Zonja Vitore Stefa ( Leka ) merr nderimin dhe respektin e qytetit te lindjes duke ju dhene Titulli i Larte " Qytetare Nderi "
Nga Drita Braho
Me daten 18 Dhjetor ne qytetin e Beratit u zhvillua nje ceremoni madheshtore ku morren pjese personalitete te larta te artit, kultures si dhe intelektuale dhe qytetare beratas.Ne kuader te zhvillimit te Festivalit Tipologjik qe u zhvillua ne datat 17 – 18 – 19 Dhjetor 2008 u vendos dhenia: Tituj te Larte Nderi 3 personaliteteve te ketij qyteti.Fjalen e rastit e mbajti Kryetari i Bashkise Z.Fadil Nasufi, i cili ne fjalen e hapjes mes duartrokitjesh dha Titullin e Larte Qytetare Nderi Z. Vitore Stefa ( Leka ).Ne pamundesi te ardhjes te Z.Vitore per arsye objektive, Titulli iu dorzua Z.Xhovan Shyti gazetar i cili kryesoi grupin e punes per vleresimin e figures te Z.Vitore Stefa ( Leka )Roli i bijes te Beratit i ka kaluar tashme kufijte deri ne diaspore per Kosoven dhe Çamerine.Qytetaret e Beratit shprehen admirimin per vlerat e kesaj zonje, per prezantimin dinjitoz qe i ka bere qytetit te lindjes te saj, por njekohesisht Z.Vitore Stefa ( Leka ) ka dhene nje kontribut te veçante edhe per emigrantet shqipetare ne Trieste.
Ne fjalen falenderuese nga Z.Xhovan Shyti u cilesua edhe njehere puna e kesaj zonje si nje gur i forte ne themelet e qytetrimit Beratas.Te pranishmit vleresuan vlerat qytetare dhe humane te zonjes Vitore. Ne fjalen e tij Z.Fadil Nasufi kryetari i Bashkise Berat theksoi punen e perkushtuar te kesaj zonje ne diaspore duke bere keshtu nje model i tolerances dhe vazhdimesise per te pare para.Ne kete ceremoni ju dhane tituj nderi edhe dy personaliteteve te larta te ketij qyteti Z.Ilia Theerecka per qendresen e larte ne burgjet e diktatures. Z.Therecka ishte i pranishem dhe shprehu falenderimin per vleresimin qe i behet nga qyteti dhe qytetaret e tij.
Titull nderi u dha edhe per Z.Seit Ali Dhembo ( pas vdekjes ), me motivacionin per qendresen patriotike dhe perkushtim atdhetare si dhe model I tolerances fetare ne Berat. Berati, ky qytet qe po evidenton vlerat historike po prezanton dhe çmon vlerat e qytetareve qe kane bere aq shume per kete qytet.
Titulli i Larte Qytetare Nderi per Z.Vitore vjen pas vleresimeve te medha qe i jane bere nga shteti shqipetar dhe italian. Puna dhe perkushtimi i saj le te jen model i njeriut qe perkushtohet duke na thene: "Te falesh dhe te kuptosh eshte njerezore".