesia, mbretit nga Abisinia,
Nje tufan i pa menduar.
Nje tufan i pa menduar, rembyer me kemb e duar,
Profesorine me vlere, bisha zvare e kishte nxjere.
Pushkatimin e kish ndiere, nga varmihtesit e uryer,
Pa gjykate e drejtesi, femijet akoma ne gji.
Vitore Stefa ish e mitur, kur mbi tok e kish vervitur,
Duke qen e ngasheryer, babane gjak e kishin lyer.
Pasojat e asaj dite, maratonave s'ju shqite.
Fat i tij i pa pershkruar, universitet mbaruar,
Ne perndim ishte shkolluar, ne vendlindje vegjetuar.
Bare e rende per mbi shpine, eshtrat gjikund su gjinden,
Zia mbeti e pa shuar, neper fshatra internuar.
Jam i lumtur kam ne dore !
Jam i lumtur kam ne dore, plage shpirti nje kurore,
Buqet lulesh per daasmore, kohen e shkuar s'e harojme.
Pika loti ne c'do varg, brenga vuajtje pa hesap,
Shpirt e zemer te coptuar, jeten ne pellemb ne duar.
Vitore stefa bije e helmuar, jetime jeten e kish shkuare,
Letersise ju kushtua, per atdheun pergjeruar.
Librate qe kishte shkruar, jan thesar i pa cmuare.
Ender e vjeter s'ish haruar, veprate me radhe shtruar.
Nen Tereze e kane quajte, shqipetaret e merguar,
Per tu ardhure ne ndihme, asnje cast s'kishte pertuar.
Diplomate pa emeruar, shtet me shtet kishte kaluar,
Ne kongrese e mitingje, zeri i saja s'kish pushuar.
Mina A. Papajorgji, Selanik

Si u njoha me Berluskonin dhe Vitorio Zgarbin

Gazeta"Telegraf"
“Si u njoha me Berluskonin dhe Vitorio Zgarbin”
Gazmend AGAI
Flet në “Telegraf” Vitore Stefa-Leku, e cila u dekorua nga Bashkia e Beratit me titullin “Qytetare Nderi”
Figura e zonjës së madhe dhe të nderuar, Vitore Stefa Leka, ka vite e vite që është e njohur jo vetëm në atdhe, por në gjithë trevat shqiptare apo në diasporë, në lidhje me veprimtarin e saj humane. Kanë shkruar shumë gazeta për të duke filluar nga viti 1990 pikërisht nga koha që ajo emigroi familjarisht në Itali dhe iu kushtua çështjesh shqiptare duke aktivizuar jo vetëm shqiptar, por dhe të huaj. Këto i kemi lexuar nga intervistat e ndryshme në gazeta që kanë dhënë jo vetëm profesorë, politikanë dhe gazetarë shqiptarë, por edhe të huaj, si mjeshtri i pikturës botërore, profesor Masrur Imani, poetja e shquar Xhokonda Amadej, që ka bërë dhe parathënien e njërit nga librat e zonjës Vitore, pastaj gazetari i gazetës “Il piçolo”, i cili në librin e tij i ka kushtuar një faqe të tërë veprimtarisë dhe aktivitetit të kësaj zonje të madhe. Para pak ditësh ajo është dekoruar nga Bashkia e qytetit të Beratit me titullin “Qytetare Nderi”. Motivi i dekorimit të zonjës Vitore Stefa Leka ka qenë kontributi human i dhënë prej saj midis emigracionit beratas, atij shqiptaro-kosovar, por edhe komunitetit italian të Triestes e më gjerë, ku prej vitesh figura e saj ka pushtuar vendin e nderit.
Znj.Vitore, ju këto ditë jeni dekoruar nga Bashkia e qytetit të Beratit Me titullin “Qytetare Nderi”. Si u ndjetë në momentet që ju dha ky vlerësim?
Kjo ishte një surprizë e madhe për mua. Unë nuk dija gjë. Këngëtarja Alida Hisku më tha në telefon që të shkoja me atë në Shqipëri. Ajo më tha se kishte një koncert në Berat. Kjo më entuziazmoi dhe erdha në Berat. Aty bashkia kishte organizuar gjithçka, një koncert madhështor me këngëtarët e Beratit . Unë në fakt nuk isha fare e përgatitur, por ngjitem në skenë me lot në sy dhe e emocionuar përshëndes të gjithë të ftuarit. Me të vërtetë që kjo ka qenë surpriza më e bukur e jetës sime. Nuk kam fjalë se si t’i përshkruaj ato momente.
Na flisni pak për misionin tuaj tepër human në ndihmë të emigrantëve shqiptarë në Itali?
Për mua këtë mision e bën çdo shqiptar sepse ne e kemi në traditë, në shpirt e kudo për të ndihmuar. Duhet të jesh atje që të kuptosh çdo të thotë se sa të dhemb atdheu. Unë këtë e kam shprehur në poezi e kudo, por sado që t’ju them juve tani janë ndjenja të çastit. Unë jetoj në Trieste të Italisë, i cili është një vend ku për herë të parë erdhën me traget emigrantët e parë nga Durrësi. Trageti vinte dy herë në javë dhe unë aty shikoja vargun e gjatë të refugjatëve që zbrisnin drejt të panjohurës ashtu si dhe unë kur erdha drejt të panjohurës në fillim. Meqë unë isha pak si e stabilizuar dhe kisha shtëpinë i merrja emigrantët dhe i mbaja në shtëpinë time. Unë nuk është se ju kushtova shumë, por kjo erdhi spontane. Kjo është një gjë që e bën çdo shqiptar. Unë pata fatin ndoshta meqë isha në atë qytet ku vinte dy herë në javë trageti. Unë rrija aty, valët e detit puthnin valët e vendit tim, kisha mallin, ishte poezia brenda meje. Më shumë ishte malli i asaj vetmisë që të jep emigracioni. Unë shkoja çdo ditë te trageti dhe u përplasja me vargun e refugjatëve.
Për juve kanë krijuar një respekt të madh edhe personalitete të Italisë. Si keni arritur të depërtoni kaq thellë në këtë shtet?
Unë kam 19 vjet që jetoj në Itali. Vitet e para edhe unë me vështirësi jam integruar në Itali. Mirëpo me ndihmën e miqve të mi italianë, si: Masrur Imani, i pari novelist, i cili ka ardhur dhe disa herë në Shqipëri dhe një nga piktorët më të mëdhenj të botës, Xhokonda Amadej një nga poetët më të mëdhenj dhe shumë të tjerë ju tregoja hallet duke ju folur dhe për Shqipërinë. Me mundësitë e tyre ata rregullonin me punë dhe dokumente emigrantët. Masrur Imani ka ndihmuar shumë, ka ndihmuar dhe gjatë luftës së Kosovës dhe vazhdon të ndihmojë sërish.
Ju keni ndihmuar edhe shumë shqiptarë të Kosovës gjatë luftës. Si u krijuan kontaktet mes jush nga Italia?
Lufta e Kosovës na angazhoi sepse po aty në Trieste vinin nga Evropa bijtë e nënave sepse ishte thirrja “Atdheu na thërret” dhe ata ju përgjigjën kësaj thirrje. Ata kalonin në Durrës për të marrë tragetin dhe vinin dhe flinin në shtëpinë time. Është shumë emocionuese dhe prekëse sepse në atë shtëpi unë kam pasur dy raste ku të dy ata djem janë vrarë. Njëri nga këta djem kishte ikur 14 vjeç me babain e tij, i cili punonte në Gjermani. Ky djali kishte marrë një kitare prej druri sepse e kishte qejf muzikën. Me vitet që kaluan ai erdhi me këtë kitarë prej druri që sot rrinë në faqen e murit në shtëpinë time e shkruar UÇK dhe emrin e tij Kujtim Neruzha. Ai më tha se atë kitarë do ja çonte nënës së tij. Atë ditë që iku qëndroi te dera dhe më tha “nënë s’ka lot, unë kitarën po ta le ty dhe kur të mbaroi lufta do vij ta marr dhe do të iki në shtëpinë time”. Por ai nuk u kthye asnjëherë. Kur erdhën shokët e tij dhe i pyeta se ku e kishin Ruzhën, ata më thanë se është vrarë. Unë edhe sot kitarën e tij e kam në shtëpi.
Çfarë do të na thoje për njohjen edhe me kryeministrin e Italisë Silvio Berluskoni në kohën që Shqipëria sapo ishte hapur me botën?
Po unë kam shumë vjet që jetoj në Itali, gjithashtu është edhe reputacioni që të krijon dhe kontaktet me të huajt. Janë ata që më kanë ndihmuar pikërisht. Unë u mundova që me forcat e mia, me krijimin e shoqatave të ndryshme nga shqiptarë të ndryshëm që janë në gjithë Italinë nëpër qytete të ndryshme të saj ku bëmë bashkimin e shoqatave me qendër në Rimini ku President ishte Alban Kraja. Kjo quhej shoqata “Italo-Arbëreshe”. Mua më kanë zgjedhur dhe presidente nderi të këtyre shoqatave. Një nga detyrat ishte aty në Trieste ku kemi një shoqatë të grave “Ecim së bashku”. Një poete, vajzë aktive dhe e mrekullueshme Mardena Kelmendi për të parën herë ka futur brenda shqiptarë të Maqedonisë, Kosovës. Përkrah vajzave shqiptare bashkë dhe me italianet ka bërë disa aktivitete me poete dhe këngëtarë për të prezantuar faqen tjetër të shqiptarit, për të hequr atë opinion të tmerrshëm për shqiptarët. Ne kemi ngritur edhe këshillin e emigracionit ku unë jam anëtare dhe përfaqësoj jo vetëm shqiptarët, por të gjithë emigrantët nga e gjithë bota. Unë edhe sot jam në këshillin e komunës së Triestes dhe së fundi jam kandidate për këshillin e Bolonjës, ku ka shumë studentë shqiptarë. Si Silvio Berluskonin, Finin dhe shumë personalitete të tjera të Italisë i kam takuar dhe më kanë respektuar. Unë jam një ambasadore që përfaqësoj Shqipërinë time. Unë kam krenarinë kur jam para tyre dhe kur më pyesin me kuriozitet për Shqipërinë. Sot ata e kanë shkelur dhe e njohin Shqipërinë me pëllëmbë. Takimet e mija me këto personalitete të Italisë kanë qenë në vitet ‘90-‘91-‘92.

