16 agosto 2009

Udhetimi i Shqiperise

Kujtimet e Shqiperise
Gjate udhetimit te fundit ne Shqiperi dhe takimeve te ndryshme...Tirane, Berat, Durres, Pogradec etj...kam mbresa nga me te bukurat me miq te shumte te artit, politikes jetes sociale dhe te aferm, por mbi te gjitha te lene mbresa ato ...kujtimet e femijerise te cilat kur i sheh pas gjithe ketyre viteve duket sikur kane mbetur po aty te gjalla...edhe pse jeta na ka cuar gjithandej neper bote dhe kemi krijuar rruge te reja...Por me mikeshat e mia Silva Burnaziani dhe Liljana Decolli u takuam aq natyrshem dhe filluam bisedat tona te kendshme sikur keto vite ndare nuk kishin patur asnje efekt..Kafja e embel tek "Piazza" (ish Postiqet e pata lenen kur jam larguar nga Shqiperia), na zinte deri vone mbas mesit te nates dhe asnjera nga ne nuk e shihte ate...kohen!
Jane kujtime te bukura, pas nje takimi shume vjecar pa u pare te cilat po i shoqeroj me keto foto...ne foton e vogel jam une me Lizheta Toromanin. Nje kujtim qe sa here e shohe i mbush syte me lot jo vetem per shoqen e femijerise, por per vitet qe iken .... dhe menjehere me vine ne mend vargjet e kenges se mikut tim Mihallaq Andreas...
...se vitet ikin tutje ikin moj nje nga nje dhe vajzat behen plaka RINIA MOJ NUK VJEN ME!!! Eh...Sa e veshtire qenka pleqeria!!!
Vitorja