16 agosto 2009

Udhetimi i Shqiperise

Kujtimet e Shqiperise
Gjate udhetimit te fundit ne Shqiperi dhe takimeve te ndryshme...Tirane, Berat, Durres, Pogradec etj...kam mbresa nga me te bukurat me miq te shumte te artit, politikes jetes sociale dhe te aferm, por mbi te gjitha te lene mbresa ato ...kujtimet e femijerise te cilat kur i sheh pas gjithe ketyre viteve duket sikur kane mbetur po aty te gjalla...edhe pse jeta na ka cuar gjithandej neper bote dhe kemi krijuar rruge te reja...Por me mikeshat e mia Silva Burnaziani dhe Liljana Decolli u takuam aq natyrshem dhe filluam bisedat tona te kendshme sikur keto vite ndare nuk kishin patur asnje efekt..Kafja e embel tek "Piazza" (ish Postiqet e pata lenen kur jam larguar nga Shqiperia), na zinte deri vone mbas mesit te nates dhe asnjera nga ne nuk e shihte ate...kohen!
Jane kujtime te bukura, pas nje takimi shume vjecar pa u pare te cilat po i shoqeroj me keto foto...ne foton e vogel jam une me Lizheta Toromanin. Nje kujtim qe sa here e shohe i mbush syte me lot jo vetem per shoqen e femijerise, por per vitet qe iken .... dhe menjehere me vine ne mend vargjet e kenges se mikut tim Mihallaq Andreas...
...se vitet ikin tutje ikin moj nje nga nje dhe vajzat behen plaka RINIA MOJ NUK VJEN ME!!! Eh...Sa e veshtire qenka pleqeria!!!
Vitorja

06 gennaio 2009

Pershendetje nga Makfire Canolli

  • E dashur Nena Vitore ! Te uroje nga zemra per titullin e merituar qe te eshte dhene "Qytetare Nderi" duke te deshiruar shendetelumturi dhe jete te gjate e sa me shume titiuj ne karrieren tende! Po ti dergoje keto vargje te cilat me dolen nga thellesia e shpirtit!

Nene e moter per ne te gjithe

V - ullneti dhe deshira shpirterore
I - deali Yt gjithone Kombetare
T - e beri qe te jeshe e rralle
O - Nene e moter per ne te gjithe
R - ralle kushe ka kaq zemer te dlire
E - nje shpirte kaq te mire!
S - te mposhti dote diktatura
T - e beri me te forte se furtuna
E - munde gjithone ne beteje
F- ort cendrove cdo here
A - tdheut i dhe ndere!
L - ule e fresket perhere
E - dhe ne Dimer e Pranvere
K - urre nuk u gjunjezove
A - rmikun me vepra e shkaterrove! !

Me shume respekt dhe dashuri per Nene Vitoren!

Makfire(Maqedonci) Canolli
Dhjetor, 2008 U.S.A

Berati nderon me titullin e larte " QYTETARE NDERI"

Zonja Vitore Stefa ( Leka ) merr nderimin dhe respektin e qytetit te lindjes duke ju dhene Titulli i Larte " Qytetare Nderi "
Nga Drita Braho

Me daten 18 Dhjetor ne qytetin e Beratit u zhvillua nje ceremoni madheshtore ku morren pjese personalitete te larta te artit, kultures si dhe intelektuale dhe qytetare beratas.Ne kuader te zhvillimit te Festivalit Tipologjik qe u zhvillua ne datat 17 – 18 – 19 Dhjetor 2008 u vendos dhenia: Tituj te Larte Nderi 3 personaliteteve te ketij qyteti.Fjalen e rastit e mbajti Kryetari i Bashkise Z.Fadil Nasufi, i cili ne fjalen e hapjes mes duartrokitjesh dha Titullin e Larte Qytetare Nderi Z. Vitore Stefa ( Leka ).Ne pamundesi te ardhjes te Z.Vitore per arsye objektive, Titulli iu dorzua Z.Xhovan Shyti gazetar i cili kryesoi grupin e punes per vleresimin e figures te Z.Vitore Stefa ( Leka )Roli i bijes te Beratit i ka kaluar tashme kufijte deri ne diaspore per Kosoven dhe Çamerine.Qytetaret e Beratit shprehen admirimin per vlerat e kesaj zonje, per prezantimin dinjitoz qe i ka bere qytetit te lindjes te saj, por njekohesisht Z.Vitore Stefa ( Leka ) ka dhene nje kontribut te veçante edhe per emigrantet shqipetare ne Trieste.

Ne fjalen falenderuese nga Z.Xhovan Shyti u cilesua edhe njehere puna e kesaj zonje si nje gur i forte ne themelet e qytetrimit Beratas.Te pranishmit vleresuan vlerat qytetare dhe humane te zonjes Vitore. Ne fjalen e tij Z.Fadil Nasufi kryetari i Bashkise Berat theksoi punen e perkushtuar te kesaj zonje ne diaspore duke bere keshtu nje model i tolerances dhe vazhdimesise per te pare para.Ne kete ceremoni ju dhane tituj nderi edhe dy personaliteteve te larta te ketij qyteti Z.Ilia Theerecka per qendresen e larte ne burgjet e diktatures. Z.Therecka ishte i pranishem dhe shprehu falenderimin per vleresimin qe i behet nga qyteti dhe qytetaret e tij. Titull nderi u dha edhe per Z.Seit Ali Dhembo ( pas vdekjes ), me motivacionin per qendresen patriotike dhe perkushtim atdhetare si dhe model I tolerances fetare ne Berat. Berati, ky qytet qe po evidenton vlerat historike po prezanton dhe çmon vlerat e qytetareve qe kane bere aq shume per kete qytet.

Titulli i Larte Qytetare Nderi per Z.Vitore vjen pas vleresimeve te medha qe i jane bere nga shteti shqipetar dhe italian. Puna dhe perkushtimi i saj le te jen model i njeriut qe perkushtohet duke na thene: "Te falesh dhe te kuptosh eshte njerezore".