Intervista, Gazeta Iliria News (Greqi)

Gazeta Iliria News Greqi
Vitore Leka Stefa: Që të ndihmosh nuk do të thotë bamirësi, por një lloj detyrimi që ke ndaj një personi në nevojë.
"Jam një nënë e thjeshtë që i dua njerëzit" Shpëtim Zinxhiria
Vitore Leka Stefa është një nga figurat më interesante të emigracionit që jetën e saj e ka lidhur ngushtë me bamirësinë. Poetja, vajza e një prej familjeve më të njohura shqiptare, dënuar dhe persekutuar në kohën e diktaturës, dhe pse mes një jete plot peripeci, është munduar të japë një ndihmë modeste në drejtim të bamirësisë. Ka ndihmuar me mijëra emigrantë, shqiptarë të Kosovës, por zemra dhe dashuria e saj nuk ka kombësi. Poetja e dhjetëra librave me poezi e tregime në këtë bisedë ka treguar shumë detaje të jetës së saj në Shqipëri dhe emigracion.. ..
Çdo të thotë bamirësia për ju?
Që të ndihmosh nuk do të thotë bamirësi, por një lloj detyrimi që ke ndaj një personi në nevojë. Dhe kjo varet nga nevojat që kanë personat dhe nga mundësitë që na krijohen për ta ndihmuar. Këtu në emigracion mua më është dhënë mundësia që t’I jem pranë çdo nevojtari emigrant që jo vetëm kanë kombësinë shqiptare por që janë shtetarë të Bosnjës, Hercegovinës, Sllovenisë, Kroacisë apo Rumanisë. Qyteti I Triestes ku banjo unë është një qytet I populluar nga të gjitha etnitë, për vetë strategjinë që ka ky qytet bregdetar, ku ankorohen tragete nga e gjithë bota. Është një nga qytetet që mikpriti eksodet e ndryshme që kanë ndodhur duke nisur nga viti 1990. Duke qenë dhe vetë emigrante, unë jam më e ndjeshme ndaj tyre dhe I kam ndenjur pranë atyre duke I shoqëruar në digasteret përkatëse, nëpër komuna apo në shoqatat bamirëse si Caritasi, apo duke I marrë në shtëpinë time deri sa këto të fundit janë sistemuar. Kjo ka qenë e përditshmja ime që nga viti 1990-94 ku në Itali vinin shumë emigrant nga Shqipëria dhe më vonë nga luftrat e Bosnjës, Sllovenisë, Kosovës apo Maqedonisë, ku flukset e refugjatëve u bënë më të shpeshta dhe unë isha çdo ditë pranë tyre. Dua të them se në këtë punë nuk kam qenë kurrë e vetme. Më kanë ndihmuar shumë miqtë e mi Masrur Imami dhe Xhokonda Amadej.
Kujtoni ndonjë detaj të rëndësishëm ose ndonjë histori nga gjithë kjo përkujdesje ndaj emigrantëve?
Kam shumë kujtime të dhimbshme por dhe të bukura nga takimet dhe nevojat e emigrantëve. Do veçoja dy. Të gjithëve u kujtohet viti 97 kur helikopteri Italian mori në stadium një familje shqiptare me dy fëmijët e saj, njëra prej të cilëve ishte shumë e sëmurë. Vajza u shtrua në spitalin e Barit. E ëma gjeti numrin e telefonit tim, më merr urgjentisht dhe më tregon rastin e fëmijës së saj. Spitali I Triestes “Burlo”, mbahet si nëj nga spitalet më të mira në Evropë për sëmundjen që kishte Ina. Bëra çmos me prefekturën dhe nuk ja harroj kurrë dhe zonjës Alma Biskarro, që më shoqëroi në spital e kudo deri sa sollëm familjen shqiptare në Trieste dhe Inën e shtruam mënjeherë në spitalin e “Burlos”. Familjarët e tjerë për 20 ditë ndenjën në shtëpinë time, deri sa I sistemoi Karitasi. Gjithashtu nuk do të harroj kurrë rastin e nëj djali të ri që po e kthenin në Shqipëri dhe ai bërtiste se s’donte të kthehej. Në një moment I shpëtoi policëve nga dora dhe u afrua afër nesh, aty tek sheshi I tragetit, dhe njëri prej policëve I ra me shkop gome dhe ai bërtiti:”Oh nëna ime!”. Aq shumë u trondita sa për një çast mendova se aty mund të ishte djali im dhe u futa dhe unë në mes. Hëngra dhe unë një shkop gome, që më dhemb akoma kurrizi kur e kujtoj. Djali veç të tjerave ishte me temperaturë, dhe mbas ndërhyrjeve tona e lanë të merrte vehten nga temperature dhe gripi dhe uën e mroa në shtëpi. Ditën që ai do të ikte me target ishim ulur në tavolinë për të ngrënë drekën. Kisha mysafir zotin e nderuar Kristaq Lako, atë kohë redactor I gazetës “Pasqyra” si dhe një gazetar tjetër nga televizioni shqiptar që nuk ia kujtoj dot emrin tani. Më kujtohet që zoti Kristaq e pyeti djalin nga ishte dhe kur ai tha nga Tirana dhe nisi të thoshte emrin e të atit mu errësuan sytë. Ishte djali I atij njeriu që kishte dhënë urdhrin e pushkatimit të tim eti…Ndjeva që po më dridhej garzhdja në dorë sepse ishte moment kur po ndaja gjellën. Por e mblodha vehten dhe thashë me vete:”E ç’faj ka ky për fatkeqësinë time, për faktin që unë u rrita pa babë, në mjerim të plotë…?Mund të kisha lindur unë në vend të tij, ose anasjelltas. Pastaj mu kujtua fakti që ne shqiptarët sot më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar dhe t’I harrojmë hakmarrjet dhe përçarjet dhe nuk duhet të rrimë me kokën prapa. Mbas një jave më merr I ati I djalit, I cili me gjysëm zëri më tha:”Ti me bukë e unë me gurë”. Por ajo ishte një leksion dhe një mësim dhe për atë djalë, por5 mendoj dhe për të tjerët, që të tregojmë se duhet të dimë të falim për të rregulluar diçka të shkatërruar.
Cdo të thotë një fëmijë jetim për ju?
-Meqë u rrita vetë jetime pa baba, dhe thonë që babai të lë fukara ndërsa nëna jetim, unë e kam ndjerë mbi supet e mia peshën e kësaj fjale, pasi nëna ime ishte e mbytur në punë dhe punonte tërë ditën për të na rritur ne pesë fëmijët. Ndaj më ka dhimbsur gjithnjë shpirti kur shihja fëmijë të braktisur. Më kujtohet që në Shqipërinjë herë kthehesha në shtëpi me autobus dhe shoh një fëmijë në fund të sediljes që ishte mbledhur kruspull nga të ftohtit. Ishte një djalë që kishte moshën e djalit tim. Kishte ikur nga shtëpia se e trajtonte keq njerka. I ati punonte në metalurgji dhe vinte në shtëpi një herë në javë. Ai nuk I besonte shumë thëniet e të birit, kur ky I ngrati I tregonte. E mora djalin në shtëpi dhe e mbajta për një kohë të gjatë, sat ë sqarohej pozicioni I tij, sigurisht duke sinjalizuar organet e policisë që e dëgjuan vetë djalin që drithëronte nga frika dhe që kish vendosur të mos kthehej kurrë në shtëpi. Nga ky djalë kam shumë kujtime dhe më dhemb shpirti gjithnjë kur e kujtoj. Por marrja e tij në shtëpi më xhelozi djalin tim, sepse unë I jepja rrobat e tij dhe në atë kohë rrobat e fëmijëve ishin me shumë kursim, sepse nuk kishte. Djali flinte në një shtrat me djalin tim dhe nis të më thërriste mama, ashtu si fëmijët e mi, gjë që krijoi pak xhelozi tek ta. Më pas erdhi I ati dhe e gjeti dhe ai u mërzit sepse mendoi se e kisha tradhëtuar unë. Fola gjatë me të atin, por djali iku nga shtëpia dhe nuk di më asgjë për të. U interesova në polici por ato më thanë se janë në gjurmë të tij. Nuk u interesova më jo për arsye neglizhence, sepse nuk është kjo në natyrën time, por sepse ai ishte vit I trazirave në Shqipëri dhe unë kasha shumë problem të miat. Erdha vetë në emigracion dhe ndihmova dhe shumë fëmijë të tjerë jetimë. Më kujtohet Agroni dhe Amarildo nga shtëpia e fëmijës që erdhën me maune. Sigurisht që këtë e bën pa lajmëruar askënd. Më kujtohet që ndërsa udhëtoja një herë më del përpara gjyshja e Amarildos që banonte në Lushnjë dhe më falenderoi që I kasha mbajtur nipin që e kishte rritur me shumë sakrifica. Ato fëmijë sot kanë mbaruar jo vetëm gjimnazin por dhe fakultetin dhe kjo më jep një kënaqësi të madhe shpirtërore. Gjithnjë kur më telefonojnë ose më takojnë më thërrasin “Mami” dhe unë qesh, sepse ato tani janë burrëruar dhe kanë në krah të dashurat e tyre. Kam dhe shumë histori të tjera që po I shkruaj tashmë në një libër, ku do të jenë dhe fotografitë.
