08 gennaio 2006

Takime te ndryshme

Me Ambasadorin Pavli Zeri, dott.Mira Kola, N.Pistulli, M.Kelmendi
Me parlamentarin Gianfrenco Fini Me shkrimatret D.Agolli dhe Xh.Spahiu
Me artistet e popullit M.Xhepa e V.Manushi Me kryetaren e parlamentit shqiptare zonjen J.Topalli.

06 gennaio 2006

Pjese nga librat

Pjese nga librat "jetoj Ringajlljen" dhe " La Libertà"

La LIBERTA

la libertà, vola più alta dal cielo

Il cielo non teme le sbarre d'una prigione

La prigione può segregare l'uomo

può uccidere l'uomo

Ma, non può sconfiggere la libertà

La libertà si nutre dalla spirito dell' uomo

e finché ci sarà l'uomo ,

ci sarà libertà

C'è nel mondo sete di libertà

Libertà è dignità!

Perché ognuno possa essere in se stesso:

giustizia e potere ,

per combattere

contro il terrore,

la dittatura,

l'ingiustizia :

Appropriazione di un popolo ,

di una coscienzadella nostra mente,

con voi l'appoggio di chi ancora

spera per un nuovo futuro ,

senza catene e senza commizzie di forza

Io sono come la musica Una volta dolce

Una volta impetuosa Una volta briosa

Una volta leggera Ma, Triste!

Nonostante tutto, finisco con l'essere allegra e gioiosa.

Emigrant (ja kushtoj Dritanit, djalit te mikut tim Abdulla Berberi , vrare aksidentalishte )

Nata kullon ngrice e terr

veshet me degjuan pika shiu

Larg ne vendin tim fryn ere

Ajo vjen tek une me fryme njeriu

Nata zbardhet krejt me endrra

Dita eshte ngarkuar krejt me pune

Gjithshka grryhet tek une brenda

Kenget me kthehen te gjitha ne zhurme

Ai , une , nje nga ata

Heshtin perball mrekullise

Emigrant nje emer , refugjat Botes se qyteteruar ,

i pi sise Dhe nxin toka dhe nxin qielli

Era fryn gjithnji si e marre

Njeri-tjetri me fytyre nga dielli

Vetem shpirtin kemi pishtar

Mikut tim Masrur Imani

Mbi buzen e qiellitrri vet kryelartesia

Boshesia e marrezise flegozhde e lyrosur ,

me gjak si ftohtesia

Diku Liria vdesdhe vdekja lind

Ti Pers i vjeter je aty!

Boten me sy e perpin

Tej perendimi si gracke

Ulet ngadaleNeser agimi i zjarrtte dhuron

Ty Nje penelat! Fuqia gjakoset me boten

Dhe zemra e saj rreh me vrull

Ti Pers i vjeter , puthur me token

Talentin e ke veshur si zhgun .

Anti sy

kerkova sy te tjere

Te shplodhja syte e mi...

Kujtova se i gjeta

Por ndodhi nje cudi

Mahnitur para tyre

Une lash syte aty

Por keq ata m'i vranse ishin anti sy.

Enderr e prere

Mbeshtetur tek une te gjen cdo mengjes

Koka jote te gusha ime

Une zgjimin tend mezi e pres

E puthjen tende mes perqafimesh

Syte te m'i celin puthjet dua

Buzeqeshja jote te thote"miremengjes"

Dora ime te krehe flokt' e tua

Por zgjohem me enderr te prere ne mes...

Mosmirnjohje
Sa dhemb bota e harrimit!
Mirenjohja rrugen humbi
Mosmirnjohja "dha shperblimin "
me shume vret se plumbi!
Me ndoqen gjithe jeten
Pas gjithe jeten pas..
Ato plumba te atij pushkatimi
Dhe valet e detit kur me cuan larg
Me te shtena thoshin
"S'ka fat jetimi" !
Mirembrema Europe!
Enderr e plakur rinie!
trokitje e hereshme pleqerie!
Pranvere
Pranvere Pranvere Pranvere !
Ne3 buzt' e tua ve vargun tim
Dhe ti ate varg si perhere
E bere per shpirtin -shpetim!
sa here te une ke trokitur
me hap te lehte ne oborr
Aty dallandyshen kam pritur
Mes lulesh thurur kurore
Atje tani ti vjen e bukur
Me ty dallandyshja prap vjen
kerkon mes lulesh , mos jam futur
kerkon por dot nuk me gjen
Do vij nje dite une do vij
tek ai prag ku prita pranverat
Qe iken bashke me rinine
Nga malli vet do hapet dera..

