05 gennaio 2007

Medalje e Mirenjohjes nga Presidenti z.A.Moisiu.

Bashkeatdhetares zonjes Vitore Stefa Leka ‘MIRENJOHJE’ ne Diten e Flamurit!
Presidenti i Republikes se Shqiperise Alfred Moisiu e nderon me Medaljen e Mirenjohjes.
Rome, 28 Nentor 2006
Prej vitesh komuniteti shqiptare i vendosur ne Itali ka perfaqesuar denjesisht origjinen e tij, identitetin dhe vlerat me te shquara kombetare.Tashme ai ka konsoliduar nepermjet organizatave dhe perfaqesive te ndryshme nje rol te rendesishem ne shoqerine italiane, por duke mos u shkeputur asnjehere nga traditat e veta kulturore, shoqerore dhe ato humane.Si cdo here tjeter edhe kete vit, ky komunitet me rastin e 94-vjetorit te shpalljes se Pamvaresise, u angazhua ne koncerte e spektakle te ndryshme,kumtesa dhe seminare kushtuar kesaj dite te shenuar sikunder edhe mbremja e vecante e organizuar nga Ambasada Shqiptare ne Rome me ‘Hotel Parco dei Principi”, nje nga ambientet me elegante dhe vlera te artit prane zones te kopshteve te mbrekullueshme te ‘Villa Borghese’.
Ne nje nga sallat e ketij hoteli hymni dhe simboli yne kombetare ishin dicka vertet emocionuese, flamuri yne dhe prania e shume miqve dhe te ftuarve ne mbremje bene edhe njehere akoma me te dashur perjetimin dhe festimin e festes tone kombetare. Fjalen pershendetese e mbajti zoti Lesh Kola, Ambasadori i Shqiperise ne shtetin apenin, i cli ne presantimin e tij edhe te pare publike ketu uroj te gjithe pjesemarresit ‘Gezuar festen e 28 Nentorit’.Merrnin pjese ne kete mbremje edhe zoti visar Zhiti Atasheu Kulturor prane ambasades ne Rome, perfaqesues te shumte nga ambasada dhe trupit diplomatike, personalitete te shquar, perfaqsues nga fusha te artit e kultures,shkences e ushtarake, shqipataro arberesh,studente dhe organizzata te ndyshme te komunitetit shqiptare ne Itali. Gjate bisedave dhe pershendetjeve te ndyshme nje moment i kendshem ishte edhe prania dhe sfilata me veshjet ne dy simbolet e flamujve shqiptare dhe atij italiane e miseve tona te cilat prej kohesh jane te angazhuara dhe marrin pjese ne ceremoni te tilla. Ne sfondet e kesaj salle arti dhe historia e tij flisnin me gjuhen e tablove te piktoreve me te medhej, por qe ne nje moment surprize per nje zonje qe ka ne vetvete artin e te shkruarit dhe mbi te gjitha ate human kjo salle do te ndiente pergezimet dhe duartrokitjet e ngrohta.
...DHE UNE NENE MOTER BIJE E LETIJ KOMBINE GJUNJE SOT BIE DHE PUTH ATE FLAMURJU LUTEM!ME TE NE ZEMER ATDHEUN NDERONIDHE BENI QE SYRI MOS T'I QAJE ME KURRE
(Atdheut)
Jane keto vargjet me te cilat zoti Llesh Kola nis pershendetjen e tij drejtaur zonjes Vitore Stefa Leka, duke shfetuar neper faqet e librit te saj botuar kohe me pare ‘Vetmi e Largesise’.Me shume kenaqesi thote ai kam nderin qe tju presantoje sonte ne kete mbremje te festes tone kombetare,nje zonje te nderuar, nje mike, nje shkrimtare qe para pak kohesh ka marre target per pranimin e saj ne Lidhjen Shqipate te Shkrimtareve, por qe sot merr nje urim akoma edhe me te madh ne mes te bashkeatdhetareve te saj, vleresimin me mirenjohje nga Presidenti i Republikes se Shqiperise zoti Alfred Moisiu.Nderkaq akademiku shqiptare zoti Ylli Polovina lexon Medaljen e Mirenjohjes nga presidenti ;
« Per ndihmen humane dhene emigranteve shqiptare ne nevoje , per veprimtarine aktive ne mbrojtjen e te drejtave te tyre » Tirane,me 05 09 2006,nr dekretit 5027.
Permes emocioneve te shumta dhe urimeve zonja Vitore Stefa Leka, merr fjalen duke falenderuar Shkelqesine e tij zotin presiden te Republikes, Ambasadorin dhe gjithe pjesemarresit duke u shprehur se kjo mirenjohje eshte merite e shume e shume njerezve qe me kane dhene mundesine gjithmone te jem pjese ne jeten e tyre dhe te ndihmoj me sa mund,se kjo medalje mirenjohje eshte akoma me shume nje stimul per te qene gjithmone e me teper prane shqiptareve, ceshtjeve te tyre deri sa koha dhe jeta te me lejojne. Kengetari i mirenjohur me banim ne Itali zoti Artid Fejzo i dhuron nje buqete te bukur ne shenje respekti dhe dashamiresie edhe te miqve te shumte.Pergezime dhe urime te sinqerta erdhen edhe prej zotit Simon Kushnini ne telegramin e tij ne emer te LSHB ku zonja Vitore eshte edhe anatre e keshllit drejtues, Lidhjes dhe bashkimit te shoqatave shqiptaro-arberesh me kryetare zotin Alban Kraja, poete,artiste,shkrimtare,gazetare
etj.
Kjo mbremje u percoll ne reportazhin dhe intervistat prej te pranishme dhe zonjes Mardena Kelmendi,bija e zonjes se nderuar Vitore,prane Tvsh dhe Albaniaonline prej zotit Sokol Borshi. Ky aktivitet dhe festim i mbrekullueshem i festes tone kombetare ishte vazhdim i sere aktivitetesh qe shqiptaret kudo ne bote e vecanerisht ne Itali organizuan qe prej Alesandria, Massa-carrara,Udine,Monfalchone,Trevizo, Ravena, Firence, Kalabria etj. Edhe njehere shqiptaret treguan se edhe pse jetojne jashte trojeve te tyre, ndihen krenare qe jane shqiptare dhe festa kombetare i bashkon nen kete flamur.
© A.Mezini