Kohët e fundit jeni duke u impenjuar maksimalisht me një studente që e keni shpëtuar nga droga. Si është historia e saj? Si quhet ajo dhe ku i ka prinderit?
Monika është një vajzë e thjeshtë italiane. E njoha rastësisht në rethana shumë të këqija. Isha në lulishten e madhe që ka qyteti ynë. Aty ndodhet dhe busti I artistit tonë të madh Aleksandër Mojsiut, që unë e vizitoj shpesh dhe ia tregoj me krenari miqve të mij italianë, sepse ai është krenaria e artit tonë shqiptarë. Ndërsa po debatoja me një gazetar Italian për emrin e aktorit ma këputi shpirtin një vajzë e imët që qante dhe ashtu e fshehur mes pemësh ,e thoshte :”Voglio morire” (dua të vdes). I thashë mikut tim që do shkoja tek ajo ..dhe shkova. Ajo më lutej ta lija rehat por I fola me gjuhën e një nene. Mbas ngulmimit timë më tregoi se e kishte qëlluar I dashuri I saj në sy sepse nuk donte të shkonte të bënte dashuri me shokun e vet. Mbeta e befasuar për këtë fakt. Më pas ajo më tregoi se ishte nga periferia e Udines dhe se prindërit e kishin sjellë të studionte për farmaci. Kishte ardhur në Trieste dhe jetonte me dy mikeshat e saj. Gjithçka mirë derisa ishte njohur me Xhulion, I cili e shtynte të mos mësonte, të braktiste provimet dhe të pinte hashash. Prindërit I dërgonin para për shkollën ndërkohë që ajo ia ndante me Xhulion për hashash. Pasi prindërit e saj morën vesh të vërtetën vajza ishte e dëshpëruar sepse e kishte braktisur familja. E mora me vete. Shkuam në urgjencë ku fillimisht kuroi plagët dhe më pas erdhi në shtëpinë time. U sistemua me një punë dhe pjesa tjetër rrinte në shtëpinë time. Me të dashurin e saj u nda përfundimisht, me punën lau borxhet e drogës dhe pas gjashtë muajsh u pajtua me familjarët e saj. Monika vazhdon akoma të rrijë në shtëpinë time. Tani pas 5 vjetësh ajo po vë në jetë ëndrrën e saj të madhe për tu bërë farmaciste e bimëve mjekësore dhe vazhdon të punojë në një farmaci. Përveç ëndrrës së saj më thotë shpesh se është e lumtur që arriti të realizojë ëndrrën e saj dhe të prindërve. Unë vazhdoj të jem “nëna spiritual” e saj. Nuk do e harroj kurrë kënaqësinë që më ka dhënë ajo vajzë kur më ftoi që ta festoja ditëlindjen në fshatin e saj. Në sheshin para kishës së fshatit kishte ftuar gjithë banorët dhe pasi u foli për mua, u bë një festë e madhe që sinqerisht më ka bërë disa herë të skuqem. Me Monikën jam shumë kërkuese dhe dhëshiroj që ajo të mbaroj fakultetin me rezultate të larta. Shopesh ajo u shprehet fëmijëve të mi ,se unë jam si gjermankë e rreptë, por unë jam shumë e preokupuar për të ardhmen e saj. Dëshiroj me gjithë zemër që të ketë fat në jetë...

12 aprile 2010

Martirizimi i intelektualit Kostaq Stefa/në kuadër të 60-vjetorit të vrasjes

Martirizimi i intelektualit Kostaq Stefa/në kuadër të 60-vjetorit të vrasjes
Flori Bruqi
Libri i Eleni Stefës, dedikuar bashkëshortit të saj Kostaq Stefa,që u ekzekutua nga diktatura në moshën 42-vjeçare, është në një paraqitje tipografike të bukur, i pajisur me foto në ballinë e në brendi, me redaktore Zhuliana G.Jorganxhiun dhe me ballinën e paraqitur artistikisht nga Kostandin Leka.
Përse është mbresëlënëse kjo vepër? Më duket se disa nga veçoritë dalluese të librit janë përshkrimet e natyrshme, me fjali të thjeshta, me narracion që e paraqesin si një vepër letrare kujtimesh të dhimbshme, gjë që krijon jo vetëm ndjenja estetike te lexuesi, por edhe besimin në vërtetësinë pa artifise të një realiteti tragjik që pësoi një familje e dëgjuar, e madhe dhe me prestigj të padyshimtë, në Berat.
Duket se mësuesja Eleni Stefa ka dhuntinë e të treguarit, të kulturës së paraqitjes së ngjarjeve në një stil të thukët, që të rrëmben me episode që të dalin herë-herë si të papritura. Befasia qëndron në atë se kemi të bëjmë jo si në mjaft vepra kujtimesh, kur njerëz të pafajshëm pësojnë hakmarrjen e pashpirt të diktaturës ndaj familjarëve, të afërmve, madje edhe të miqve.
Mësusja Eleni Stefa
Kështu gama e vuajtjes mbarëvendore pasurohet me pamje të një natyre të dhunës édhe ndaj familjesh apo individësh që e kishin parë me sy të mirë lëvizjen nacionalçlirimtare, pavarësisht se nuk përziheshin në ndonjë aktivitet politik. Një titull i f. 93 është "Pas çlirimit të vendit". Ka autorë të cilëve nuk u bën zemra ta përdorin fjalën "çlirim". Janë çështje interpretimesh. Mund të mos ketë pushtues, por nuk je i lirë. Shumëkush përdor togfjalëshin "Pas Luftës", ose "pas Luftës II Botërore".
Shkrimtarja dhe humanistja Vitore Kostaq Stefa-Leka
Kjo s'ka të bëjë me "mohimin e luftës nacionalçlirimtare", që nuk ka ngjarë, në fakt; por është ngritur zëri si tepër nga fanatikë të pandreqshëm përkundër vërejtjeve që kanë të bëjnë me deformimin e asaj lufte dhe me nënshtrimin vasal ndaj atyre që s'ia kanë dashur të mirën vendit tonë. Libri nuk përshkohet, pra, nga mllefe përkundrejt një regjimi që i shtonte "armiqtë" me kriteret e tij patologjike që e bënin të pandryshueshëm në bindjen se sistemi politik i vendosur, mbrohej përmes frikës dhe terrorit. Pastaj, vëllezërit e Elenit ishin partizanë dhe Kostaqi, me shpirtin e tij të butë, i kishte të gjithë miq. Kur ishte pedagog në shkollën teknike (1926-1933) kishte nxënës edhe Mehmet Shehun, me të cilin takohej edhe në kohën e Luftës.
"Mbaj mend – shprehet Eleni, - se nga mesi i vitit 1942 në shtëpinë tonë erdhi Mehmet Shehu, ku qëndroi dy ditë e dy net. Ishte me Fiqereten, e cila ishte beratase. Si ilegale, ajo nuk mund të shkonte në shtëpinë e saj. Kostaqi ishte në këshillin e lagjes dhe aktivistja Filla Cici i kishte sjellë në shtëpinë tonë Mehmetin dhe Fiqreten. Pasi u përqafua Mehmeti me Kostaqin, i tha Fiqretes: -"Ti shko ku të duash, se unë e gjeta strehën time te profesori im!". Ky episod ngërthen një dukuri që u shfaq hapur më vonë: Komunistët e rëndësishëm (nuk po flasim për ata që i rrëmbeu rryma, si vëllezërit e Elenit), u ndihmuan për strehim nga shoqëria, nga shokët e shkollës, nga të afërtit, nga elementë profesionesh të ndryshme, nga tregtarët…(pavarësisht nga bindjet e tyre politike). Por, kur erdhën në fuqi, nuk treguan asnjë solidaritet ndaj atyre që i kishin mbajtur në shtëpitë e tyre. Tefik Mborja ishte ministër, në kohën e pushtimit. Por kishte strehuar Enverin, Nakon, Ymer Dishnicën. Diktatori i ardhshëm dihet sesi e kishte bërë si shtëpinë e vetë, atë të Bahri Omarit.
Shkrimtarja Mardena Bardhyl-Vitore Kelmendi
Libri hapet si një roman që zgjon kureshtjen e lexuesit, me një zbritje të detyruar në Belsh të një avioni ushtarak me 30 amerikanë, 30 prej të cilëve ishin femra; disa ishin infermiere. Kahreman Ylli kishte kërkuar ndihmën e Kostaq Stefës për t'i shoqërurar deri në Vlorë. "Partizanët shqiptarë i ndihmuan amerikanët e humbur dhe filloi, kështu, një udhëtim i gjatë dhe i rrezikshëm drejt bregut të Adriatikut" (59). Në nëntorin e vitit 1943 ishim aleatë. Nuk vonoheshim të bëheshim armiq. Madje edhe ky bashkëpunim me partizanët nga ana e Kostaqit, për të shpëtuar miqtë tanë të luftës, do të shndërrohej në aktakuzë, në shkurt-mars të vitit 1948. Të shpëtuarit i dhënë një palë dylbi Kostaqit, për kujtim. Kostaqi ia fali Mehmetit.
Por a e ndihmoi ky atë që e quante me respekt "profesor", nga një gjyq që e çoi para plotonit të ekzekutimit, më 8 mars të vitit 1948? Mehmet Shehu në vetëdijën e tij duhet ta dinte mirë se Kostaqi ishte tërësisht i pafajshëm. Por ai dinte fare mirë edhe kriteret e luftës së klasave të cilat i kishin robotizuar hierarkët e regjimit komunist.