03 gennaio 2006

Mirenjohje nga Lidhja Shqiptare ne Bote

LIDHJA SHQIPTARE NE BOTEM ME RASTIN E KONGRESIT TE SAJ TE PARE KOMBETARE JEP MIRENJOHJE VITORE LEKA
Per perpjekje te jashtezakonshme dhe pune vetmohuese, per avancimin e ceshtjes kombetare shqiptare, per kontributin e dhene epr funksionimin dhe realizmin e rolit te LSHB-te.
PRIZREN, 27 nentor 2001
Kryetari Simon Kuzhnini
...DHE UNE NENE MOTER BIJE E LETIJ KOMBI NE GJUNJE SOT BIE DHE PUTH ATE FLAMUR JU LUTEM! ME TE NE ZEMER ATDHEUN NDERONI DHE BENI QE SYRI MOS T'I QAJE ME KURRE!

Titull Nderi nga Shoqata "Madre Tereza"

Shoqata "MADRE TEREZA" vlereson me Titullin e Nderit zonjen Vitore Leka

NENE E MADHE E KESAJ BOTE

Kudo qe jam , kudo qe shkoj
me ndjek pas fjala jote
Miresi na rrezaton
O nene madhe e kesaj bote
Ku ishte dhimbja me e rende
Ku lengata ish me e gjate
Ti atje e hape zemren
Si nje qiell te pa mate
E dhimshurish kjo dora jote
Ju zgjat njeriut mes mjerimit
Shembelltyre prej shenjtore
Je bere sot per gjithe njerzimin
Ti je emri i miresise
Ti je emri i vet shpreses
Nene e madhe e dashurise
Shenjteresha Nene Tereze!
TITULL NDERI QE I JEPET ZONJES VITORE STEFA LEKA

REPUBLICA D'ALBANIA

Associazione umanitaria

'MADRE TERESA'

DECISIONE

L'associazione 'MADRE TERESA' oggi il 23/1272005 ha deciso di eleggere;

Membro D'onore-la nostra compagna,sorella,benevolente,la sig Vitore Stefa,residente a Trieste,data di nacita il 5/2/1941.Lei ha dimostrato qualità vitale,ha dato tanti contributi per la sua patria come distinta patriota,super,dell anno1991,dai primi i giorni di transizione in Albania.Lei ha messo la se stessa al fianco degli intellettuali autentici sia in patria sia all'estero.

Il Consiglio Dirigente ha deciso di averla 'MEMBRO D'ONORE d'Associazione.

Il Preside Ilir Peraj

Librat e mi

Pjese nga librat e mi

Pjese nga librat, "Mozaike te nje portreti", "Vetmi e largesise", "Plage shpirti"

***

MOS ME FLISNI VETEM KEQ

Mos me thoni se atje

N'ate toke te shqiptari

Ra mallkimi si rufe

Dhe i thone "TOKE E DJALLIT"

Mos me thoni se atje

N'ate toke me qiell mesdheu

Vec urrejtja ngre fole

Dreqi zemren ja rembeu

Mos me flisni vetem keq

Nuk duron ky shpirt i vrare

Ah! sa shume Atdheu dhemb

Larg Atdheu behet plage

***

BERATIT TIM

Qytetit te vuajtjeve

S'ia them dot fjalet e mija

Sa iki prej tij , me vjen prap te vij

Qytetit ku mbet enderrprishur rinia

Ne zemer ja mbaj cdo dhimbje te tij

E ikur prej tij, jam gur i zhvendosur

Kush tha se me ty

E shuajta gjithe mallin?

Rri para teje, Rozaf e murrosur

E s'flas dot !

Si s' flet dot i vdekuri te gjalle

Papritur ti rruget e tua zmadhove

Me shendrove ne femije

Une gruan harroj

Vitet e mija i kap gjithe perdere

Me lotin qe me rrjedh ato i kujtoj

***

MOS TE SHUHET AJO SHPRESE

Kete poezi ja dedikoje , nje ushtari te U C K -se, ,qe rastesia beri ,qe te njifet me mua dhe ti qendroj prane me muaj Sot ai dergjet ne spital gjithmon me SHPRESE, Shpresa , qe eshte e fundit qe vdes te nje njeriu, e ka bere te mund deshiren dhe mallin per te par nenen, Gruan ,dhe dy femijet Per te par vendin ku lindi e u rrit Shpirt i pervluar, zemra e malluar, por ... shpresa dhe deshira per te jetuar....Ja dedikoj 29 vjeçarit ,ushtarit nga Tetova K.SH

Rend moj ere edhe per mua..

