Si njeriu me nje bote dhe shpirt te lire artist, pene e fuqishme dhe art krijues, shkrimtare e poete, Lidhja e Shkrimtareve te Shqiperise dhe kryetari i saj zoti Zydi Morave e kane vleresuar dhe kane pershendetur antaresimin e zonjes Vitore Stefa (Leka) prane rradheve te kesaj lidhjeje
30 ottobre 2006
Karta e antaresise ne LSHSH
05 maggio 2006
Libri "Ne te denuarit"
Ne pervjetorin e dites ,qe i preu ne mes jeten babait tim te ndjer ne moshen 44 vjecare, dite, qe preu ne mes enderrat dhe jeten tone , ku per vite me rradhe nuk na u nda kalvari i vuajtjeve jo vetem nga ana ekonomike po ato psikologjike, qe ishin te tmersheme . Ne kujtim te kesaj dite, po ju dergoj pjese nga libri im i sapo dal nga shtypi, "Ne te denuarit..."qe ja kam kushtuar biografise se familjes time , duke u bazuar ne ngjarje te jetuara nga ne "qe ngelem gjalle" ne dokumenta te arshivave , fakte te tjera, nga deshmitar apo shkrime te mara nga shtypi I perjetshem dhe i paharruar do ngeli kujtimi i ketyre martireve qe do te lexoni me poshte I perjetshem dhe te paharruara do ngelen dhe emrat e viktimave student apo profesore te shkolles Amerikane te Harri Fullcit, nje prej te cileve eshte dhe i ndjeri babai im
"Te paharruar do ngelen dhe qindra viktima qe rane theror te diktatures eger komuniste"!Pjese nga libri "Ne te denuarit"
Nje vit me vone, pas intervistes dhene gazetarit Xhovani Shyti, im vella Alfred Stefa, bashke me shume dashamires Beratas si dhe me drejtorin e muzeumit te qytetit, arkeologun Sami Starova, zbuluan vendin ku u pushkatuan , naten duke u gedhir 4 mars , im at, se bashku me tre Beratas te tjere Kerkimet zgjaten dhjet dite, ku nje eskavator , punonte dite e nate, rreth vendit ku i kishte udhezuar i vetmi deshmitar i ngjarjes makabre te asaj nate Lexoni me mire intervisten e zotit Shpetim Roqi, i cili ne ate kohe se bashku me nje ekip te televizionit, kan qene prezent ne momentin e gjetjes se varrit te perbashket te ketyre martireve. Zoti Shpetim e shoqeron me keto fjale emisionin ." Ky eskavator germon! Sa mire do ishte te zbulohet dicka nga kultura jone..Por jo.. zbulon dicka nga mostra e barbareve , qe kudo ku kaluan lane te tilla vepra .Vendi quhet Uznove e Beratit Pushkatohen barbarishte :Baba Bedri Carkanji(Babai i Teqese nga Qerbesi i Skraparit)Profesor Kostaq StefaAvokati- deputet Hamit Myftiu Nenepunesi i Bashkise Tajfur Hasnedari .. Nuk eshte deshira jone qe te mbushim ekranet me eshtra.Ne po i tregojme njerezve veprat e atyre dhe kjo eshte nje nga kryeveprat e kanibaleve te kuqPamja eshte e llahtareshme !Kater skelete te lidhur me zinxhir kafshesh e me nje dryn te madh !Dikur njerez e sot eshtra, qe dhe vdekjen e jetuan ne pranga Kete video kasete e kam edhe une.Televizioni Shqiptar e dha disa here duke filluar nga data 18 Janar 1993 , qe eshte dhe dita kur ju gjeten eshtrat Me vone Zoti Roqi , pervec pamjeve nga cvarrimi dhe nga varrimi me ceremoni madheshtore , shoqeruar nga populli i Beratit per ne varrezat e deshmoreve te qytetit, ka mar ne interviste dhe femijte apo familjaret e