Madje edhe vetë Mehmeti kishte bërë shkollën e Fulcit dhe bash për këtë, nuk mund të bënte asgjë, veç të ndiqte shembullin e Enverit kundrejt Bahriut, siç kishte shkruar Kadareja në "Legjenda e legjendave": paskëtaj nuk do të kishte mëshirë për askend. Pra, fati i Kostaqit ishte paracaktuar ngase kishte pasë qenë nxënës i shkollës së Fulcit. Koha tregoi se Fulci ishte një mik i sinqertë i Shqipërisë dhe nxënësit e tij i mësonte sesi të ishin qytetarë të dobishëm për t'i shërbyer kombit. Shkolla teknike sot mban emrin e tij.
Pastaj Kostaqi ishte një njeri i përshkruar me ndjenjë të thellë si familjar i përkryer, në parathënien e librit, të shkruar nga të dy vajzat e tij, Elda dhe Vitore: ai përbënte çiftin shembullor me bashkëshorten Eleni, e cila shpreh të gjithë dashurinë e saj dhe dhimbjen e paharruar në këtë libër. Ai, nga studimetnë Firence, kishte bërë të vetin artin fiorentin admironte ariet e muzikës klasike,por ishte i dashuruar edhe me muzikën sentimentale italiane: "Firenze, stanotte,sei bella…". Ishte me ndjenja të holla dhe nuk interesohej për politikën, siç shprehen njëzëri ata që e njihnin dhe siç na kishte thënë edhe i biri, i ndjeri Aldred, të cilin e njoha pas rënies së diktaturës: Këngën italiane "Firenze sogna" ai e këndonte vetë dhe përthithej nga poezia e saj: "Intrno c'è tanta poezia, / per te, vita mia / sospira il mio cuore".
Por ky shpirt i butë poetik duhej të përballej, tani, me kërcënimin e arrestit. Po arrestoheshin nxënësit e Fulcit. Një mik e kishte këshilluar se mos gjente ndonjë mundësi për t'ia mbathur. Kostaqi, sipas dëshmisë së Elenit, i ishte pëergjigjur se s'kishte përse ta bënte një gjë të tillë : "Unë isha profesor në shkollën e Fulcit dhe amerikanët i shoqërova me urdhër dhe me dijeni të plotë të partizanëve" (98). Eleni tregon e drithëruar për 8 shtatorin e vitit 1947, kur Kostaqin e arrestuan. Imtësisht. E ngashëryer. – "Ai shkoi drejt së panjohurës për të shpëtuar 30 jetë njerëzish, që luftonin nazizmin gjerman, armikun e përbashkët, që na kishte pushtuar. Ai ishte i pafajshëm. Duhet të vijë në shtëpi". E kërkoi në burg: - "Këtu e kemi qenin. Bashkë me armiq të tjerë", - i kishte thënë oficeri.
I vëllai i Lenit, ish-partizan, e këshilloi që t'i shkruante Aranit Çelës. Më 1 mars të 1948-s Elenin e thirrën në Degën e Brendshme dhe i thanë se Kostaqit i ishte falur jeta! Por më 30 mars të këtij viti, kur Alfredi vajti me një pastë në burg, polici ia mori pastën dhe i tha: - "Për Kostaqin i keni këto? Thoni rroftë Partia, se ai është pushkatuar sot në mëngjes!". Skena të tilla të një cinizmi njerëzish të pashpirt ka shumë në këtë vepër që përshkruan me dramaticitet por thjeshtësisht kalvarin familjar, dëbimin nga shtëpia, sekuestrimin gjer në plaçkat më të nevojshme shtëpiake, nga ana e një regjimi totalitar, që kishte sindromën që të shihte armiqtë edhe te njerëzit e pafajshëm.
Lexuesit i duhet lënë koha të ndodhet, gjatë leximit të këtij libri, edhe përpara befasish të tjera të shumta, që dëshmojnë sesi u shkatërrua mizorisht një familje e madhe dhe nga më të njohurat e Beratit, për traditat e saj dhe fisnikërinë e personave që e përbënin.
Të gjithë këta ishin me kulturë dhe kishin lexuar, madje, edhe librin e famshëm "Noi vivi", që bënte fjalë për tmerret në Bashkimin Sovjetik. Por këta tanët s'e ndjenin veten fajtorë për asgjë. Ishte një iluzion. Lufta e klasave, siç ka thënë Pierre Vergniot 200 vite më parë në Paris (1793), as që do të donte t'ia dinte për të fajshëm apo për të pafajshëm. Libri I kalon caqet e një monografie familjare, për një person të dashur, si në rastin e Kostaq Stefës, ai është një manifet kundër diktaurrës, kundër gjithë asaj dore gjakatare që vrau, internoi e persekutoi me qindra intelektualë me bindje perëndimore, që nuk kurseu as pasardhësit në emër të luftës vëllavrasëse të absurdes "lufta e kalsave".
Megjithatë, një grua e mençur e me kulturë si Eleni Stefa, në një moshë fisnikërie, me nëj mendje e një arsyetim për t'u pasur zili, nëpërmjet faktesh, ngjarjesh, kujtimesh dhe emocionesh të shumta ka portretizuar aq bukur një intelektual të viteve 30-40, , që në fakt është edhe bashkëshorti i saj. Libri mbyllet me optimizëm, mbyllet me vlerësimin e figurës së tij, mbyllet me pasardhësit që jo vetëm janë krenarë për veprën e babait të tyre, por në rrugën e tij edukojnë edhebrezin e ri. Për figura të tilla si Kostaq Stefa nuk mjaftojnë vetëm tituj, dekorata apo urdhra pas vdekjes, por emri i tij duhet të përjetësohet në rrugë, në shkolla apo institucione të tjera që sot, për fat të keq, ende mbajnë emra komunistësh, atentatorësh e agjitatorësh të flaktë që i bënë gjëmën këtij vendi për 50 vjet me radhë.
Kostaq Stefa është nderuar me titullin e larë "Dëshmor i Demokracisë", në qershor 1993. Po ashtu me dekorata janë vlerësuar edhe Gjergj Stefa, vëllai i gjyshit të Kostaqit, apo Telemak Stefa, vëllai i Kostaqit. Dekorimi më i fundit i takon vajzës së kostaqit Vitores, e cila u nderua nga Presidenti me me "Medaljen e Mirënjohjes", per me motivacionin: "Për ndihmën humane dhënë emigrantëve shqiptarë në nevojë, për veprimtarinë aktive në mbrojtje të të drejtave të tyre".
Portreti i martirit Kostaq Stefa plotësohet më mirë nga fëmijët e tij përmes kujtimeve, apo edhe nga shkrime e opinionetë ndryshme që plotësojnë figurën shumëdimensionale të tij. Me mjaft interes janë fotografitë që mbyllin librin, të cilat,hap pas hapi, vit pas viti, etapë pas etape, sikur ngjizin fjalët e thëna me imazhin e atij intelektuali model, që la gjurmë në kujtesën e një kombi, që la pas një emër, një vepër që të bën të ndihesh krenar. Pjesë nga parathënia "Amanet, fëmijët! Mos m'i lerë pa shkollë!", do t'i thoshte ai nënës sonë Elenit një ditë para pushkatimit, ato katër minuta të takimit të fundit me të, tek i falte atë shami të përgjakur nga plagët të marra nëpër torturat çnjerëzore.
"I thuajini gruas të më ketë amanet fëmijët dhe t'u japë atyre shkollë!" Këto do të ishin përsëri fjalët e tij të fundit. Ky do të ishte dhe amaneti i tij, tek shkonte drejt vdekjes me duart e lidhura me zinxhirë kafshësh me dryn, për ta lënë me dekada të tëra pa emër dhe pa varr!… I kishin lidhur ato duar, që vetëm dinin të përdornin aq bukur penën e diturisë dhe kurrë thikën prapa shpine, siç ia kishin ngulur atij spiunët e Sigurimit. Po shkonte drejt vdekjes një nga intelektualët patriotë, stërnipi i të madhit dhe të përndriturit Kostandin Kristoforidhit, nipi i trimit Gjergj Stefa dhe biri i patriotit Vangjel Stefa.
Po shkonte drejt vdekjes, i dënuar me pushkatim nga një rregjim i egër diktatorial me akuza të ngritura mbi gënjeshtrën dhe mashtrimin, të cilat ai s'i pranoi asnjë çast as edhe nën torturat më çnjerëzore. Po shkonte drejt vdekjes me pushkatim, një i pafajshëm, ati ynë i shtrenjtë, "Martiri i Demokracisë", Kostaq Stefa, i cili për ne fëmijët e tij, me martirizimin e tij u bë dhe mbetet përjetësisht një shenjt i vërtetë. Dhe sot mbas kaq vitesh, mbas atij kalvari, që na u desh të hiqnim pas vdekjes së tij, tek nisim e shkruajmë për të, na del përpara figura e shenjtë e tij, të cilën jemi përpjekur ta sjellim si një kujtim të paharruar me këtë libër.
Krijimi i këtij libri nuk ishte thjesht një peng i yni për atin tonë të shenjtë, por ishte dhe një obligim për të treguar sado pak një nga ato figura, që padrejtësisht u martirizuan nga diktatura komuniste dhe vetëm demokracia i ngriti lart në pjedestal, ashtu kur e nisëm librin, ndjenim një detyrim të madh ndaj familjes sonë Stefa, ndaj atit tonë të shtrenjtë Kostaq Stefa, ndaj vëllait Alfredo, që u nda nga ne në vitin 1995, por mbi të gjithë ndaj nënës sonë Eleni Stefa, e cila sakrifikoi shumë në jetë për të mbajtur, që nga mosha tridhjetëekatërvjeçare, një familje, që ishin të pesë fëmijtë e saj, të cilëve diktatura gjakatare, më e egra që ka parë historia shqiptare,u hoqi nga gjiri atin e tyre, pa asnjë lloj faji.