Puthmi bijt, Vjollcen, Blerimin

Pa i par te vdes nuk dua

Mallit tretur si kandili...

C'eshte ky ze, qe vjen i shuar?!

C'Eshte ky bir , qe shkon te vdes?!

Si t'ja mbaj tani ne duar

Amanetin varrur ne shpres?

Kerkon miqte e tij ku jan?

Neper bote te merguar..

Te ndaj dhembje edhe fjale

mos te ndihet i 'Harruar'

Syt e tije me flasin mua

Si nene zezes atje larg...

Zemer' e tij theret dhe gruan

Qe ka dal.. e pret ne prag..

Ka rinine dhe bukurine

Por

Mban plage ne trup e shpirt

Ndaj them 'ZOT BEJ MREKULLINE!!

Ngjalle,si te ngjallesh nje 'Krisht'!

02 gennaio 2006

BIOGRAFI- Vitore Stefa Leka

Vitore Stefa (Leka) ka vendlindje Beratin , me prinder te shquar intelektuale, Kostaq e Eleni Stefa, nje familje me tradita e rrenje te thella atdhetarie e kulturore. Si stermbese (nga i jati) e Kostandin Kristoforidhit dhe e Gjergj Stefes (veprimtar i njohur i Lidhjes se Prizrenit), mes tjerash trashegoi edhe pasionin dhe enderren per te shkruar e krijuar. Por rregjimi monist , ja nderpreu deshiren e flakte krijuese vajzes, e cila nuk arriti ta kultivoje , sepse ishte bije e Kostaq Stefes, denuar per idete e tij demokratike. Dhe jo vetem kaq, nje kompleks i gjate vuajtjesh e shoqeruan ate dhe familjen e saj deri me shembjen e ketij sistemi. Vitet ’90 si per cdo shqiptar, shenuan nje etape te re. Italia ishte vendi qe i rezervoi fati , ku ajo ne ekzil, se bashku me familjen e saj, rinisi integrimin shoqeror e social. Akumulimi i energjise ne vite, shume shpejt do te afirmoje vitalitetin dhe identitetin e saj. Permes fjales, krijimtarise se gjere letrare, ajo eshte kthyer ne nje nyje lidhese per nje rreth te gjere artistesh, shkrimtaresh e atdhetaresh, sidomos ne rradhet e emigracionit shqiptar, por edhe ne vendlindje e me gjere. Gjithnje e palodhur ne mbrojte te te drejtave te dinjitetit te emigracionit shqiptar,e gjeje dhe e gjen kudo ne krijimet e shoqatave italo-shqiptare,duke filluar nga jugu apo nga veriu i italise duke predikuar gjithmone bashkim,solidaritet dhe dashuri me njeri-tjetrin per te ruajtur identitetin dhe kulturen e lashte shqiptare.Eshte nder te parat qe iu bashkua Lidhjes Shqiptare ne Bote ku ne Kongresin e Pare te kesaj lidhjeje qe u mbajt ne Prizren ,u zgjodh antare e keshillit kombetar. Ajo eshte gjithashtu edhe antare nderi e bashkimit te shoqatave shqiptare-arbersh ne itali. Per veprimtarine e saj humanitare dhe veprat bamirese, shpesh therritet «Nene Tereza e Triestes » ,dhe pikerisht Shoqata Humanitare 'NENE TEREZA' ne Shqiperi,e shpall ne fund te vitit 2005 'ANTARE NDERI' te kesaj shoqate,nder te tjera ajo ka marre edhe nje 'target' nga lartmadheria e tij Mbreti Leka i I me motivacionin 'Per merita te vecanta ne bashkimin e Diaspores Shqiptare'.Ne krijimtarine e saj poetike eshte per tu permendur botimi i vellimeve «La liberta» dhe «Jetoj ringjalljen » dhe me pas « Vetmi e largesise ». Libri i saj ne proze eshte titulluar « Plage shpirti » dhe jane gati per tu hedhur ne shtyp, romani « Rrethi i hekurt » si dhe « Novela dhe kujtime ». Eshte bashkeautore tek antologjia « Mozaike te nje portreti » si dhe tek « Metafora e arratisur » permbledhur nga Bislim Ahmeti me krijimtari nga autoret shqiptare te diaspores. Gjithashtu ajo eshte bashkeautore ne antologjine “Trokitje ne mur”, antologji kjo me poete te ndryshem internacional, ku mori pjese denjesisht ne Festivalin Nderkombetar “Ditet e