te ndjereve, midis tyre motren edhe vellan tim Alfredin , qe nepermjet emocioneve, si keta dhe te tjeret , tregojne momente nga ajo nate fatale e tre shtatorit kur i arestuan , duke i hequr zvarr para femijeve , grave apo prinderve tyre Impresionante dhe ngjethese jane dhe spjegimet e te vetmit deshmitar . Ai thot:Ata i pushkatuan pas mesit te nates . Erdhen policet duke i rene fort deres shtepise dhe na ngriten nga gjumi Ne tre me te rinjte (une isha 20 vjec)duke na thene -Ajde shpejt, merrni kazma dhe lopata. Ne i degjuam pushket, por nuk e menduam se aty ne buze te perroit , do te gjenim kater kufoma , torturuar cnjerezishte Atij Kaurrit i kishin thyer krahun per e gjalli (Ketu behet fjale per baben tim te ndjere, qe nena ime e nderuar "Statuja e halleve " si e kam quajtur une, e njojti kafken e te shoqit nga nje dhemball floriri, qe kishte vene kur ishin ne Itali, te dy mesues ne institutin magjistero ne Firence, aty ku kishin mbrojtur diplomen dhe njohur e martuar bashke.-Aty, ishte gjak dynjaja-vazhdon deshmitari .Policet kendonin dhe losnin me callmen e babait te Teqes , duke e perdorur si top futbolliNderkohe ne i hodhem njeri pas tjetrit ne grope dhe i mbuluam Kur mbaruam pune , ata na thane , per aq sa pat e bet ketu, po e hapet gojen gjekundi, do perfundoni dhe ju si ata Ne se hapem gojen nga frika dhe pse na rrinte si lemsh ne zemer e tani qe ju ndihmova , qe t'i gjenit ,ndjehem i liruar e do shkoj rehat para Zotit Babain tim ,ketij poligloti te shquar,. Zoterues i shtate gjuheve Autor i dy librave me tekste shkollor si dhe i librit Anekdoda dhe Aforizma nga disa njerez te shquar I eshte dhene titulli me i larte "Martir i Demokracise" dhe sot ne qytetin e Beratit, nje rruge mban emrin e tij.
Pushkatimi
Tre plumba Pa klithma Vdekje pa sy Kater mars ora 2 e dhjete Viti dyzetetete : Dhe heshtja vet Shpirti befas shkon ne qiell Policet ja marrin kenges shtruar Kendojne si ne marrezi Pastaj hedhin kraheqaf Automatiket e zinj Dhe.. kendojne perseri..baba Bedri,Kostaq,Tajfur,Hamit Nje jete e perhereshme ne rini Bri varrit pa varrrritet bar.. Dhe vet peroi i mbuluar Hesht me acar Policet largohen ngadale Kenga shpon naten e ftohte Pas lane krismat pa varr .
08 gennaio 2006
Takime te ndryshme
06 gennaio 2006
Pjese nga librat
Pjese nga librat "jetoj Ringajlljen" dhe " La Libertà"
La LIBERTA
la libertà, vola più alta dal cielo
Il cielo non teme le sbarre d'una prigione
La prigione può segregare l'uomo
può uccidere l'uomo
Ma, non può sconfiggere la libertà
La libertà si nutre dalla spirito dell' uomo
e finché ci sarà l'uomo ,
ci sarà libertà
C'è nel mondo sete di libertà
Libertà è dignità!
Perché ognuno possa essere in se stesso:
giustizia e potere ,
per combattere
contro il terrore,
la dittatura,
l'ingiustizia :
Appropriazione di un popolo ,
di una coscienzadella nostra mente,
con voi l'appoggio di chi ancora
spera per un nuovo futuro ,
senza catene e senza commizzie di forza
Io sono come la musica Una volta dolce
Una volta impetuosa Una volta briosa
Una volta leggera Ma, Triste!