“Kostaq Stefa, martir i demokracisë” titullohet libri in memoriam, me 234 faqe, i cili të ofron dy befasira: së pari, moshën e thyer të autores së tij, Eleni Stefa, e cila momentalisht është 95 vjeç dhe së dyti, sepse është përmbushja e një pengu që asaj i ka vluar brenda vetes për vite e vite me radhë. Në qendër është figura e të shoqit, të ndjerit Kostaq Stefa, pushkatuar më 3 mars të vitit 1948 nga komunistët. Kujtime të trishta dhe rrëqethëse e përshkruajnë librin mësusja Eleni Stefa. Një gjuhë e veçantë që rrjedh, jo vetëm nga kultura gjuhësore e autores arsimtare, por edhe nga dhimbja e dashuria e një gruaje, e cila vuajti persekutimin gjysmëshekullor, pas pushkatimit të të shoqit që i la pesë fëmijë.
Kujtimet e zonjës Eleni nuk janë thjesht e vetëm personale, por ngacmojnë memorien e të gjithë atyre njerëzve që provuan tmerret e e genocidit të pamëshirshëm komunist. Në tregimin e jetës së saj, të shkrirë me atë të bashkëshortit dhe pesë fëmijëve, zonja e madhe beratase bëhet vetë ciceroni i dhimbjes familjare, i vuajtjeve dhe privacioneve që iu rezervuan gjatë gjithë jetës. Nga nënshtresa e radhojve të tregimit të saj mëson edhe një herë se, pak, shumë pak gra mbetën simbole të mbijetesës njerëzore, duke treguar se, përveç atyre që u nënshtruan dhe u vunë në shërbim të armës së ish-Sigurimit të Shtetit ekziston edhe një kontigjent tjetër, ai i të panënshtruarve, i atyre që pranuan privacionet e mëdha për të mos tradhtuar kujtimin e bukur të jetës. Njera prej tyre është edhe Eleni Stefa, apo zonja Leni siç vazhduan ta quajnë beratasit edhe pas pushkatimit të bashkëshortit të saj, Kostaq Stefa, i cili në vitin 1993 mori titullin “Martir i demokracisë”. * * * Në hyrje të librit autorja shkruan: “Këtë libër ua kushtoj: bashkëshortit tim Kostaq Stefa, intelektualëve të nderuar beratas, Hamit Myftiu (ish-deputet), Tajfur Haznedari dhe njeriut të Zotit, Baba Bedri Cakranji, eshtrat e të cilëve u gjetën pas 45 vjetësh, më 18 janar 1993, të lidhur me zinxhir kuajsh, të mbyllur me dryn, ashtu siç ishin pushkatuar pa faj, më 3 mars 1948, si edhe gjithë intelektualëve dhe viktimave të pafajshme që e pësuan nga tragjedia komuniste shqiptare 1944-1992...” Më tej, në kapitullin hapës, dy prej vajzave të të ndjerit, Elda dhe Vitore Stefa (Leka), një emër i njohur në qarqet intelektuale krijuese e artistike të emigracionit shqiptar, jo vetëm si shkrimtare e poete, por edhe si humaniste, citon: “Kur nisëm të hidhnim në letër fjalët e nënës sonë Eleni, “Mësuese e popullit”, dora dhe shpirti na dridhej. Po na dilte para syve portreti i një ati të dashur dhe të urtë, të thjeshtë deri në madhështi e të dashuruar pas jetës, dijes, kulturës; një bashkëshort i respektueshëm, i dashur; një prind që deri në frymën e fundit shpirtin dhe mendjen e pati tek ne, fëmijët e tij…” Krimi ndodhi më 3 mars të vitit 1948, kur Kostaq Stefa sapo kishte kapërcyer të 40-at, duke hyrë në pragun e burrit të pjekur. “Na e martirizuan atin tonë të shtrenjtë atë natë marsi. Kishte shtatë muaj që na i kishin shkulur nga vatra familjare, duke e hedhur në birucat e errëta të Sigurimit të Shtetit, duke e torturuar çnjerëzisht, duke ia bërë trupin plagë… Shtëpia jonë mbeti pa kryefamiljarin e saj, tryezës sonë i mungonte kreu, nënës sonë, shenjtores sonë të bukur, Elenit, i prenë krahët, sepse e lanë pa bashkëshortin e dashur, pa shokun e jetës, të mendimeve, këshillave dhe mbi të gjitha, pa atin e fëmijëve të saj…”, - citojnë në kapitullin “Shenjtërimi i një martiri” Vitorja dhe Elda, ndërsa në faqet që do të vazhdojnë autorja 93-vjeçare, Eleni Stefa, do të kujtojë: Shtëpia e Stefave “Është një shtëpi e vogël aty në lagjen e bukur “Mangalem” të qytetit të lashtë dhe historik të Beratit, në pragun e së cilës hynë dhe dolën burrat patriotë të fisit Stefa, të cilët u përpoqën dhe luftuan për Shqipërinë, me zemër e shpirt tek liria… Ndër ta do të shquhej në veçanti Gjergj Stefën, që së bashku me të vëllain, Kozmanë, ishte ndër patriotët më në zë të Sanxhakut të Beratit… Përveçse një ekonomist i zoti dhe një patriot zemërzjarrtë, Gjergji ishte edhe një diplomat i zoti dhe i shkathët. Gjergji drejtonte si kapedan i vërtetë një forcë prej 1300-1500 luftëtarësh, e cila ishte krijuar në Sanxhakun e Beratit për të qenë e gatshme të përleshej me trupat rregullta të ushtrisë osmane… Gjergji u aktivizua që në ditët e para të krijimit të degës së Lidhjes së Prizrenit për Beratin dhe u bë një mbështetje e fuqishme e kësaj lidhjeje. Ai njihej personalisht vetë me një nga prijësit e kësaj lidhjeje, me të ndriturin Abdyl Frashëri, i cili e vlerësonte shumë lart rolin e Gjergji Stefës. Por, figura e shquar e Gjergjit nuk mund të mos binte në sy edhe të të huajve që ndiqnin jetën shqiptare. Kështu zv.konsulli francez në Janinë, Ners, i shkruante qeverisë së tij më 1878-ën: “Shqiptarët e Beratit duan ndarjen nga Turqia. Një rol drejtues dhe komandues luan edhe kapedani trim Gjergj Stefa…” Vëllai i Gjergjit, Kozma Stefa, u martua me Marie Kristoforidhin, motrën e të përndriturit mëmëdhetar Kostandin Kristoforidhi. Nga kjo martesë u lindën djemtë: Jani dhe Vangjeli…” Kostaq Stefa “Bashkëshorti im, Kostaq Stefa, u lind më 20 maj 1905, nga prindërit e tij Vangjel dhe Parashqevi Stefa, të cilët vazhduan të jetonin në shtëpinë e madhe të Stefave, në lagjen “Mangalem”. Në periudhën e fëmijërisë së Kostaqit familja e madhe e Stefave ishte një nga më të pasurat dhe më fisniket e qytetit të Beratit, ndaj dhe atij nuk i mungoi asgjë si nga ana ekonomike, por veçanërisht nga ana e formimit etiko-kulturor dhe patriotik. Pas përfundimit të shkollës qytetëse, duke parë rezultatet e shkëlqyera të të birit, Kostaqit, ati i tij Vangjeli, njeri arsimdashës dhe me kulturë të gjerë, vendosi që të birin ta çojë me studime në Shkollën Teknike shqiptaro-amerikane, që sapo ishte çelur në Tiranë. Kjo shkollë ishte krijuar me ndihmën e Kryqit të Kuq amerikan, në vitin 1922 dhe deri në vitin 1933, kur Zogu do ndërmerrte hapin përfundimtar për ta shtetëzuar, kjo shkollë u ndihmua nga Kryqi i të Rinjve dhe përmes veprimtarive të ndryshme ndihmuese. Dëshira për të mësuar, vullneti dhe zgjuarsia bënë që Kostaqi të shkëlqente si nxënës i kësaj shkolle, ku si drejtor, nga viti 1922-1933 do të ishte profesori i përkushtuar amerikan Harry Fultz, emrin e të cilit mban sot kjo shkollë. Duke vlerësuar këto rezultate të tij, pas përfundimit të shkollës në vitin 1926, drejtori dhe pedagogu Harry Fultz e emëroi atë pedagog në këtë shkollë. Kostaqi kishte shkëlqyer në mënyrë të veçantë në gjuhën angleze dhe në vizatim teknik, gjë kjo që ndikoi në caktimin e tij si pedagog pikërisht i këtyre dy lëndëve dhe i gjeografisë. Pedagogu njëzet e një vjeçar e mori me shumë pasion profesionin e tij të ri dhe iu përkushtua me gjithë shpirt mësimdhënies. Ndër nxënësit që ai ka mësuar kanë qenë: piktori i mirënjohur Ibrahim Kodra, dëshmori Muhamet Gjollesha, Eqrem Stërmasi, Avni Zajmi, Stavro Bojaxhi, Irfan Tërshana, ish-kryeministri shqiptar i kohës së komunizmit Mehmet Shehu, Mirush Përmeti, Anton Delhysa, Dhimosten Malo etj… Ishte viti 1927 kur Kostaq Stefa u zgjodh kryetar i organizatës së parë “Boy Scouts” (boj skaut-ëve) të Shqipërisë, që u themelua brenda Shkollës Teknike dhe me nxënësit e saj. PO këtë vit ai u ftua në Londër nga organizata homologe “Boy Scouts”, për të marrë eksperiencë nga kjo organizatë me tradita të