05 giugno 2008

Mendime te zgjedhura

Mblodhi V.S.Leka

  • Trishtimi eshte pjese e asaje shterngate qe deperton neper labirinthet me te thella te ndjenjes,duke e nenshtruar ate.

  • Gruaja eshte si nje metafore,te cilen po nuk e perdore me vend atehere fjalia ne te cilen e perdore del jashte c´do lloj kuptimi.

  • Burri eshte si nje vazo uji e zbrazur,qe po ta mbushesh do rendoje,pergjersa ta mbashe te zbrazur nuk do te ndryshoje peshe.

  • Nje plak i tha nje tjeteri-u plakem po i afrohemi vdekjes-ndersa tjetri iu pergjigj -mua me ngjane se po i afrohem edhe nje here femijerise sepse mbaj mend nenen qe me vishte dikure femije ne te njejten menyre qe me vesh bija ime sot.

  • Dinjiteti eshte pjese e pasqyres se njeriut,po te thyhet ajo pasqyre atehere njeriu s´ka me se ku ta shohe vehten.

  • Ka disa lloje menyrash per te urryer ,njera prej tyre eshte te duash.

  • Perparesia seksuale eshte nje dileme e rigjetur tek ata persona qe njohin disa rregulla te fshehta,te cilat jane shkruar tek instiktet.Po te arrijme ti shfletojme ato instikte atehere do te zbuloheshin nga gjithkush.Por e veshtirá e ketije sekreti eshte se si mund te gjehen fletushka te tilla.

Premio letterario "Pensieri Poetici"

http://www.albanianews.it/spettacoli-e-cultura/pensieri-poetici-premia-due-poetesse-albanesi

Pensieri poetici” premia due poetesse albanesi

Concorso letterario organizzato questi giorni nella città di Trieste

"Pensieri poetici" (Mendime poetike), il concorso dove hanno partecipato 150 autori della regione Friuli-Venezia-Giulia ha visto come protagoniste anche due personaggi, due donne albanese, la scrittrice Vitore Stefa Leka e la poetessa Mardena Kelmendi. Il concorso organizzato a Trieste in uno degli ambienti di AVI (Associazione Volontario Insieme –Onlus )tra l’atro, ancora una volta ha dimostrato come la cultura e in modo particolare l’arte della parole possa essere un modo più ampio di comunicazione, scambiò culturale tra i popoli e l’etnie che sono integrati e vivono insieme in questa società multietnica. La giuria ha premiato con il primo posto la poesia "Lontana Gioventù” di Claudio Sibelia, scecondo premio la poesia "El can e l'ora solare " di Giuseppina Biancofiore.Tra altri premii di riconoscimento e medaglie sono premiate anche Vitore Stefa Leka per la poesia "Libertà” e la poetessa Mardena Kelmendi con la poesia "Perdonare per vivere".

  • Vitore Stefa Leka nasce a Berat in Albania in una famiglia di intellettuali. Il regime dittatoriale di Enver Hoxha le ha negato il grande desiderio di scrivere perché figlia di un perseguitato politico. Nonostante ciò, riesce ad approfondire da autodidatta la sua conoscenza dei più importanti autori della letteratura e della poesia europea. Nel 1991 arriva in Italia. Ha pubblicato cinque libri di poesie e racconti in prosa dedicati alla libertà, alla pace, all’amore verso il prossimo e contro ogni discriminazione. Sue poesie si trovano anche in numerose antologie pubblicate a Tirana. È corrispondente di alcune riviste e giornali albanesi pubblicati in Grecia, Romania e Italia. È membro della Consulta degli Immigrati presso il Comune di Trieste, da anni offre instancabilmente e generosamente aiuto umanitario a tutti gli immigrati che sbarcano a Trieste senza mai guardare la provenienza etnica di chi le chiede soccorso. Per il suo impegno a sostegno della democrazia e dei diritti umani ha ricevuto medaglia di riconoscimento dall’ex presidente della Repubblica albanese, dalla Lega Albanese nel Mondo (LSHB), dall’associazione in Svizzera dall’associazione umanitaria “Madre Teresa” e dal Re Leka I in esilio.

