19 maggio 2010

MIRENJOHJE ATDHETARE nga Shoqata 'ILIRIADA"

E dashur Vitore,
Urimet tona me te sinqerta ne kte MIRENJOHJE ATDHETARE dhene nga Shoqata "Ilriada" Foglino-Itali.
Si gjithmone na surprizon me kete jete te mbushur me aktivitete dhe gjithe dashamiresine e shprehur te shqiptareve kudo qe jane. Me respekt dhe nje falenderim nga te gjitha ne, qe jeni pjese e ketij Forumi dhe nje person i vecante.
TEUTAT SHQIPTARE NE BOTE
MODERATORET
NE FOLIGNO TE ITALISE U ORGANIZUA: MANIFESTIM PERKUJTIMOR KUSHTUAR GJASHTE VJETORIT TE RENIES HEROIKE TE DESHMORIT TE KOMBIT FADIL RIFATI

04 maggio 2010

Takimi me Yjet e Kinematografise Italiane, Maria Grazia Cucinotta dhe Claudio Amendola

Nje darke me Vip-pat e Kinematogarfise Italiane ne Trieste.
Isha perqendruar e tera te rregullimi i valixhes me rrobat,qe do merrja me vehte, ne nje udhetim , qe do beja per ne Zvicer e ftuar nga dy shoqata Shqiptare qe veprojne ne keto vende, kur nje zile fort nga telefoni me hodhi perpjete: - Pronto? - Buongiorno, volevo parlare con la signora Vittoria! - Sono io!- chi parla? - Ciao Vittoria! - sono Maria-Grazia Cucinotta.
Sa sme ra telefoni nga dora nga emocionet qe me filluan . Fal natyres ,qe e mbledh vehten menjehere dhe i kap shpejt gjerat , fillova te pershendetem e vazhdoje biseden normale.Kishin ardhur te xhironin nje pjese filmi ne Trieste dhe me la takim ne hotelin ku ishin vendosur bashke me vipin e kinematografise Italiane Claudio Amendola si dhe meartiste te tjere . Treni nisej ne oret e vona ,keshtu qe e lash valixhen pergjysem, u vesha dhe shkova ne hotelin ,qe lam takimin .
Me Marija Kucinoten ,isha njohur nje vit me pare ne festivalin e filmit ne Venecia (Lido). Aty takova, ose me mire pershendetje me dore apo dhe ndonje e dhene dore shpejt e shpejt artistave te ndryshem ,qe skishin kohe te rrinin me minuta me njerzit e shumte qe prisnin ti takonin. Per Marija Kucinoten ,kisha nje debules te vecante plus dhe per Klaudion ,po si tja beja te takohesha me ta?
Sapo kish mbaruar filmi konkurues me aktore kryesore Marija Gracien ,ku dhe ajo ishte prezent bashke me aktoret e tjere! Isha tre rreshta prapa saje. Ne moment mu kujtua dicka qe kisha lexuar njehere moti ,per Brixhit Bardone si e filloi karrieren e saje . Kishte ardhur Zherar Filipi ,qe ne ate kohe ishte famoze. Vajza nga Bordoja kishte bere kilometra vetem per te pare e takuar Zherarin ne ate sheshe te Parisit As qe behej fjale per tu takuar ,aq njerez kishte, ahere vogelushja filloi te heqi kepucet,fustanin ,dhe te eci drejt , Njerezit filluan ti hapin rruge me shume nga kurjoziteti i veprimit te saje , duke pare gjith kete bukuri ,qe po zhvishej aty ne mes sheshit ,po ajo me shikimin drejt po hiqte nje nga nje rrobat ku ngeli vetem me te brendeshmet.
Ne kete menyre ugjend para Zherarit ju perul dhe i tregoi deshiren e saje per tu bere artiste dhe vetem per te arrire te takoje artistin famoze u zhvesh. Qe aty fillon kariera e saj.
Deshira ime qe ne femijeri ka qene arti ne pergjithesi dhe kinematografia ne vecanti, po si te gjithaendrrat e tjera dhe kjo ngeli vetem nje enderr Kjo mu kujtua momentet e fundit qe mbaroi filmi dhe menjehere pa me bere syt drite nga njerez te ndryshem te artit apo gazetar qe kishin mbushur sallen plot. I fola me ze te lart…