Nonostante tutto, finisco con l'essere allegra e gioiosa.
Emigrant (ja kushtoj Dritanit, djalit te mikut tim Abdulla Berberi , vrare aksidentalishte )
Nata kullon ngrice e terr
veshet me degjuan pika shiu
Larg ne vendin tim fryn ere
Ajo vjen tek une me fryme njeriu
Nata zbardhet krejt me endrra
Dita eshte ngarkuar krejt me pune
Gjithshka grryhet tek une brenda
Kenget me kthehen te gjitha ne zhurme
Ai , une , nje nga ata
Heshtin perball mrekullise
Emigrant nje emer , refugjat Botes se qyteteruar ,
i pi sise Dhe nxin toka dhe nxin qielli
Era fryn gjithnji si e marre
Njeri-tjetri me fytyre nga dielli
Vetem shpirtin kemi pishtar
Mikut tim Masrur Imani
Mbi buzen e qiellitrri vet kryelartesia
Boshesia e marrezise flegozhde e lyrosur ,
me gjak si ftohtesia
Diku Liria vdesdhe vdekja lind
Ti Pers i vjeter je aty!
Boten me sy e perpin
Tej perendimi si gracke
Ulet ngadaleNeser agimi i zjarrtte dhuron
Ty Nje penelat! Fuqia gjakoset me boten
Dhe zemra e saj rreh me vrull
Ti Pers i vjeter , puthur me token
Talentin e ke veshur si zhgun .
Anti sy
kerkova sy te tjere
Te shplodhja syte e mi...
Kujtova se i gjeta
Por ndodhi nje cudi
Mahnitur para tyre
Une lash syte aty
Por keq ata m'i vranse ishin anti sy.
Enderr e prere
Mbeshtetur tek une te gjen cdo mengjes
Koka jote te gusha ime
Une zgjimin tend mezi e pres
E puthjen tende mes perqafimesh
Syte te m'i celin puthjet dua
Buzeqeshja jote te thote"miremengjes"
Dora ime te krehe flokt' e tua
Por zgjohem me enderr te prere ne mes...
Mosmirnjohje Sa dhemb bota e harrimit! Mirenjohja rrugen humbi Mosmirnjohja "dha shperblimin " me shume vret se plumbi! Me ndoqen gjithe jeten Pas gjithe jeten pas.. Ato plumba te atij pushkatimi Dhe valet e detit kur me cuan larg Me te shtena thoshin "S'ka fat jetimi" ! Mirembrema Europe! Enderr e plakur rinie! trokitje e hereshme pleqerie!
Pranvere
Pranvere Pranvere Pranvere ! Ne3 buzt' e tua ve vargun tim Dhe ti ate varg si perhere E bere per shpirtin -shpetim! sa here te une ke trokitur me hap te lehte ne oborr Aty dallandyshen kam pritur Mes lulesh thurur kurore Atje tani ti vjen e bukur Me ty dallandyshja prap vjen kerkon mes lulesh , mos jam futur kerkon por dot nuk me gjen Do vij nje dite une do vij tek ai prag ku prita pranverat Qe iken bashke me rinine Nga malli vet do hapet dera..
03 gennaio 2006
Mirenjohje nga Lidhja Shqiptare ne Bote
PRIZREN, 27 nentor 2001 Kryetari Simon Kuzhnini
Titull Nderi nga Shoqata "Madre Tereza"
NENE E MADHE E KESAJ BOTE
Kudo qe jam , kudo qe shkoj me ndjek pas fjala jote Miresi na rrezaton O nene madhe e kesaj bote Ku ishte dhimbja me e rende Ku lengata ish me e gjate Ti atje e hape zemren Si nje qiell te pa mate E dhimshurish kjo dora jote Ju zgjat njeriut mes mjerimit Shembelltyre prej shenjtore Je bere sot per gjithe njerzimin Ti je emri i miresise Ti je emri i vet shpreses Nene e madhe e dashurise Shenjteresha Nene Tereze! TITULL NDERI QE I JEPET ZONJES VITORE STEFA LEKA
REPUBLICA D'ALBANIA
Associazione umanitaria
'MADRE TERESA'
DECISIONE
L'associazione 'MADRE TERESA' oggi il 23/1272005 ha deciso di eleggere;
Membro D'onore-la nostra compagna,sorella,benevolente,la sig Vitore Stefa,residente a Trieste,data di nacita il 5/2/1941.Lei ha dimostrato qualità vitale,ha dato tanti contributi per la sua patria come distinta patriota,super,dell anno1991,dai primi i giorni di transizione in Albania.Lei ha messo la se stessa al fianco degli intellettuali autentici sia in patria sia all'estero.