Bibliografia La libertà, (poesie) Jetoj ringjalljen, (poesie) Vetmi e largesise, (poesie) Plage shpirti, (prosa) Rrethi i hekurt, (romanzo) Novela dhe kujtime, (prosa) Co-autore Mozaike te nje porteti, (antologia) Metafora e arratisur, (antologia) Trokitje ne mur, (antologia) Border Croissing (romanzo), Silvio Maranzzano Gjuha e dashurise poetike, (antologia) Kur e leshon zogu folene, (antologia) Me zemer prane Shqiperise (intervista) di A.Zholi Zemra Prinderore, (antologia) The sun and the moon

La poesia premiata
Libertà!
Parola emessa dall’anima imprigionata sussurrata da labbra imbavagliate da occhi accecati dal cuore arso. Parola emersa dalla terra insanguinata. Libertà! Parola cantata nelle canzoni scatenate dipinta in catene e nell’isolamento, in sinfonie e melodie, nel cinguettio degli uccelli in volo. Gli occhi del bambino innocente invocano il tuo nome e tu sorda sei stata! Trionfa ora, sulle catene della schiavitù! Il mondo, i popoli a te chiedono aiuto e per la pace invocano il tuo nome. Libertà!
L'amore
Se vuoi prendermi per mano, prendermi adesso, non dopo! Se mi ami dimmelo adesso se vuoi abbracciarmi fallo subito, perché doposvanirà la magidi questo momento L'amor è questa scintillanascosta sotto la cenerebasta soffiarci insiemee il fuoco divampa Se aspetti domani Potrei in vagirmi di un altro soltanto perché non mi hai scoperto adesso!

11 marzo 2008

Libri "Mbreteresha e diaspores shqiptare"

Bukuresht

21 tetor 2007

nga Albert Voka

Në kuadrin e Bibliotekës shqiptare dhe me përkrahjen e komunitetit shqiptar të Rumanisë, e pa dritën e botimit në Bukuresht libri "Mbretëresha e Diasporës Shqiptare" - Vitore Stefa Leka. Libri ka gjithsejt 115 faqe, të ndara në 20 shtylla përmbledhëse tematike: Energjia shqiptare që e kall energjinë, As për mua as për ty, por për gjithë Shqipërinë, Një vullkan i urtë që shpërthen nga zemra e Shqipërisë, Kisha dëgjuar se flitej shumë për këtë zonjë të dashur, Të dashur shqiptarë, Një person shumë i veçantë për t'u njohur, A very special person to know, Tërë kjo botë m'u duk një link blu, Pasqyrë e nderit arbëror në mërgim, Një emigrante shqiptare me zemër të madhe, Humanizëm, mirëkuptim, dashuri dhe tolerancë, Lapidari me flamurin shqiptar, Surprizat nuk pushonin, Yll i Diasporës Shqiptare në Botë, Merita të veçanta, Letra që shërrojnë, Ishte Vitorja ajo që hapi zemrën bujare për komunikim me komunitetin shqiptar, Poezi dedikuar Vitore Lekës. Vitore Leka në gjuhë të huaja, Nënë Tereza dhe Mos më flisni vetëm keq, Dëshmi konkrete e atdhedashurisë, Shqiptarët janë populli më interesant me një mikpritje të jashtëzakonshme, Intervistë e Albert Zholit me Masrur Imanin në gjuhën italiane, Shqiptarja me zemër të madhe. Në kuadrin e rubrikës Album kujtimesh të paharruara, botohen dhjetra fotografi me Vitoren në gjirin e miqve, dashamirëve, personaliteteve, poetëve, artistëve etj. Vepra hapet me një medalion në gjuhën italiane të studenteshës Monica Foschia, jepet një faqe me burime biobibliografike në gjuhën rumune, ndërsa lënda jepet në gjuhën shqipe, me fragmente nga artikujt, letrat dhe poezitë dedikuar Vitore Lekës nga Doruntina Pasko, Petraq Pali, Arta Mezini, Engjëll Koliqi, Albana Temali, Agim Bacelli, Nirvana Pistulli, Masrur Imani, Karolina Geci, Ilirjana Koliqi, Vlashi Fili, Ejvis Maria Xhajanka, Ilir Borova, Merita Bajraktari McCormack, Ibrahim Egriu, Edlira Dedja, Kolec Traboini, Zhuliana Jorganxhi, Ylli Polovina, Mejreme Lubani, Luigj Shkodrani, Mina Papajorgji, Lirim Jegeni, Llemadeo, etj. Në këtë libër defilon admirimi shqiptar ndaj zonjës Vitore Leka, që është duke dhënë kontribute madhore për ripërtëritjen e Lidhjes Shqiptare në Botë. Janë surpriza të shkëputura nga librat dhe interneti që nga viti 2001. Bashkatdhetarët tanë i kushtojnë poezi duke e konsideruar si grua humane me vlera të veçanta, e cila u gjend si nënë për shumë emigrantë në brigjet e shpresave të humbura. Ky është një përkushtim i thjeshtë dhe i bukur në shenjë respekti e nderimi për këtë zonjë, një dhurratë nga shqiptarët e Rumanisë që del në dritë në vigjilje të 95 vjetorit të Pavarësisë.