mëdha. Për këtë dëshmojnë dy fletore të trasha, që për fat i kanë shpëtuar kontrollit që Sigurimi i Shtetit i bëri shtëpisë sonë mbas arrestimit të bashkëshortit tim Kostaq Stefa…” “Jeta ime me Kostaqin” “Unë, Eleni, u linda në qytetin e bukur dhe historik të Beratit, më 15 qershor 1912, nga prindërit Theodhor dhe Theodhora Jançe, të cilëve u lindën gjashtë fëmijë. Im atë, Theodhori, këndonte shumë bukur dhe ishte psallt në një nga kishat e Beratit. Ai vdiq i ri, kur unë sapo kasha mbushur tetë vjeç. Ishte dhjetori i vitit shkollor 1924-1926 (atë vit u hap për të parën herë shkolla Normale Femërore në Korçë), ku u nisa së bashku me pesë vajza të tjera beratase. Ishte mëngjes herët, aty nga ora pesë, kur iu hipëm mushkave të dy qiraxhinjve voskopojarë, Naunin dhe Soton, burra me moshë aty tek 44-50 vjeç, duke udhëtuar për tri ditë rresht, rrëzës së malit Tomor dhe duke u çlodhur në ca hane me kushte jo të pëlqyeshme. Pas fillimit të Shkollës Normale, kthehesha në Beratin tim çdo verë, kur kishim pushimet. Kështu ndodhi edhe atë verë të viti 1927, kur në një nga ato ditët e gëzuara, pasi isha çmallur me të afërmit e mi, shkova të takoja një nga miket e mia më të ngushta, shoqen time të fëmijërisë Elpiniqi Stefën, ose siç e thërrisnim shkurt Niqin. U takuam dhe pasi shëtitëm dhe u çmallëm pak bashkë po ecnim rrugës që të shpinte për te shtëpia e saj. Aty, papritur na doli përballë vëllai i Niqit, Kostaqi. Kishim vite pa u parë. Ai ishte larguar nga Berati me vite dhe ja tani, unë para syve të tij nuk isha më ajo vogëlushja që rendte oborrit të shtëpisë së tij e luante me të motrën, Niqin. Vura re se për një çast sikur u shtang. Tani para tij unë isha një zonjushe që kishte hedhur shtat, e veshur bukur, sipas modës, por edhe ai kishte ndryshuar shumë. Ishte bërë një djalosh i bukur, me flokë të dredhura e të ndara në mes, me atë hundë të drejtë, me faqet ku i qëndronte një tis i lehtë i kuqi, me dy buzët e plota. Eshe ai ishte i veshur bukur, sipas modës, me kostum dhe kravatë. U përshëndetëm dhe unë nuk i qëndrova dot shikimit të tij ngulmues. Na ftoi në shtëpi dhe unë me Niqin e ndoqëm pas. Në vitin 1932 ne u martuam nëpërmjet një dasme të zhvilluar në Tiranë, ngaqë Kostaqi kishte ndërmend të jetonim aty. Pas martese ai vazhdoi të jepte mësim në Shkollën Teknike, kurse unë fillova të jepja mësim në një kopësht parashkollor. Në vitin 1933 Shkolla Teknike u mbyll, sepse u shtetëzua dhe Kostaqi, së bashku me shukun e tij të ngushtë, Beqir Haçi, fituan bursën për të vazhduar studimet në “Instituto Superiore di Magistero” në Firence të Italisë. Në mbrëmjen e 24 marsit 1934, duke u gdhirë Dita e Shën Vangjelizmoit (që ishte edhe shenjti i familjes Stefa), unë në dhomën lart, e ndihmuar nga nëna Parashqevi dhe mamia e qytetit prisja lindjen e fëmijës sonë të parë që lindi atë natë. Ishte djalë. Gëzimi ishte shumë i madh. Djalin e pagëzuam me emrin Alfredo dhe Llazar, sepse, sipas fesë ortodokse, fëmija duhej të mbante dy emra. Pas lindjes së djalit Kostaqi u kthye përsëri në Firence, ku studioi për tre vjet dhe në vitin 1936 u diplomua me rezultate shumë të mira. Tani ai ishte një pedagog i përgatitur katërcipërisht dhe u kthye në Beratin e tij të dashur, me dëshirën e madhe për t’iu dhënë dituri nxënësve të tij…” [Photo] Kujtimet e amerikanes Mangerich “Një mbasdite të ftohtë të javës së parë të nëntorit 1943 Kostaqi u vonua më tepër se zakonisht. Ne të gjithë ishim në merak të madh, sepse ai gjithmonë lajmëronte kur nuk mund të vinte për drekë. Kështu që, sapo hyri në shtëpi të gjithë filluan t’i tërhiqnin vërejtje. Ai na qetësoi, duke na thënë se nuk kishte ndodhur asgjë e veçantë dhe më vonë na tregoi se një avion me 30 amerikanë, ku bënin pjesë edhe infermiere femra, që të gjithë ushtarake, kishte rënë andej nga Belshi dhe pas disa ditë ecjeje në këmbë të udhëhequr nga korrierë partizanë priteshin që të nesërmen të mbërrinin në Berat. Ishte vendosur për shpërndarjen e tyre nëpër baza dhe dy nga infermieret ushtarake amerikane do të strehoheshin tek ne, për aq sa të vendosej largimi i tyre nga Berati. “Ata janë aleatët tanë në luftën kundër gjermanit dhe janë në rrezik të madh po t’i kapin gjermanët ose bashkëpunëtorët e tyre”, - na tha Kostaqi. Të nesërmen në mëngjes ai më tha t’i bëja gati veshmbathjet dhe çfarë do t’i duhej për rrugën shoqëruese të amerikanëve, që nuk dihej për sa kohë do të zgjaste. Po ashtu, na porositi të gjithëve të përgatiteshim për pritjen e dy infermiereve amerikane, të cilat, me siguri do të kishin nevojë të laheshin dhe duhej të gjenin tek ne një mjedis çlodhës. Për të dhënë gjithçka sa më realisht, unë më poshtë po citoj pjesë nga libri “Ikje nga Shqipëria”, të cilin autorja e tij, Agnes Jensen Mangerich, njëra prej infermiereve të grupit që ra bashkë me helikopterin në Belsh, togere e ushtrisë amerikane, ma ka dërguar me përkushtim. “Më 8 nëntor të vitit 1943, infermierja e ushtrisë amerikane Agnes Jensen linte pas krahëve një shi të ftohtë në Katania, Siçili dhe hynte në një C-53, aeroplan për transport. Por, ajo dhe 12 infermieret e tjera nuk arritën kurrë në Bari, Itali, ku duhej të transportonin ushtarët e plagosur, në spitale larg linjave të frontit. Një stuhi e fuqishme dhe ndjekja nga “Messerschshmitt”-ët gjermanë ishin shkaqet e uljes së detyruar të avionit në një vend të humbur të Shqipërisë, duke lenë infermieret, skuadrën e mjekëve dhe ekuipazhin e fluturimit të bllokuar dhe të humbur në një territor të pushtuar nga nazistët. Partizanët shqiptarë i ndihmuan amerikanët e humbur për të gjetur një Mision të Inteligjencës Angleze dhe grupi filloi kështu një udhëtim të gjatë dhe të rrezikshëm drejt bregut të Adriatikut, gjatë javëve që ndoqën. Ata kaluan malin e dytë në Shqipëri për nga lartësia, nëpër stuhi të forta bore, u goditën nga aeroplanët gjermanë, arritën të braktisnin një qytet pak çaste para se të bombardohej dhe u gjendën në pamundësinë për të bërë diçka. Një përpjekje për t’i shpëtuar ata dështoi, duke u penguar nga forcat naziste.” “Jensen ishte shumë e lumtur kur ajo dhe Vilma Lytlle, lindur në Kentucky, u caktuan te shtëpia e përkthyesit. Ishte me të vërtetë një fat të strehoheshe në shtëpinë e dikujt që fliste anglisht. Burri prezantoi veten me emrin Kostaq Stefa. Ishte gati duke rënë dielli, kur ato arritën në shtëpinë e rehatshme, dykatëshe, të Stefës… Dhoma ishte e ngrohur nga një sobë që shpërndante në mënyrë uniforme ngrohtësinë pa atë tymin e prodhuar nga oxhaqet. Stefa prezantoi gruan dhe prindërit e tij dhe pastaj ftoi Jensen dhe Vilmën të ndiheshin si në shtëpinë e tyre. Znj. Stefa, një grua e dobët me flokë të zeza, e cila fliste një anglishte minimale, ishte mësuese në shkollën elementare të Beratit. Çifti kishte katër fëmijë, më i vogli i të cilëve ishte vetëm tre muajsh. “Anglishtja juaj është e përkryer”, - i tha Jensen të zotit të shtëpisë. - Nuk mund të rri dot pa pyetur veten nëse keni ndjekur ndonjë shkollë jashtë Shqipërisë?!” Stefa buzëqeshi: - “Po, kam bërë shkollë në Itali disa vite, por nuk kam studiuar kurrë në një vend ku flitet anglisht.” Ashtu si Hasani, edhe ai e kishte mësuar anglishten në shkollën shqiptaro-amerikane. Por Stefa, ndryshe nga Hasani, e kishte frekuentuar këtë shkollë për katër vjet… “Shpresoj të mos të të bezdis me pyetjet e mia, por jam kurioze të di pse njerëzit këtu kujtuan se ne jemi një forcë pushtuese?”, - tha