Il Consiglio Dirigente ha deciso di averla 'MEMBRO D'ONORE d'Associazione.
Il Preside Ilir Peraj
Pjese nga librat e mi
Pjese nga librat, "Mozaike te nje portreti", "Vetmi e largesise", "Plage shpirti"
***
MOS ME FLISNI VETEM KEQ
Mos me thoni se atje
N'ate toke te shqiptari
Ra mallkimi si rufe
Dhe i thone "TOKE E DJALLIT"
Mos me thoni se atje
N'ate toke me qiell mesdheu
Vec urrejtja ngre fole
Dreqi zemren ja rembeu
Mos me flisni vetem keq
Nuk duron ky shpirt i vrare
Ah! sa shume Atdheu dhemb
Larg Atdheu behet plage
***
BERATIT TIM
S'ia them dot fjalet e mija
Sa iki prej tij , me vjen prap te vij
Qytetit ku mbet enderrprishur rinia
Ne zemer ja mbaj cdo dhimbje te tij
E ikur prej tij, jam gur i zhvendosur
E shuajta gjithe mallin?
Rri para teje, Rozaf e murrosur
E s'flas dot !
Si s' flet dot i vdekuri te gjalle
Papritur ti rruget e tua zmadhove
Me shendrove ne femije
Une gruan harroj
Vitet e mija i kap gjithe perdere
Me lotin qe me rrjedh ato i kujtoj
***
MOS TE SHUHET AJO SHPRESE
Kete poezi ja dedikoje , nje ushtari te U C K -se, ,qe rastesia beri ,qe te njifet me mua dhe ti qendroj prane me muaj Sot ai dergjet ne spital gjithmon me SHPRESE, Shpresa , qe eshte e fundit qe vdes te nje njeriu, e ka bere te mund deshiren dhe mallin per te par nenen, Gruan ,dhe dy femijet Per te par vendin ku lindi e u rrit Shpirt i pervluar, zemra e malluar, por ... shpresa dhe deshira per te jetuar....Ja dedikoj 29 vjeçarit ,ushtarit nga Tetova K.SH
Rend moj ere edhe per mua..
Puthmi bijt, Vjollcen, Blerimin
Pa i par te vdes nuk dua
Mallit tretur si kandili...
C'eshte ky ze, qe vjen i shuar?!
C'Eshte ky bir , qe shkon te vdes?!
Si t'ja mbaj tani ne duar
Amanetin varrur ne shpres?
Kerkon miqte e tij ku jan?
Neper bote te merguar..
Te ndaj dhembje edhe fjale
mos te ndihet i 'Harruar'
Syt e tije me flasin mua
Si nene zezes atje larg...
Zemer' e tij theret dhe gruan
Qe ka dal.. e pret ne prag..
Ka rinine dhe bukurine
Por
Mban plage ne trup e shpirt
Ndaj them 'ZOT BEJ MREKULLINE!!
Ngjalle,si te ngjallesh nje 'Krisht'!