Në vend të parafjalës

Energjia shqiptare që e kall energjinë

Gjërat bëhen të bukura kur dikush u jep jetë. Jeta është një lojë kalimtare të cilën e përjetojnë vetëm ata që dinë të duan, të punojnë dhe të dhurrojnë. Vitore Leka është një dhurratë e vogël e Perëndisë, siç ishte një dhurratë e këtillë edhe Tereza shqiptare e Kalkutës indiane. Vitorja nuk është as mbretëreshë dhe as e shenjtë, por kur vjen fjala për humanizmin, bujarinë dhe atdhetarizmin e saj, ajo i meriton të gjitha epitetet e një nëne shqiptare që din ta mbajë gjallë shpirtin shqiptar në botë. Nëna emigrante me zemër të Madhe, thekson Albana Temali për këtë zonjë, duke shtuar se Vitore Stefa Leka është një nga emrat më të njohur të emigracionit shqiptar në Itali dhe në botë. Vitorja është energjia shqiptare që e vërtit botën. Në krahasim me disa " atdhetarë " që shikojnë vetëm interesin e vet, emri i saj është një simbol i admirimit dhe dashurisë. Në kontekst të bamirësisë, hulumtimit, njohjes, afrimit, bashkimit dhe shpëtimit të shpirtit shqiptar në botë, Vitore Stefa Leka është një dëshmi konkrete e atdhedashurisë. Ajo është një energji e gjallë dhe një grua realiste që e meriton epitetin Mbretëreshë e Diasporës Shqiptare. Koha kalon në favor të saj. Ka kohë që ajo e ka përfituar admirimin e diasporës shqiptare dhe të gjithë atyre që kanë patur fatin ta njohin. Pse? Ngase Vitorja din ta respektojë, ndihmojë e mbrojë shqiptarin, duke buzëqeshur, duke hapur zemrën, duke dhënë shpirt nga shpirti i saj i florinjtë. Unë personalisht nuk e kam takuar asnjëherë, veçse në botën virtuale të Internetit. Për të kam lexuar e dëgjuar nga ata që e njohin nga afër, që janë takuar me të, që janë ndihmuar nga ajo, si dhe nga ata që kanë i kanë dedikuar poezi dhe kane shprehur opinionet e tyre nëpër gazeta e revista të ndryshme. Na ka bërë përshtypje gjesti i saj fisnik ndaj një shqiptari nga Tetova. Nuk iu nda për tetë muaj rresht, derisa ai dha frymën e fundit në duart e kësaj nëne të shtrenjtë, duke lënë amanetin e tij për mamanë dhe dy fëmijët e tij. Duke u nisur nga ky fakt dhe nga argumente tjera të panumërta, më lindi ideja t'i mbledh disa shkrime nga interneti, nga librat, gazetat dhe revistat e ndryshme, për vt'ia dedikuar këtë libër me titullin që e meriton: Mbretëresha e Diasporës Shqiptare. Është një dhurratë/surprizë e vogël në krahasim për atë që e meriron për veprën e saj të madhe, humane dhe aktive në çdo aktivitet shoqëror të saj. Zonja Vitore Leka është një emër që do të mbahet mend. Jo më kot i kemi thënë për herë të parë Nënë Tereza e Trisetë. Ajo vjen nga një familje atdhetare e njohur në histori për një varg personalitetesh të shquara për kulturë, histori dhe demokraci, që nga Konstantin Kristoforidhi i madh e deri te Kostaq Stefa i pavdekshëm. Ja pra se si vijnë edhe argumente e tjera të justifikimit: origjina familjare, fisnikëria për falje dhe bëmirësia. Këto e ato që do t'i hasni në faqet e kësaj vepre, e justifikojnë de facto dhe de jure, epitetin mbretëreshë. Vitorja është shqiptarja me zemër të madhe dhe energji të jashtëzakonshme. Ajo është një vullkan i gjallë i energjisë që shpërthen nga zemra e Shqipërisë. Modestia, bujaria, thjeshtësia dhe dashamirësia janë cilësitë më të mira të karakterit të saj. Shpirti i saj është i gjerë si deti. Vitorja është një grua me energji të jashtëzakonshme, burim i pashtershëm i energjisë, energjia shqiptare që e kall energjinë. Askush nuk ka bërë më shumë se ajo për ringjalljen shqiptare në botë. Ajo është një legjendë meritash të veçanta që nuk toleron asimilimin, përuljen dhe nënshtrimin. Ç'ka don te thote kjo? Kjo don të thotë se fuqia nuk është te burrat. Te burrat është vetëm forma e manifestimit, ndërsa fuqia e vërtetë gjendet te gratë. Ne burrat jemi do fëmijë të vegjël në krahasim me aftësinë të femrave. Kushdo që e ka njohur apo lexuar, konstaton se Vitorja është një zjarr i pashuar që vjen nga Berati i lashtë i Gjergj Karbunares dhe i një varg patriotësh që e kanë nderuar Shqipërinë përgjatë historisë së Saj. Vitore Stefa Leka është një legjendë e gjallë e kauzës shqiptare në trojet italiane, mishërim i energjisë së pashuar shqiptare, simbol i atdhedashurisë dhe aktiviste e dalluar e Lidhjes Shqiptare në Botë.