Ciao bella Siciljana !Marija-Gracia, nuk te kujtohem fare? Sa here te kam pershendetur nga dritarja ime dhe sa here kemi folur bashke? Ne nje moment, normale qe shtangu nga gjithe kjo koefidence,po pastaj u drejtuam te njera tjetra dhe me ze te ulet i thashe: - E bera kastile se doja te takoja nga afer ndryshe sdo me vinte rradha.Qeshi me te madhe me vuri krahun dhe ecem nje cop rruge rrethuar nga turma e njerezve qe kerkonin autografe apo ti jepnin doren ,ama krahun tim se leshoi as kur erdhen shoqeruesit dhe ne keto momente ja u them me sinqeritet dhe pse dikush do qeshi, e ndjeva vehten VIP.
-Pa he! njehere me thuaj nga je? - Dhe me dy fjale i thashe qe jam pertej detit, karshi Sicilise saj, i fola ashtu thjesht me dy fjale dhe me sinqeritet duke i bere dhe komplimentat e rastit si aktore , si debulesa ime dhe mbi te gjitha per thjeshtesine e saj. I fola dhe per simpatine time qe kisha per Klaudion. U ndam si mike, per aq minuta qe ndenja me te shkembyem dhe telefonat, po foto qe kisha aq deshire sbera dot. Pas disa kohesh provova ta marr ne telefon po, njehere pergjigjej sekretaria, njehere tjeter i mbyllur dhe keshtu ngeli ne kujtese vetem ajo dite dhe si gjithmone , lexoja apo shikoja foton e saje te Claudios dhe te tjerve neper revista apo filma. Kur ja pas nje viti kjo telefonate! Zbriti me njehere sa po e lajmeruan . Ju ka bere vaki ndonjehere tju ngjisi gjaku me nje njeri qe ne fillim ? - dhe ja ! sikur njifeshim prej kohe u perqafuam. - Te kam kujtuar shpesh me tha: - dhe atyre te mijve i kam folur per kurajon dhe menyren si mu drejtove ne fillim. E di qe ti mund te beheshe artiste madhe ? aq origjinale me ke folur ahere , aq sa mendova se vertete mos ishe ndonje e njohur e vjeter . -Eh moj Marija!- i thashe duke u ulur ne nje poltrone ne holl te hotelit. Kjo ka qene nje endrra ime , qe su realizua kurre ! dhe i fola pak per vehte aq sa mund te me kuptonte ajo. Me qe tregoi interesim , i fola per Shqiperine tone ,per artistat tane. Fillova me te ndjerin Naim Frashrin dhe me rradhe deri te Margarita Xhepa dhe i biri Ndricimi, per Robert Ndreniken duke i thene qe po te ishin ketej , neper Europe dhe te lire ne rolet qe, luanin do ishin te njohur ne gjithe boten. Menyra pa droje duke e shoqeruar dhe me shakara dhe batute cdo bipede, ashtu pa gramatike si e flas une italishten e kenaqte pa mase.
Dreken e hengrem bashke aty dhe supriza qe me beri ishte prezantimi me Claudio Amendolen, Ylli i kinematografise italiane , ishte po aq i thjesht dhe komunikues si Maria-Gracia Cucinota . Ne mes tyre ,aty ne tavolinen e bukes harrova per nje cast qe isha me Vip-et e kinematografise , aq kofidenciale , kaloj ajo dreke. Me keqardhje u ndava dhe me erdhi shume keq , qe svajta dot ti shihja gjate xhirimit. Vetem kur u ndam u kujtova qe , si dhashe nje tip ibriku , prej balte punim artistik i Kavajes, qe ma kishin prure nga Shqiperia, nuk bera dhe fotografi dhe pse aparatin e kisha marre apostafat. Vajta me nje fryme ne vendin ku do benin xhirimin. Nuk me penguan , per te hyre se si rojet si dhe shoqeruesit me kishin pare me ta gjate drekes .Te parin aty jashte nderteses se xhirimit, takova Claudion Pas pes minutash erdhi dhe Marija dhe me te bera disa foto. Me falenderoj shume per ate qe i dhashe, duke me thene se dhe Sicilia , bene punime te ngjashme me keto po…jo aq te bukura . Kete sigurisht e tha per te me bere qefin.
Udhetimin per ne Zvicer se ndjeva fare pothuaj gjithe rrugen e kalova me kenaqesine qe me kishte dhene ajo dite.Kujtoja bisedat e bera me ta ose kur i thosha: E!c’fare ndryshim ka midis nesh , dy duar ju dhe dy une, dy sy ju dhe dy une ndryshon vetem gjuha,ndryshojne edhe rruget tona sigurisht dhe...te tjera budallalleqe si keto,po qe aty ne tavoline kishin aq lezet dhe qeshnim aq shume ..! Tani qe i rikujtoja, qeshja me vehte si puna e budallait… Vitorja!