Jensen-i. “Njerëzit këtu kanë pritur një kohë të gjatë që amerikanët të na dërgonin ndihma, në mënyrë që ne të luftojmë efektivisht gjermanët. Kur u hap fjala e ardhjes suaj, të gjithë njerëzit kujtuan se filloi pushtimi amerikan...” Ditë ankthi “Ikja e Kostaqit në misionin e caktuar për shpëtimin e ushtarakëve amerikanë në mes të atij dimri të egër të vitit 1943 dhe sidomos rreziku që mbartte ky mision me gjermanët që gjendeshin kudo, për mua në veçanti, por edhe për gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes sonë ishte një gjendje ankthi shumë e vështirë. Megjithatë, kjo ngjarje sikur na bëri më të fortë dhe më të vendosur… Një të shtunë Kostaqi ishte në Tiranë, sepse Maria, motra e tij e madhe ishte e sëmurë. U kthye të dielën dhe unë menjëherë e kuptova, sa e pashë, se ishte shumë i mërzitur. Nuk i fola para fëmijëve, por pasi ata të pestë fjetën, mbetëm të dy tek dhoma e zjarrit dhe unë e pyeta: “Maria ishte shumë e sëmurë? - Jo, jo. Maria ishte fare mirë. Kishte patur një grip të lehtë”, - m’u përgjigj. “Po unë të shoh të mërzitur”, - i thashë. “Ke të drejtë, - më tha. - Po jam i mërzitur se po bëhet kërdia. Kanë filluar me teknikasit dhe Andrea, burri i Marias, më tha se po arrestojnë njerëz që kanë patur të bëjnë me amerikanët, sepse tani që i kemi “armiq” dreqi e di se ç’po bëhet. Më tha të kem kujdes, të mos flisja me njeri. Bile ma tha: “Kostaq nuk ke mundësi të ikësh jashtë?” Kjo gjë më çuditi shumë dhe iu përgjigja menjëherë se as që e shkoj nëpër mend një gjë të tillë dhe se s’kam përse të merakosem. Unë isha profesor në shkollën e Fultz-it dhe amerikanët i shoqërova me urdhër dhe dijeni të plotë të partizanëve. Ti Andrea, - i thashë, - e di si ishte puna. Ai më tha se, nga mënyra sesi po zhvillohen gjyqet, arsyeja dhe drejtësia nuk ekzistojnë. Prandaj jam shumë i mërzitur”, - më tha Kostaqi dhe vazhdoi: “Por ti Leni, sido që të vij puna duhet të bëhesh shumë e fortë.” Më 8 shtator 1947, sapo kisha rregulluar fëmijët, iu dhashë darkë dhe po bëhesha gati t’i vija në gjumë, kur ra zilja e portës. Pastaj porta u godit fort si me diçka të rëndë. Kostaqi, i cili ishte poshtë duke punuar në dhomën e pritjes, doli dhe e hapi portën. Ndërkaq, unë dhe prapa meje katër fëmijët dolëm poshtë. Aty ishin tre burra të veshur ushtarakë dhe të armatosur. Dëgjova njerin që tha: “Ti je Kostaq Stefa?”, kurse Kostaqi iu përgjigj: - “Po, unë jam”. “Në emër të popullit je i arrestuar”, - foli përsëri ai burri. Kostaqi u vesh dhe pasi e prangosën, dy prej tyre e vunë në mes dhe qëndruan te porta, kurse i treti u ngjit lart dhe filloi të kontrollojë një baulk u nuk kishte veçse lapsa dhe fletore. Pastaj ai zbriti poshtë dhe së bashku me Kostaqin dhe ata dy ushtarakët e tjerë dolën në rrugë. Unë u bëra si e marrë. Hodha krahëve një xhaketë si automat dhe i thashë Alfredos: “Të keqen mamaja, merru ti me fëmijët se unë po shkoj të shoh ku po e çojnë Taçin”. Dola si e marrë nëpër natë, në errësirë dhe rrugët ishin pothuajse të shkreta. Nuk dija nga t’ia mbaja dhe mora drejtimin nga burgu. Nxitova hapat dhe i dallova nga larg që po ecnin me Kostaqin në mes tyre. I ndoqa nga largësia deri sa i pashë që hynë te dega e punëve të brendshme, ku dihej se ndodheshin birucat e torturave. Prej asaj nate filloi kalvari i mundimshëm i jetës sime dhe i pesë fëmijëve të mi. “Jo, - thoja me vete, - këtu ka një gabim. Kostaqin duhet ta lirojnë sapo të sqarohet puna. Ai është i pafajshëm, pra duhet të vijë në shtëpi...” “Agjent i amerikanëve” “Sa shumë gabohesha. Këtë e kuptova kur fillova përsëri me ecejaket në Degën e Brendshme. Ushqimin që ia çoja, kur iu tekej ta pranonin e bënin copa-copa dhe e përzienin si me qëllim, të gjitha bashkë, të kripura dhe të embla. Ndërresat e Kostaqit, që merrja prej tij, ishin gjithmonë me shenja gjaku dhe plagësh. Atë po e torturonin dhe bashkë me të edhe familjen e tij. Unë isha si peshku pa ujë. Nuk dija çfarë të bëja. Nuk merrja dot vesh asgjë. Kishin kaluar tre muaj që s’e kisha parë Kostaqin. Fëmijët e ndjenin shumë mungesën e tij. Disa ditë pasi Kostaqin e kishin kthyer nga Tirana në Berat, më thirrën në Degën e Punëve të Brendshme dhe më thanë se do të takohesha me një farë Arif Selenica, hetues i Kostaqit. Deri në ato çaste për avokat as që bëhej fjalë. Më futën në zyrën ku ishte ai dhe një burrë tjetër me një makinë shkrimi përpara. Hetuesi, një verdhacuk, më përshëndeti e më tha të ulesha me shumë mirësjellje, pastaj filloi të më pyeste se si quhesha e çfarë pune bëja. Kur i thashë mësuese, ai u shpreh i bindur se do të merreshim vesh dhe po këtë gjë ia pohova edhe unë. “Dëgjo, pa më thuaj, sa herë ka ardhur Fultz-i në shtëpinë tuaj?”, - vazhdoi të më pyeste. “Fultz-i në shtëpionë tonë?! As edhe një herë”, - iu përgjigja. “Qysh as edhe njëherë? Po mbledhjet që janë bërë tek ju me Fultz-in, Ali Orizajn, Selam Tepelenën, Andon Ziun, Gaqi Goxhomanin e të tjerë?!” “Dëgjo shoku hetues, Fultz-i në shtëpinë tonë nuk ka qenë kurrë. Në shtëpinë tonë nuk është bërë kurrë asnjë lloj mbledhje”, - i thashë unë. “Po Kostaqi na ka thënë kështu. Këto ishin fjalët e tij”, - vazhdoi në të tijën hetuesi. “Unë Kostaqin e kam burrë dhe e njoh mirë. Nuk e besoj kurrë të ketë thënë gjëra të paqëna. Ma sillni këtu t’ia them në sy. Veç në ka lajthitur”, - i thashë unë. Hetuesi shtrembëroi fytyrën dhe pastaj më tha: “Mirë, mirë, si të duash, ne e dimë të vërtetën. Ti mendohu dhe mbase do të shihemi përsëri”. “Nuk kam ç’të mendoj. E vërteta është ajo që ju shpjegova”, - i thashë. “Mirë, mirë, mund të shkosh”, - më tha ai… Vendimi: “Dënim me vdekje” “Gjyqi i Kostaqit u bë në mesin e janarit 1948. Një gjyq me dyer të mbyllura, pa avokat mbrojtës, një gjyq ushtarak që drejtohej nga gjyqtari “lopçar”, kapiteni kriminel Bexhet Mema, i cili ishte sjellë nga Gjykata Ushtarake e Elbasanit. Të gjitha këto i mora vesh nga im vëlla Mitaqi, i cili shërbente si ushtarak dhe më tha të përgatitesha për më të keqen, sepse gjyqi ushtarak me dyer të mbyllura ishte për atë kohë një shenjë ogurzezë. Sapo mbarova mësimin u drejtova nga salla e gjyqit, tek kinemaja e Beratit. Rrugës takova Andon Myzeqarin, kumbarin tonë. Me zerin që i dridhej ai më tha: “Leni, hajde shkojmë për në shtëpi. Gjyqi ka mbaruar dhe u morën vesh edhe vendimet. Duhet të bëhesh e fortë se Kostaqin e kanë dënuar me vdekje, me pushkatim.” M’u rrotullua çdo gjë që më rrethonte. Nuk di se si nuk rashë në tokë. Andoni më vuri krahun dhe më drejtoi për nga shtëpia. Lajmi u përhap si rrufe në të gjithë Beratin. Shumë njerëz rrugës më shikonin dhe ulnin sytë me keqardhje. Arrita në shtëpi dhe sapo hyra brenda shpërtheva në vaj. Alfredoja, Elda, Vitoria ishin aty. Dy të vegjlit, Tina dhe Vangjushi, ishin në kopësht dhe në çerdhe. Fëmijët rrinin të heshtur dhe m’u afruan si të frikësuar. Hymë në dhomën poshtë bashkë me xha Ndonin, siç i thoshin fëmijët e mi. Ai i përkëdheli dhe filloi t’iu thoshte plot fjalë të mira, po ashtu edhe mua më tha se nuk duhej të mërzitesha aq shumë, pasi duhej menduar për të bërë kërkesën për falje në Gjykatën e Lartë në Tiranë. Pastaj ai u largua dhe unë atij njeriu i mbeta mirënjohesë për gjithë jetën… Dënimi i Kostaqit kishte rënë si bombë, si një rrufe në qiell të hapur, sepse askush nuk e priste që ta dënonin me vdekje. Çfarë kishte bërë? Cilin kishte vrarë? Cilin mori në qafë? Çfarë aktiviteti armiqësor kishte kryer? Me siguri Gjykata