Në vend të pasfjalës

Shqiptarja me zemër të madhe

Kush e humb gjuhën dhe tradiatat, e humb kombin. Kush e ka humbur kombin e ka humbur atdheun. Vitore Stefa Leka është shqiptarja që nuk din të humbë. Ajo humb diçka nga qenja e saj fizike e materiale, rend, gjurmon, ndihmon, sakrifikon, por mundi i saj nuk shkon kot. Nënë Tereza thoshte se të mirën që e bën sot nesër do të harrohet. Bëmirësia e Vitore Lekës nuk harrohet kurrë. Pse? Ngase ajo është ajo që është: simbol i humanzimit dhe atdhedashurisë, yll i pashuar i diasporës shqiptare, shqiptarja që jep kontribut për ta mbajtur gjallë shpirtin shqiptar në botë, gjuhën e shenjtë që na e kanë falur perënditë, traditat fisnike që i kemi trashëguar nga stërgjyshërit tanë. I mbrojtur nga engjëjt është ai që ka kujdes ndaj kultivimit të shpirtit shqiptar në botë. Vitore Stefa Leka është zonja që flet me vetminë e largësisë, autore e një varg veprash të botuara në zemër të atdheut, mama e katër fëmijëve të bukur e të mençur, e stërmbesa e Konstantin Kristoforidhit. Krahas Arditës dhe Eldës, Artës dhe Nirvanës, Kozeta Zylos dhe Zhulianës, krahas Monikës dhe motrave tjera të panumërta, Vitorja jonë dhe Mardena e saj janë dy poetesha të lindura për lumturimin e fjalës. Bukuria e fjalës për to ka fluturim dhe liri qiellore. Fjalët e tyre janë një fllad ndshëm që fluturon nga shpirti në shpirt. Ato shëmbëllejnë me do krahë engjëjsh që të prekin në mërgim, që të qetësojnë duke ta mbushur shpirtin me gëzim, lumturi dhe jetë. Shpirti i saj është oqean. Dashuria i çon shpirtërat të flasin me engjëjt. Vitoren e këput shpirti kur dëgjon mbi përçarjet që kanë shqiptarët ngado që janë. Ka kodra e kodra ndërmjet fantomave të diktaturs dhe zonjës që din të flijohet duke i ndjekur shembujt e shenjtë të librave të shenjtë. O Zot! Sa popull i mrekullueshëm do të ishin këta, sikur të kishin në krye një sundimtar të drejtë! - shkruante konzulli francez i Shkodrës për shqiptarët në kohën e Kongresit të Manastirit (1908).Shtëpia e Vitore Stefa Lekës ka qenë gjithmonë një portë e hapur pë çdo shqiptar. Ajo ka qenë një bazë pikëpjekjesh vëllazërore të vëllezërve Kuzhnini me shqiptarë nga gjithë