02 gennaio 2006
BIOGRAFI- Vitore Stefa Leka
Vitore Stefa (Leka) ka vendlindje Beratin , me prinder te shquar intelektuale, Kostaq e Eleni Stefa, nje familje me tradita e rrenje te thella atdhetarie e kulturore. Si stermbese (nga i jati) e Kostandin Kristoforidhit dhe e Gjergj Stefes (veprimtar i njohur i Lidhjes se Prizrenit), mes tjerash trashegoi edhe pasionin dhe enderren per te shkruar e krijuar. Por rregjimi monist , ja nderpreu deshiren e flakte krijuese vajzes, e cila nuk arriti ta kultivoje , sepse ishte bije e Kostaq Stefes, denuar per idete e tij demokratike. Dhe jo vetem kaq, nje kompleks i gjate vuajtjesh e shoqeruan ate dhe familjen e saj deri me shembjen e ketij sistemi. Vitet ’90 si per cdo shqiptar, shenuan nje etape te re. Italia ishte vendi qe i rezervoi fati , ku ajo ne ekzil, se bashku me familjen e saj, rinisi integrimin shoqeror e social. Akumulimi i energjise ne vite, shume shpejt do te afirmoje vitalitetin dhe identitetin e saj. Permes fjales, krijimtarise se gjere letrare, ajo eshte kthyer ne nje nyje lidhese per nje rreth te gjere artistesh, shkrimtaresh e atdhetaresh, sidomos ne rradhet e emigracionit shqiptar, por edhe ne vendlindje e me gjere. Gjithnje e palodhur ne mbrojte te te drejtave te dinjitetit te emigracionit shqiptar,e gjeje dhe e gjen kudo ne krijimet e shoqatave italo-shqiptare,duke filluar nga jugu apo nga veriu i italise duke predikuar gjithmone bashkim,solidaritet dhe dashuri me njeri-tjetrin per te ruajtur identitetin dhe kulturen e lashte shqiptare.Eshte nder te parat qe iu bashkua Lidhjes Shqiptare ne Bote ku ne Kongresin e Pare te kesaj lidhjeje qe u mbajt ne Prizren ,u zgjodh antare e keshillit kombetar. Ajo eshte gjithashtu edhe antare nderi e bashkimit te shoqatave shqiptare-arbersh ne itali. Per veprimtarine e saj humanitare dhe veprat bamirese, shpesh therritet «Nene Tereza e Triestes » ,dhe pikerisht Shoqata Humanitare 'NENE TEREZA' ne Shqiperi,e shpall ne fund te vitit 2005 'ANTARE NDERI' te kesaj shoqate,nder te tjera ajo ka marre edhe nje 'target' nga lartmadheria e tij Mbreti Leka i I me motivacionin 'Per merita te vecanta ne bashkimin e Diaspores Shqiptare'.Ne krijimtarine e saj poetike eshte per tu permendur botimi i vellimeve «La liberta» dhe «Jetoj ringjalljen » dhe me pas « Vetmi e largesise ». Libri i saj ne proze eshte titulluar « Plage shpirti » dhe jane gati per tu hedhur ne shtyp, romani « Rrethi i hekurt » si dhe « Novela dhe kujtime ». Eshte bashkeautore tek antologjia « Mozaike te nje portreti » si dhe tek « Metafora e arratisur » permbledhur nga Bislim Ahmeti me krijimtari nga autoret shqiptare te diaspores. Gjithashtu ajo eshte bashkeautore ne antologjine “Trokitje ne mur”, antologji kjo me poete te ndryshem internacional, ku mori pjese denjesisht ne Festivalin Nderkombetar “Ditet e Naimit” organizuar ne Tetove, dhe qe i jepet “ Flete mirenjohje ”. Ne aktivitetet me te rendesishme organizuar promovimeve te krijimtarise se saj, Vitorja vecon si mjaft emocional, presantimin per here te pare te librit te saj ne vitin'93 “ La liberta ”, “ Poezi qe mer fryme pas pushkatimit ”, si dhe “Ringjalljen jetoj”,organizuar prej forumit rinor te Partise Republikane ne Shqiperi,ku merrte pjese gjithe elita shqiptare duke perfshire edhe politikan,shkrimtar,artiste dhe ambasador te vendeve te ndryshme.Promovimi i ketij libri u percoll nga poetet e mirenjohur Xhevair Spahiu dhe Dritero Agolli,ku per here te pare ajo intervistohet ne televizionin shqiptar qe e shoqeroi gjithe kete mbremje.I ftuar ishte edhe mjetshtri i piktues boterore,fituesi i disa cmimeve nderkombetare si edhe realizuesi i kopertinave te ketyre librave , Maestro Marsur Imani. Po ne kete mbremje per punen e tij humanitare ne lidhje me shqiptaret ne itali dhe ne shqiperi,ju aderua titulli 'Qytetar Nderi' i Shqiperise dhe nje pashaporte shqiptare. Poezite e saj, i percjell me emocion nga aktorja e mirenjohur Margarita Xhepa dh poete te tjere ne emisione te ndryshme televiive apo radio Tirana, do te ngelen te pashlyera per Vitore Stefa Leken. Ne kontributet i saj, me vlere eshte edhe bashkepunimi ne librin voluminoz “Border Croissing”(Vecchi e nuovi intrighi attraverso Trieste) me gazetarin italian, Silvio Maranzzano. Vleresohet me « Titullin e nderit » prane shkolles shqiptare te vellazerimit “Albaniache tranzschule Shota” ne Zvicer, shoqeruar nga medalja ne bronx , me dedikimin :'Per merita te vecanta me rastin e dy vjetorit te LSHB per Zvicren'. Ndihma dhe kontributi i saj ne lidhje me familjet e shperngulura nga lufterat qe u zhvilluan ne Kosove e Maqedoni kane qene te pa kursyera.Si shperblim familje te cilat bijte e tyre rane ne lufte i kane dhuruar nje medalijon ari me motivacionin : « Per ndihmen e pakursyer dhene bijve dhe bijave tona gjate luftes ». Skalitur ne te me mjeshteri dhe portreti i saj. Veprimtaria dhe aktiviteti i saj krijues dhe humanitar eshte pasqyruar me jehone te fuqishme ne shtypin vendas italian por edhe ne gazeta e revista te ndyshme ne Shqiperi dhe diaspore si gazeta 'Tribuna Demokratike','Republika','Panorama',revistat 'Klan','Spekter','Eurozeri' ne Zvicer,'cittanuova' ne itali,ne gazetat e diaspore si;'bota sot' ne zvicer,'bota shqiptare','rrenjet' ne Itali,gazeta 'Iliria' ne Amerike,'Tribuna' dhe 'Athina' ne Greqi,revistat 'Vlera' ne Maqedoni,'Aktuale' ne Danimarke,'Doruntina' ne Suedi etj.Nderkohe ajo jep ndihmesen e vet edhe si korresondente e rregullt ne disa prej gazetave apo revistave te lartpemendura. Mbreslenese jane edhe intervistat ne radio televizionet shqiptare, permendim intervisten pas botimit te librit te dyte 'Jetoj Ringjalljen' se bashku me redaktoren e ketij libri zonjen Zhuliana Jorganzhi, intervisten ne departamentin e jashten te Radio Tiranes, per emisionin e shqiptareve jashte atdheut, nga gazetarja Kozeta Mamaqi, radio 21 Danimarke nga zoti Luigj Shkodrani, radio ‘Bluskaj nga Flora Durmishi Prishtine, radio ‘Koha’ nga Floresha Dado, radio ‘Iliria’ e shqiptareve Toronto me gazetare Antigoni Papanastasi etj. Kudo ne krijimet e saj spikat dashuria jo vetem per miqte dhe shoket e saj te aferm, por per njeriun ne pergjithesi per jeten dhe gjithcka te bukur. Motoja e saj eshte “Ju kam vellezer, me thoni moter”