e Lartë do ta rishikonte këtë punë dhe duhej t’i falnin jetën… Atë natë për darkë erdhi Mitaqi, i cili, pasi më përqafoi fort mori në krahë Vangjushin, më të voglin e fëmijëve, të tjerët i puthi, iu dha një kuti me galeta, tip biskote që ua jepnin në ushtri dhe më tha t’i shkruaja një letër Aranit Çelës, kryetarit të Gjykatës së Lartë, ku t’i kërkoja që Kostaqit t’i falej jeta. Ai më tha ta shkruaja atë natë dhe të nesërmen t’ia jepja atij, pasi do të shkonte vetë në Tiranë dhe do të bënte të pamundurën që ajo letër të shkonte atje ku duhej. Shkrova një letër ku i shpjegoja jetën e Kostaqit, nga ç’familje patriotësh rridhte, se dhe ai vetë ishte një patriot demokrat i vërtetë, pastaj i lutesha që të kishte parasysh moshën e tij aq të re, 42 vjeç dhe pesë fëmijët, duke i shprehur besimin tim të plotë se do ta merrte parasysh lutjen time. Unë akoma mendoja se kisha të bëja me një njeri të arsyeshëm, një ish-partizan si vëllezërit e mi, me një njeri që përderisa kishte atë post të lartë do të vendoste vërtet drejtësinë. Ku e dija unë e mjera se po i lutesha një përbindëshi, një krimineli, që padronët e tij e kishin vënë atje, sepse ishte njësoj si ata dhe se Kostaqi ishte një nga “kurbanet” ndër mijëra të tjerë që dënoheshin si pa të keq nga këta katila të pashpirt dhe se urdhrin e jepte drejtpërdrejt diktatori Enver Hoxha. Letrën erdhi e mori Mitaqi dhe më tha se do të bënte çmos që ajo të bionte në dorën e Aranit Çelës. “Le të shpresojmë se mund të bëhet diçka në Tiranë”, - më tha im vëlla dhe u nda me mua, duke më lënë pas një fije shprese. Katër ditë pas dënimit me vdekje të Kostaqit, pesë burra, nga të cilët njoha vetëm një polic që e kisha parë te Dega e Brendshme, trokitën në portën e shtëpisë për të bërë konfiskimin e të gjithë pasurisë. Nga gjithë ajo shtëpi e Stefave na lanë vetëm gjashtë lugë, gjashtë pirunj, një thikë, nja dy tenxhere, një tigan dhe gjashtë pjata. Gjithçka e mbyllën në dhomën e pritjes, duke e vulosur me dyll të kuq. Ata morën edhe një orë dore të Kostaqit (kjo më vonë u pa në dorën e policit) si dhe 500 napolona floriri, që kur gjetëm letrën e shtetëzimit në vitin 1993, nuk rezultonin në asnjerën nga dy fletët ku ishin shënuar plaçkat e konfiskuara. Shtëpia jonë mbeti bosh, por mua tashmë nuk më bënte përshtypje asgjë…” Pabesia “Pas dërgimit të letrës dhe pas konfiskimit të pasurisë, shpirtin filloi të ma mbulojë një ankth i madh. Nuk dija çfarë të mendoja. Natyrisht, i vetmi mendim që më sundonte ishte falja e jetës së Kostaqit. Në vetvete po kuptoja se në Shqipëri po vendosej një diktaturë. Më kujtohej që së bashku me Kostaqin kisha lexuar një libër italisht të një autoreje ruse në mërgim, që titullohej “Noi vivi” (ne të gjallët). Aty përshkruheshin vuajtjet e familjeve borgjeze, pas triumfit të bolshevikëve. M’u kujtua që edhe atje kishin bërë të njëjtat gjëra që po përsëriteshin tek ne. Më kujtohej se kur e kishim mbaruar së lexuari atë libër me Kostaqin na ishte dukur si ekzagjerim i ngjarjeve. Kaloi edhe muaji shkurt, kur në datën 1 mars 1948 më thirrën në degë. Më futën brenda shpejt, pa pritur jashtë dhe atje një oficer më komunikoi se nga Tirana kishte ardhur përgjigjja e Gjykatës së Lartë dhe se Kostaqit i ishte falur jeta. Nga dënim me vdekje ia kishin konvertuar në 101 vjet burg dhe të nesërmen në drekë, në orën 13:00 do ta takoja, pasi më datën 3 ose 4 mars do t’i nisnin për në Burrel. Nuk e besoja dot këtë lajm dhe as nuk dita ta gëzoj aty ku isha, por, pasi falënderova oficerin, u largova dhe këtë lajm ua dhashë të gjithë atyre që takova rrugës. Po ashtu, me të mbërritur në shtëpi dërgova Alfredon që të lajmëronte nëpër “Mangalem” ku të donte ai. Pasdite shtëpia u mbush plot me njerëz që vinin për urim, duke sjellë pasta e llokume, sipas zakonit. Atë natë nuk më zinte gjumi. Pas gjashtë muajve do të takoja Kostaqin, bashkëshortin tim të mrekullueshëm dhe atin shembullor të pesë fëmijëve të mi. Në orën 12:30 u nisa për tek burgu. Nuk më lanë të prisja, por në orën 13:00 fiks më thirri një ushtarak dhe më futi brenda. Më erdhi keq se vura re që kishte kangjella nga të dyja anët, të ndara me një hapësirë në mes, por s’pata kohë të mendoja tjetër, sepse u duk Kostaqi, i shoqëruar me një polic, që ndaloi në anën tjetër. U trondita jashtë mase kur e pashë dhe sa nuk thirra, por arrita ta mbaja veten. Ai ishte tjetërsuar. I zbehtë dhe i dobësuar jashtë mase. Në faqe e mbi vetull kishte dy shenja mavi prej plagësh në shërim e sipër. Dukej i qetë dhe më tha: “Leni, duhet t’i jemi mirënjohës Pushtetit Popullor dhe Gjykatës së Lartë që më fali jetën. Ne do të na nisin për në Burrel, kështu që nesër, bashkë me rrobat e tjera, më sill edhe pallton e madhe.” Unë isha kthyer në një mumje dhe ende nuk kisha hapur gojën. “Fëmijët janë mirë? Vangjushi, Alfredoja, Elda, Viktorja? Tina nesër mbush një vjeç. Puthi të gjithë nga unë. Kujdesu që të venë mirë me mësimet dhe qëndro e fortë”, - vazhdoi të më thotë Kostaqi. Më në fund unë hapa gojën: “Ti ki kujdes veten dhe ruaju, sepse në Burrel është klima e ashpër. Sa për fëmijët mos u bëj merak. Ata janë shumë mirë dhe në shkollë shkojnë fare mirë. Ty të duan shumë dhe të puthin që të gjithë” Në këtë çast ndërhyri polici, i cili tha se kishte mbaruar koha e takimit. Kostaqi më dha shaminë me të cilën mbulonte faqen e bërë plagë dhe më uroi shëndet. Shtrëngoja në dorë shaminë e tij, ku ishin ende njolla gjaku dhe e putha. Thosha me vete se nuk duhej të dëshpërohesha, sepse tani Kostaqi do të ishte më i qetë dhe do ta merrte veten. Para se të largohesha nga burgu, pyeta se kur do t’i nisnin për në Burrel dhe më thanë që të pyesnim nesër në mëngjes. Kur u ktheva në shtëpi gjeta përsëri njerëz që vinin për urim. Në mëngjesin e 3 marsit 1948, aty nga ora 10:00 unë mora leje për Alfredon në shkollë dhe e nisa me disa pasta të paketuara mirë, që t’ua jepte policëve për gëzimin që morëm me rastin e faljes së jetës së Kostaqit dhe të pyeste kur do të niseshin për në Burrel. Alfredoja shkoi, por u kthye shumë shpejt. I trembur dhe i alarmuar më tha: “Vajta atje, i dhashë pastat një polici dhe e pyeta për Taçin. Ai i mori pastat, ia dha një tjetri dhe m’u kthye e më tha: “Për Kostaq Stefën i keni këto? Thoni rroftë Partia, se ai është pushkatuar sot në mëngjes.” Mbeta si e ngrirë, por kolegia ime, Fili Cici, më tha: “Leni, mblidhe veten. Shko vetë më mirë se Alfredoja është kalama dhe kushedi ka ndonjë keqkuptim. Nisu se ta mbaj unë klasën.” Ika me vrap, pa kthyer kokën prapa, por afër pazarit shikoj Ymer Haznedarin, i cili ishte i përlotur dhe më doli përpara. Më përqafoi dhe më tha: “Leni, moj motër! Na i kanë vrarë sot në mëngjes, Tajfurin (vëllain e tij) dhe Kostaqin.” Në ato çaste m’u nxi çdo gjë rreth e rrotull, por nuk e di se ku i gjeta forcat dhe i thashë Ymerit: “Unë do të shkoj atje!” Edhe pse ai këmbënguli që ishte e kotë, unë vrapova me një frymë drejt degës dhe kur ma përsëritën edhe mua të njejtën gjë si edhe djalit, Alfredos, nuk di se ç’kam nxjerrë nga goja, duke uluritur dhe sharë policët, derisa njëri nga ata më dha një pëllëmbë fytyrës dhe unë rashë përtokë… Nuk e di si u zvarrita deri në shtëpi, ku vura ulurimën së bashku me fëmijët e mi. Edhe sot e kësaj dite nuk arrij të kuptoj atë që ka ndodhur dhe nuk besoj se ka në botë njerëz të ndershëm që të mund të kuptojnë e t’iu japin shpjegim veprimeve djallëzore të këtyre përmasave…