Italia. Aty u formua për herë të parë Lidhja shqiptare në Itali. Aty ishte mikrpritja, sofra, bujaria dhe besa e shpresa shqiptare e kësaj gruaje të vrrullshme që shkon gjurmave të shenjta të të parëve tanë. Vitore Leka është shqiptarja që jep kontribut për takimin mes shoqatave shqiptare jo vetëm në Itali. Atë e hasim në Kosovë duke bërë homazhe në Reçak me Engjëll Koliqin, e gjejmë në rezidencën e Ibrahim Rugovës, e takojmë në Prishtinë me Don Lush Gjergjin dhe poeteshën Flora Brovina, njihet me mbretin Leka Zogu dhe mbretëreshën Suzana në Triestë, takohet me akademikët Mark Krasniqi dhe Esat Stavilevci në Zvicër, merr pjesë në Kongresin e parë të Lidhjes Shqiptare në Botë, admiron Agim Çekun dhe çlirimtarët e Kosovës, komunikon me këngëtarët Vaçe Zela, Eli Fara, Françesk Radi, Ravena Dila, nderon me pjesmarrjen e saj festivalin ndërkombëtar Ditët e Naimit, del në fotografi me Sali Berishën në Romë, me studentët shqiptarë të Universitetit të Tetovës dhe Venecias, me ansamblin folklorik Shqiponja në Udine, me shoqatën Nënë Tereza në Leko, komunikon me shqiptarët e Amerikës, Gjermanisë, Suedisë, Australisë, takohet në Rimini me delegatë të Lidhjes Shqiptare në Botë, e shohim Diogardin në shtëpinë e saj në Triestë, jep kontribut për afirmimin e gruas shqiptare në botë, merr pjesë në Zagreb në një takim ku formohet shoqata e grave Drita, del në fotografi me komandantin e KFOR-it Klark, me poetët Xhevahir Spahiu, Sali Bashota, Dritëro Agolli etj. Vitore Leka është prezente në antologjië e Festivalit Internacional Noptile de Poezie de la Curtea de Arges, si dhe bashkëautore në antologjinë e shkrimtares dhe gazetares Afërdita Halimi Kur e lëshon zogu folenë, një vepër brilante ku ka përfshirë gra të shquara nga diaspora, jo vetëm si krijuese por e dhe si aktiviste në shërbim të kombit. Vitorja është mamaja e cila tërë krijimtarinë e saj ia kushton nënës së saj të dashur nëntëdhjetëvjeçare (Eleni Stefa, Mësuese e Popullit), fëmijëve të saj (Mardenës, Artanit, Eneas dhe Mikelinos), si dhe të gjithë miqve e mikeshave, të rinj e të vjetër, dashamirëve që përmes fjalës së tyre kanë ndikuar në përlindjen e saj shpirtërore.