05 maggio 2006

Libri "Ne te denuarit"

Ne pervjetorin e dites ,qe i preu ne mes jeten babait tim te ndjer ne moshen 44 vjecare, dite, qe preu ne mes enderrat dhe jeten tone , ku per vite me rradhe nuk na u nda kalvari i vuajtjeve jo vetem nga ana ekonomike po ato psikologjike, qe ishin te tmersheme . Ne kujtim te kesaj dite, po ju dergoj pjese nga libri im i sapo dal nga shtypi, "Ne te denuarit..."qe ja kam kushtuar biografise se familjes time , duke u bazuar ne ngjarje te jetuara nga ne "qe ngelem gjalle" ne dokumenta te arshivave , fakte te tjera, nga deshmitar apo shkrime te mara nga shtypi I perjetshem dhe i paharruar do ngeli kujtimi i ketyre martireve qe do te lexoni me poshte I perjetshem dhe te paharruara do ngelen dhe emrat e viktimave student apo profesore te shkolles Amerikane te Harri Fullcit, nje prej te cileve eshte dhe i ndjeri babai im

"Te paharruar do ngelen dhe qindra viktima qe rane theror te diktatures eger komuniste"!

Pjese nga libri "Ne te denuarit"

Veper e atyre...
Nje vit me vone, pas intervistes dhene gazetarit Xhovani Shyti, im vella Alfred Stefa, bashke me shume dashamires Beratas si dhe me drejtorin e muzeumit te qytetit, arkeologun Sami Starova, zbuluan vendin ku u pushkatuan , naten duke u gedhir 4 mars , im at, se bashku me tre Beratas te tjere Kerkimet zgjaten dhjet dite, ku nje eskavator , punonte dite e nate, rreth vendit ku i kishte udhezuar i vetmi deshmitar i ngjarjes makabre te asaj nate Lexoni me mire intervisten e zotit Shpetim Roqi, i cili ne ate kohe se bashku me nje ekip te televizionit, kan qene prezent ne momentin e gjetjes se varrit te perbashket te ketyre martireve. Zoti Shpetim e shoqeron me keto fjale emisionin ." Ky eskavator germon! Sa mire do ishte te zbulohet dicka nga kultura jone..Por jo.. zbulon dicka nga mostra e barbareve , qe kudo ku kaluan lane te tilla vepra .Vendi quhet Uznove e Beratit Pushkatohen barbarishte :Baba Bedri Carkanji(Babai i Teqese nga Qerbesi i Skraparit)Profesor Kostaq StefaAvokati- deputet Hamit Myftiu Nenepunesi i Bashkise Tajfur Hasnedari .. Nuk eshte deshira jone qe te mbushim ekranet me eshtra.Ne po i tregojme njerezve veprat e atyre dhe kjo eshte nje nga kryeveprat e kanibaleve te kuqPamja eshte e llahtareshme !Kater skelete te lidhur me zinxhir kafshesh e me nje dryn te madh !Dikur njerez e sot eshtra, qe dhe vdekjen e jetuan ne pranga Kete video kasete e kam edhe une.Televizioni Shqiptar e dha disa here duke filluar nga data 18 Janar 1993 , qe eshte dhe dita kur ju gjeten eshtrat Me vone Zoti Roqi , pervec pamjeve nga cvarrimi dhe nga varrimi me ceremoni madheshtore , shoqeruar nga populli i Beratit per ne varrezat e deshmoreve te qytetit, ka mar ne interviste dhe femijte apo familjaret e te ndjereve, midis tyre motren edhe vellan tim Alfredin , qe nepermjet emocioneve, si keta dhe te tjeret , tregojne momente nga ajo nate fatale e tre shtatorit kur i arestuan , duke i hequr zvarr para femijeve , grave apo prinderve tyre Impresionante dhe ngjethese jane dhe spjegimet e te vetmit deshmitar . Ai thot:Ata i pushkatuan pas mesit te nates . Erdhen policet duke i rene fort deres shtepise dhe na ngriten nga gjumi Ne tre me te rinjte (une isha 20 vjec)duke na thene -Ajde shpejt, merrni kazma dhe lopata. Ne i degjuam pushket, por nuk e menduam se aty ne buze te perroit , do te gjenim kater kufoma , torturuar cnjerezishte Atij Kaurrit i kishin thyer krahun per e gjalli (Ketu behet fjale per baben tim te ndjere, qe nena ime e nderuar "Statuja e halleve " si e kam quajtur une, e njojti kafken e te shoqit nga nje dhemball floriri, qe kishte vene kur ishin ne Itali, te dy mesues ne institutin magjistero ne Firence, aty ku kishin mbrojtur diplomen dhe njohur e martuar bashke.-Aty, ishte gjak dynjaja-vazhdon deshmitari .Policet kendonin dhe losnin me callmen e babait te Teqes , duke e perdorur si top futbolliNderkohe ne i hodhem njeri pas tjetrit ne grope dhe i mbuluam Kur mbaruam pune , ata na thane , per aq sa pat e bet ketu, po e hapet gojen gjekundi, do perfundoni dhe ju si ata Ne se hapem gojen nga frika dhe pse na rrinte si lemsh ne zemer e tani qe ju ndihmova , qe t'i gjenit ,ndjehem i liruar e do shkoj rehat para Zotit Babain tim ,ketij poligloti te shquar,. Zoterues i shtate gjuheve Autor i dy librave me tekste shkollor si dhe i librit Anekdoda dhe Aforizma nga disa njerez te shquar I eshte dhene titulli me i larte "Martir i Demokracise" dhe sot ne qytetin e Beratit, nje rruge mban emrin e tij.
Pushkatimi
Tre plumba
Pa klithma Vdekje pa sy
Kater mars ora 2 e dhjete
Viti dyzetetete :
Dhe heshtja vet
Shpirti befas shkon ne qiell
Policet ja marrin kenges shtruar
Kendojne si ne marrezi
Pastaj hedhin kraheqaf
Automatiket e zinj
Dhe.. kendojne perseri..baba
Bedri,Kostaq,Tajfur,Hamit
Nje jete e perhereshme ne rini
Bri varrit pa varrrritet bar..
Dhe vet peroi i mbuluar
Hesht me acar
Policet largohen ngadale
Kenga shpon naten e ftohte
Pas lane krismat pa varr .