Naimit” organizuar ne Tetove, dhe qe i jepet “ Flete mirenjohje ”. Ne aktivitetet me te rendesishme organizuar promovimeve te krijimtarise se saj, Vitorja vecon si mjaft emocional, presantimin per here te pare te librit te saj ne vitin'93 “ La liberta ”, “ Poezi qe mer fryme pas pushkatimit ”, si dhe “Ringjalljen jetoj”,organizuar prej forumit rinor te Partise Republikane ne Shqiperi,ku merrte pjese gjithe elita shqiptare duke perfshire edhe politikan,shkrimtar,artiste dhe ambasador te vendeve te ndryshme.Promovimi i ketij libri u percoll nga poetet e mirenjohur Xhevair Spahiu dhe Dritero Agolli,ku per here te pare ajo intervistohet ne televizionin shqiptar qe e shoqeroi gjithe kete mbremje.I ftuar ishte edhe mjetshtri i piktues boterore,fituesi i disa cmimeve nderkombetare si edhe realizuesi i kopertinave te ketyre librave , Maestro Marsur Imani. Po ne kete mbremje per punen e tij humanitare ne lidhje me shqiptaret ne itali dhe ne shqiperi,ju aderua titulli 'Qytetar Nderi' i Shqiperise dhe nje pashaporte shqiptare. Poezite e saj, i percjell me emocion nga aktorja e mirenjohur Margarita Xhepa dh poete te tjere ne emisione te ndryshme televiive apo radio Tirana, do te ngelen te pashlyera per Vitore Stefa Leken. Ne kontributet i saj, me vlere eshte edhe bashkepunimi ne librin voluminoz “Border Croissing”(Vecchi e nuovi intrighi attraverso Trieste) me gazetarin italian, Silvio Maranzzano. Vleresohet me « Titullin e nderit » prane shkolles shqiptare te vellazerimit “Albaniache tranzschule Shota” ne Zvicer, shoqeruar nga medalja ne bronx , me dedikimin :'Per merita te vecanta me rastin e dy vjetorit te LSHB per Zvicren'. Ndihma dhe kontributi i saj ne lidhje me familjet e shperngulura nga lufterat qe u zhvilluan ne Kosove e Maqedoni kane qene te pa kursyera.Si shperblim familje te cilat bijte e tyre rane ne lufte i kane dhuruar nje medalijon ari me motivacionin : « Per ndihmen e pakursyer dhene bijve dhe bijave tona gjate luftes ». Skalitur ne te me mjeshteri dhe portreti i saj. Veprimtaria dhe aktiviteti i saj krijues dhe humanitar eshte pasqyruar me jehone te fuqishme ne shtypin vendas italian por edhe ne gazeta e revista te ndyshme ne Shqiperi dhe diaspore si gazeta 'Tribuna Demokratike','Republika','Panorama',revistat 'Klan','Spekter','Eurozeri' ne Zvicer,'cittanuova' ne itali,ne gazetat e diaspore si;'bota sot' ne zvicer,'bota shqiptare','rrenjet' ne Itali,gazeta 'Iliria' ne Amerike,'Tribuna' dhe 'Athina' ne Greqi,revistat 'Vlera' ne Maqedoni,'Aktuale' ne Danimarke,'Doruntina' ne Suedi etj.Nderkohe ajo jep ndihmesen e vet edhe si korresondente e rregullt ne disa prej gazetave apo revistave te lartpemendura. Mbreslenese jane edhe intervistat ne radio televizionet shqiptare, permendim intervisten pas botimit te librit te dyte 'Jetoj Ringjalljen' se bashku me redaktoren e ketij libri zonjen Zhuliana Jorganzhi, intervisten ne departamentin e jashten te Radio Tiranes, per emisionin e shqiptareve jashte atdheut, nga gazetarja Kozeta Mamaqi, radio 21 Danimarke nga zoti Luigj Shkodrani, radio ‘Bluskaj nga Flora Durmishi Prishtine, radio ‘Koha’ nga Floresha Dado, radio ‘Iliria’ e shqiptareve Toronto me gazetare Antigoni Papanastasi etj. Kudo ne krijimet e saj spikat dashuria jo vetem per miqte dhe shoket e saj te aferm, por per njeriun ne pergjithesi per jeten dhe gjithcka te bukur. Motoja e saj eshte “Ju kam vellezer, me thoni moter”